Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Institucioni i Presidentit tërheq kandidatë të ndryshëm

Analizatori Antonij Gëllëbov
Foto: BGNES

Një rok muzikant i njohur, një detektiv privat, një xhaz këngëtare e njohur, ish këshilltar në Agjencinë Shtetërore “Siguri kombëtare”, i akuzuar për kryetar të mafies, ish drejtor i bankës së parë private në Bullgari. Këta nuk janë heronjtë kryesorë në filmin e radhës të Hollivudit, të xhiruar në Bullgari, por një pjesë nga llojshmëria shumëngjyrëshe e kandidatëve për president dhe nënpresident, të cilët do të futen në betejën e zgjedhjeve gjatë kësaj vjeshte.

Më 23 gusht përfundoi afati për paraqitjen e dokumenteve nga formacionet politike për të marrë pjesë në garën presidenciale. 21 parti dhe 6 komitete iniciative u regjistruan në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Kodeksit zgjedhor, komisioni mund të fshijë ndonjë nga regjistrimet në qoftë se saktësohen ç’rregullsi. “Institucioni i Presidentit pasqyron pushtetin përfaqësiv në shtet dhe ndaj tij kanë interes tipa të ndryshëm të projekteve politike, si dhe mbase do të vazhdojë të jetë një qendër tërheqëse për një tipi të ndryshëm personash, të cilët e shikojnë veten në krye të shtetit”. Në këtë mënyrë analizatori Antonij Gëllëbov komenton për Radio Bullgarinë pretendimet atraktive për postin presidencial.

“Këto kandidatura të larmishme mund të ndërmerren si një shprehje të gjendjes të sistemit politik partiak bullgar, përfytyrimi për këtë, se çfarë bën presidenti, për këtë cila është përgjegjësia dhe roli i një veprimtari politik në botën moderne – shton akoma ai. Por njëkohësisht me këtë, ato janë shprehje e dëshirës për projektim në kuadrin e institucionit presidencial. Kemi kandidatë, të cilët janë persona të njohur, të cilët mendojnë se njerëzit të cilët i pëlqejnë si muzikantë ose si interpretues, automatikisht do t’i mbështetin dhe në zgjedhjet. Kjo është një përzierje jo korrekte midis dy gjërave – midis njohjes së kandidatit dhe zgjedhjes, midis mundësisë njerëzit të njohin një person publik dhe mundësia ata të vendosin se, pikërisht ky person publik mund në mënyrë efektive të përfaqësojë interesat e tyre. Kështu që, në këtë qëndrim kemi një depolitizim të pjesshëm të fushatës paraelektorale për zgjedhjet presidenciale.”

Derisa emrat e pothuajse të gjithë pretendentëve për fronin presidencial janë të njohur, partia drejtuese GERB po vazhdon të fshehë kandidaturën e vet dhe në këtë mënyrë të mbajë trillimin rreth votës. Pritet që më 4 shtator ky mister të zbulohet dhe në fund të fundit të bëhet i njohur favoriti i saj. “Pas një tipi të ngjashëm sjelljesh qëndron ndjenja për superioritet të partisë politike GERB, si dhe kuptimi se, partia është në gjendje të dominojë një kandidat fitues”, komenton Antonij Gëllëbov.

A është e sigurt tanimë rrugëdalja nga beteja presidenciale?

“Në do të kemi zgjedhje për president përsëri në dy rrethe. Nuk do të ketë fitore në rrethin e parë, që do të thotë se gjërat nuk mund të jenë të paracaktuara – është i bindur analizatori. Por shansi që partia drejtuese është serioze dhe sipas meje, pavarësisht nga ecuria e betejës politike, në fund të fundit mbase kandidati i partisë GERB ka shanse më të mëdha të fitojë këto zgjedhje. Shkaku është se, bëhet fjalë për një fushatë politike, e cila fillon vonë dhe për zgjedhje presidenciale, të cilat janë shumë larg nga mosmarrëveshja politike. Në këtë situatë është e dukshme se do të mbështeten te besimi i ruajtur ndaj partisë drejtuese. Kështu që taktika e partisë GERB është njëfarë përzierje midis përvojës për korrigjim të gabimeve fillestare dhe vetëdijes së lartë politike.”

Sipas Antonij Gëllëbovit zgjedhjet presidenciale janë të nënvleftësuara nga partitë dhe mungon një garë politike midis projekteve për këtë se si duhet të duket Bullgaria.
“Ajo që më mungon në këtë moment, është debati serioz politik mbi këtë, se si do të duhet të jetë presidenti i Republikës së Bullgarisë-thotë akoma zoti Gëllëbov. Ne nuk e kemi këtë debat. Nuk kemi gatishmëri të diskutojmë se deri në çfarë shkalle ai duhet të ketë përgjegjësi në sferën e politikës së jashtme, në sferën e mbrojtjes dhe të sigurisë, në sferën e bashkëveprimit midis institucioneve politike, deri në çfarë shkalle si një institucion më përfaqësiv sipas kuptimit të Kushtetutës është realizuar ose është dashur të realizohet me nivelin përkatës të përgjegjësisë ndaj zgjedhësve të vet. Presidenti nuk jep llogari për veprimtarinë e vet. Mandati i tij mund të ndërpritet vetëm gjatë një tradhtie shtetërore ose gjatë një numri shumë të kufizuar faktorësh, të vënë në dukje në Kushtetutë. E gjithë kjo mungon në hapësirën publike bullgare. Ne vend të tij paraqiten spekulime për këtë se, kush na është simpatik dhe kush jo, kush mund të duket mirë si president në sfondin e regjimentit të gardës dhe kush jo. Kjo do të thotë se nuk kemi debat politik, nuk kemi dhe një pozitë serioze nisëse, nga e cila të komentojmë përmbajtjen e kësaj vote. Pikërisht prandaj përqendrohemi mbi simpatitë dhe antipatitë ndaj kandidatëve të veçantë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Klasa politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka frikë të njohë ekzistencën e fjalës "bullgar" atje

Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..

botuar më 24-06-26 8.09.MD
Doc. Dr. Spas Tashev

Integrimi evropian nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut

Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..

botuar më 24-06-24 4.03.MD
Ekrem Imamoglu

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryebashkiaku i Stambollit kritikoi marrëveshjen për emigrantët mes Turqisë dhe BE-së Kryetari i bashkisë së Stambollit dhe një kundërshtar i presidentit Erdogan, Ekrem Imamoglu, kritikoi ashpër marrëveshjen e vitit 2016 midis..

botuar më 24-06-21 1.47.MD