Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ethe e re e arit në Bullgari

Bullgarët gjithashtu përfshihen në tendencën botërorë për blerjen e stolisjeve prej ari.
Foto: BGNES
Pikërisht para 115 vjetëve gjatë gushtit filloi ethja e njohur e arit në Alaskë. Ndoshta në mënyrë simbolike, përsëri gjatë gushtit rilindi çmenduria pas arit. Rekordi prej 2000 dollarësh për onç duket gjithnjë e më i arritshëm. A është e mundshme që për shkak të inflacionit të kthehemi përsëri tek koha kur ari ishte përdorur në vend të parave dhe për sigurimin e kartëmonedhave?

© Foto: BGNES


Bullgarët gjithashtu janë aktivë në këtë ethe ari – njerëzit blejnë dhe shesin stolisje prej ari. Por bëhet e qartë se ata, të cilët shesin janë më shumë se ata, të cilët dëshirojnë të investojnë në metalin e çmuar. Me dëshirë që të fitojnë shumë para për një periudhë të shkurtër shumë bullgarë shkojnë në argjendaritë dhe shesin stolisjet e tyre familjare dhe monedhat, me të cilat disponojnë. Nuk është e pazakonshme që të shikohen radhë të gjata para atelieve të argjendarëve.

© Foto: BGNES


“Më shumë ofrohen byzylykë, zinxhirë floriri, unaza dhe ar që përdoret nga stomatologët – tregoi Marina Koeva, tregtare në një dyqan për stolisje në qendrën e kryeqytetit – nuk mund të blejmë gjithçka që na ofrojnë klientët. Nuk disponojmë me aq shumë para. Përveç kësaj për ne ky është edhe rrezik. Kemi shumë ar dhe nuk kemi garanci se çmimi i arit nuk do të ulet. Atëherë nuk do të mund të shesim stolisjet që i blejmë sot. Rreziku në të vërtet është i madh. Nuk pranojmë monedha të vjetra sepse ato kanë më shumë vlerë numizmatike dhe pastaj shiten vështirë. Blejmë kryesisht stolisje, sepse klientët i kërkojnë më shumë. Duke folur për rritjen e çmimeve – ajo është në përputhje me rritjen e çmimit të arit në tregjet botërore. Ne jemi tregtarë dhe reagojmë kur ka kërkim më të madh.”

© Foto: BGNES


Çmimi i arit të përpunuar 14 ose 18 karat është 45-55 leva për një gram. Në të njëjtën kohë shitet për klientët me çmim dy herë më të lartë. Tregu në përgjithësi është nën ndikimin e “modës së arit” – shtëpitë financiare, spekulantët, njerëzit, që merren me tregti gjysmëligjore reaguan shpejtë. Shumë argjendarie tashmë nuk blejnë flori dhe për këtë arsye spekulantët menjëherë treguan gatishmëri të blejnë metalin e çmuar, por natyrisht çmimi që ata ofrojnë është shumë herë më i ulët. Specialistët alarmojnë se ky lloj tregtie është me rrezik të lartë dhe shpesh tregtarët mashtrojnë klientët me peshoret elektronike. Shumë njerëz në “tregun e zi” ofrojnë para për arin e qytetarëve, por pa paguar Tatim mbi Vlerën e Shtuar dhe taksa të tjera. Bile dyqanet e hekurishteve për skrap tregojnë interes ndaj arit. Lastrat e vjetra dhe procesorët e kompjuterëve kanë 1 ose 2 gramë flori dhe për këtë arsye janë shumë aktuale. Tregtarët nga argjendaritë tregojnë se të huajt blejnë shumë stolisje flori për shkak të çmimeve të ulëta tek ne. Sezoni turistik, që tërhoqi shumë të huaj në vendin tonë, është shumë i dobishëm. Pushimi në det është një moment i mirë për blerjen e arit – prej këtij rasti përfitohen hebrenj, arabë, rusë. Dhe të gjithët dimë si blejnë turistët nga Rusia – me çanta të mëdha, me shumicë.

Por specialistët mendojnë se ethja e arit hap dyert për larjen e parave të pista. Regjistrohen firma me qëllim blerjen e metalit të çmuar me shumicë dhe pastaj ari eksportohet jashtë shtetit. Atje metali shkrihet dhe prej tij përpunohen shufra ari që pastaj ofrohen në tregjet ndërkombëtare.

© Foto: nj-komentari.blogspot.com


Kërkimi i arit u bë shumë modern te ne. Sipas gjeologëve nga Akademia Bullgare e Shkencave në 80% të lumenjve në Bullgari ka sasi të vogla ari. Shumë bullgarë parapëlqyen pushimin afër lumenjve, në vend që të shkojnë në det. Nuk duhet të shkojnë larg – bile afër Sofjes ka lumenj, rërët e të cilëve përmbajnë ar.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD