Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krijues të huaj studiojnë traditat dhe jetën e përditshme në fshatin Gorna Lipnica

Atmosfera në shkollën e vjetër është shumë e përshtatshme për veprime të ndryshme artistike.
Foto: Elena Karkallanova
Nëse legjendat janë pasioni juaj dhe arti ka një vend të posaçëm në jetën tuaj mund të përfshiheni në një nismë artistike me emër “Shkolla e vjetër” në fshatin Gorna Lipnica. Ai nuk është pjesë e ndonjërit prej itinerareve turistike bullgare, por ndodhet vetëm 40 km nga kryeqyteti i vjetër bullgar Veliko Tërnovo. Rajoni, në të cilin ndodhet, ka shumë monumente arkitekturale dhe kulturore dhe kuriozite natyrore. Atmosfera e tij është shumë e përshtatshme për krijuesit nga Amerika, Gjermania, Serbia, Ukraina dhe Bullgaria, të cilët mblidhen atje në këtë “shkollë të arteve”, të organizuar nga një grup entuziastësh nga fshati.

“Filluam me idenë se fshati Gorna Lipnica është një vend shumë i bukur që mund të frymëzojë njerëzit për veprime të ndryshme artistike – shpjegoi Dimitër Pavllov nga Shoqata për Zhvillimin e Gorna Lipnica”, i cili është organizator i ngjarjes. – Përveç kësaj kemi dhe një shkollë të vjetër, e cila në të kaluarën ka qenë qendra e jetës së fshatit. Tani ndërtesa e saj po rrëzohet. Në vend të tretë është ideja jonë se arti cilësor duhet krijuar në fshat. Në fakt natyra është gjëja që mund të frymëzojë një artist më shumë sesa ambienti i qytetit, blloqeve dhe veturave. Kështu u formua ideja për një vend të përshtatshëm për takime të artistëve. Gjërat që i propagandojmë janë kthimi te natyra, te mënyra fshatare e jetesës, tek ushqimi me produkte të pastra, të prodhuara në shtëpi dhe në oborrin fshatar. Të gjithë turistët dhe pjesëmarrësit e kësaj nisme jetojnë në kushtet tipike për njerëzit këtu – pa luks të tepërt. Dhe në të njëjtën kohë ata kanë gjithçka që është e nevojshme për të ndier shumë mirë.”

Qëllimi i organizatorëve është që t’i provokojnë artistët. Për këtë arsye zgjedhja e pjesëmarrësve është e rëndësishme. Ata të gjithë kanë dëshirë të studiojnë kulturën vendase. “Përpiqemi t’i provokojmë që të punojnë mbi një temë të caktuar, saktësoi Dimitër Pavllov. – Vitin e kaluar tema ishte “Mbledhësit e legjendave”, tipike për fshatin Gorna Lipnica. Legjendat ishin krahasuar me besimet në folklorin nacional dhe në atë botëror. Për shembull – legjendat për puset: çfarë janë besimet bullgare të lidhura me puset, çfarë ndodhet në folklorin botëror dhe në letërsi me puset. Këtu gjërat nuk janë shkruar vetëm mbi letër. Njerëzit mund të shikojnë puset e fshatit, të pinë uji nga to, të imagjinojnë lirisht. Sivjet gjithashtu kemi zgjedhur një temë – “Shoqata e legjendave”. Sivjet artistët që vitin e kaluar mblodhën legjendat tashmë krijojnë një “shoqatë të legjendave”, domethënë mes tyre krijohet një komunitet që përpiqet të vazhdojë temën e vitit të kaluar. Çdo një mbledhje të artistëve këtu në Gorna Lipnica do të ketë një temë të paracaktuar me sasi të madhe informatash, siç është në librat e shkrimtarëve Umberto Eko dhe Xhejms Xhojs. Pjesëmarrësit do të disponojnë me këtë informatë dhe do të krijojnë mbi bazën e saj.”

Forumi sivjet është hapur për njerëz që merren me art figurativ, skulpturë, arkitekturë, fotografi, arte vizuale, muzikë. “Pikërisht kjo shumëllojshmëri të arteve që hyjnë në “shkollën” tonë e bën forumin të ndryshëm nga ngjarjet e tilla të ngjashme që organizohen në Bullgari.” – saktësoi Dimitër Pavllov. Krijuesit, të cilët sivjet janë në Gorna Lipnica janë kryesisht të rinj, të cilët bëjnë art modern. Ata do të jetojnë për një periudhë të shkurtër së bashku dhe do të jenë nën ndikimin e ambientit që ne e krijuam. Do të mund të komunikojnë me vendasit, të kuptojnë drejtpërsëdrejti nga ta çfarë janë legjendat e fshatit, do t’i krahasojnë me legjendat që ekzistojnë në vendet e tyre që janë larg Bullgarisë, bile në kontinente të tjera.

“Një nga legjendat tipike për fshatin Gorna Lipnica është ajo që tregon për një dragua që para shumë viteve ka rënë nga qielli në një vend shumë afër rezidencës sonë “Shkolla e vjetër, tregoi Dimitër. – Fshatarët nuk e vranë, por e ushqyen në vazhdim të 40 ditëve. Pastaj dragua u fluturua. Që nga atëherë në fshat rendimenti u pasurua shumë. Çdo vit në ditën, në të cilën dragua ka rënë nga qielli njerëzit filluan të mblidhen për ta shënuar duke shpërndarë ushqim. Dëshirojmë ta ringjallim ritin sepse diçka që është bërë në vazhdim të qindra vjetëve duhet ruajtur.”

Vendi ku ka ndodhur kjo është pjesë e një itinerari për biçikletë, i cili do të organizohet pikërisht për pjesëmarrësit e forumit. Ata do të vizitojnë vendet më të bukura afër fshatit. Programi shoqërues përfshin dhe një koncert të muzikës rok, me pjesëmarrjen e një formacioni folklorik, vizitë në muzeun e qytetit të afërt Pavlikeni dhe vizitë në një nga vendet më kureshtare në rajon, i njohur si Gryka Emenski. Forumi do të përfundojë me një ekspozitë, veprat e së cilës do të jenë dhuratë për Bashkinë Gorna Lipnica.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Elena Karkallanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD