Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhje 2011 – më shumë pika votimi për bullgarët jashtë shtetit

Më 23 tetor në Bullgari do të zhvillohen zgjedhje për president dhe për autoritete vendore, por sipas Kodit zgjedhor në to bullgarët jashtë shtetit mund të votojnë vetëm për president.
Foto: BGNES
Më 23 tetor të vitit 2011 në Bullgari do të zhvillohen zgjedhje “dy në një” – për president dhe për autoritete vendore. Sipas Kodit zgjedhor në to bullgarët jashtë shtetit mund të votojnë vetëm për president. Megjithëse tek ne kreu i shtetit është me autorizime të kufizuara, zgjedhja e tij është e rëndësishme. Ky është i vetmi post i lartë që zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, në dallim të kryeministrit dhe shefit të Kuvendit Popullor, dhe me një mandat me një vit më të gjatë se ata – 5 vjet. Prandaj aktiviteti i bullgarëve jashtë shtetit nuk është pa rëndësi. Në kuadër të BE-së më shumë janë bullgarët në Angli, Greqi, Spanjë dhe Gjermani. Por jo pak qytetarë bullgarë ka dhe në SHBA, Kanada, Turqi, Moldavi, Maqedoni etj. Nuk ka një statistikë zyrtare për numrin e bullgarëve që banojnë në shtete të huaja.

© Foto: BGNES

Sekretari i përhershëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme Radi Najdenov
“Nuk kemi një numër të saktë të bullgarëve që banojnë jashtë shtetit, saktësoi sekretari i përhershëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Radi Najdenov. – Legjislacioni bullgar nga viti 1990 nuk parashikon një regjistrim të detyrueshëm në ambasada dhe konsullata, siç ishte më parë. Në disa vende ministritë e brendshme kanë një statistikë publike për numrin e qytetarëve të shteteve të tjera ose të qytetarëve të tyre me origjinë të huaj. Për shembull në Austri çdo vit këto të dhëna prezantohen nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme. Por praktika nëpër botë është e ndryshme dhe ka diferenca midis të dhënave zyrtare dhe informatave të bashkësive bullgare. Për shembull sipas Bashkësisë Kishtare Bullgare në Vjenë banojnë rreth 30 mijë bullgarë, ndërsa sipas statistikës zyrtare ata janë 11-13 mijë.”

Aktiviteti i bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit në zgjedhje parimisht është i ulët, më tepër sepse ende nuk ka votim nëpërmjet internetit. Megjithatë pritet që në këto zgjedhje më shumë bullgarë nga jashtë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit. Sipas të dhënave të MPJ-së për zgjedhjet e sivjetshme presidenciale pikat e votimit jashtë shtetit do të jenë më shumë për të 10 vjetët e fundit – 161. Gjatë vitit 2001 ato ishin 156, kurse gjatë vitit 2006 – 144. Numri i pikave të votimit është më i madh në fqinjën tonë jugore – Turqinë. Në Spanjë tani ato janë 23, ndërsa gjatë vitit 2006 ishin mezi 5. Në SHBA nga 11 gjatë vitit 2006 u bënë 14, shpjegoi Svetlan Stoevi nga MPJ.

“Pikat e votimit në Turqi tani janë 41, në krahasim me 43 pikat në zgjedhjet e mëparshme gjatë vitit 2006. Bën përshtypje se janë më shumë vendbanimet, ku mund të votohet. Ka pakësim të pikave të votimit në disa nga qytetet e mëdha. Në Stamboll tani kemi 3 pika votimi, ndërsa gjatë vitit 2006 ato ishin 9”, shtoi zoti Stoev.

Megjithëse ka më shumë pika votimi, shumë bullgarë me banim jashtë shtetit do të vështirësohen të votojnë. Në disa vende numri i deklaratave për votim është i pamjaftueshëm – nën 100, dhe sipas ligjit nuk mund të hapet një pikë votimi. Kështu që për të votuar, qytetarët duhet të udhëtojnë në distanca të mëdha. Shkaku është se bullgarët i dërguan deklaratat në një zarf të përbashkët ose me një e-mail të përbashkët, që është në kundërshtim me ligjin, siç është rasti i qytetit Surgut në Rusi. Bashkatdhetarë tanë të tjerë nga qytete, ku ka vetëm konsullata nderi, mendonin se në to mund të votohet si në ambasada. Kështu qytete me shumë banues bullgarë si Hamburgu, Darmshtati dhe Magdeburgu në Gjermani, Barcelona në Spanjë, mbetën pa pika votimi. Në Britani të Madhe bullgarët do të mund të votojnë vetëm në Londër dhe Glazgou, në Austri – vetëm në Vjenë, në Itali – vetëm në Romë dhe Napoli. MPJ kërkoi që në tri qytetet me konsullata nderi në Gjermani të organizohen pika votimi, por vendimi do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Për ne ishte shumë i rëndësishëm komunikimi me qytetarët bullgarë dhe me përfaqësuesit e bashkësive bullgare jashtë shtetit – tha Radi Najdenovi. – Nuk është sekret se kishte reagime të ndryshme për përgatitjen e procesit të zgjedhjeve, kishte dhe shumë kritika. Por kjo është normale. Më e rëndësishmja është që çdo qytetar bullgar të ketë mundësi të shprehë qëndrimin dhe kërkesat e veta për mënyrën e përgatitjes dhe zhvillimit të zgjedhjeve. Por duke marrë parasysh faktin se kemi një ligj të ri të zgjedhjeve, për ne gjithashtu ishte e rëndësishme të shohim si do ta organizojmë zhvillimin e zgjedhjeve jashtë shtetit.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD