Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pozita e Bullgarisë për ngjarjet në Libi

Bullgaria nuk njeh legjitimitetin e regjimit të Kadafit, apelon për ndërprerjen e shpejt të konfliktit dhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit.
Foto: BTA
Ngjarjet dramatike në Libi përqendrojnë vëmendjen e të gjithë botës. Bullgaria nuk bën përjashtim dhe vetëm gjatë dy ditëve të fundit Ministria e jashtme, kryeministri Bojko Borisov dhe presidenti Gjeorgji Përvanov bënë deklarata të posaçme. Reagimet bullgare janë në përshtatje me të tjerat nëpër botë, por kanë dhe aspektet e veta specifike.

Duhet të vihet në dukje se, pozitat aktive të Bullgarisë kundrejt konfliktit libian formohen prej disa muajve e këtej dhe patën ndryshime. Deri në fund të muajit mars Sofja ruante dhe mbante një qëndrim të rezervuar drejt Këshillit kombëtar kalimtar të formuar nga opozita me argumentin se njeh shtete dhe jo organizata. Kur Bashkimi Evropian shqyrtonte se si të sillet drejt botës, kryeministri Borisov paralajmëroi personalisht se, mes anëtarëve ka njerëz, të cilët janë përgjegjës për torturimin e 5 infermiereve bullgare në vazhdim të 8 vjetëve për shkak të akuzave të pavërteta për infektim me paramendim të fëmijëve libian me virusin e SIDA-s.

Kur në fillim të muajit qershor Bullgaria u pranua në grupin e kontaktit për Libinë, ministri i jashtëm Nikollaj Mlladenov deklaroi se, Libia duhet të përkrahet sepse do që të bëhet një shtet i ri dhe të mos të ndahet, siç mundohej të bëjë Kadafi. Në fund të muajit qershor prapë së prapi Bullgaria njohu legjitimitetin e Këshillit kombëtar kalimtar në Libi, por me saktësimin se e bën me kuptimin se, ai është i aftë të drejtojë ndërtimin e një Libie unike dhe demokratike, e cila bazohet te superioriteti i ligjit dhe i përmbahet standardeve ndërkombëtare për mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Njohja u shpall në një moment, kur shefi i diplomacisë bullgare Nikollaj Mlladenov vizitonte Bengazin, që të mund të saktësojë kontakte të drejtpërdrejta me udhëheqjen e opozitës libiane. Ajo deklaroi se, i ndërmerr lidhjet me Bullgarinë si miqësore dhe mendon se Libia mund të shfrytëzojë përvojën e saj në kalimin drejt demokracisë. Bashkëbiseduesit e Mlladenovit dhanë të kuptohet se, mbase rreth rastit me infermieret e persekutuar bullgare do të dalin fakte të reja, të cilat do të tregojnë se ai është i trilluar nga regjimi i Kadafit.

Për ruajtjen e lidhjeve të veta me botën Sofja akreditoi në Bengazi një të dërguar të posaçëm, me qenë se kishte tërhequr personelin e Ambasadës së vet në Tripoli. Ndërkohë kontaktet përmes Ambasadës së Libisë në Sofje dolën të pamundshme, për shkak të ngjarjeve të çuditshme, tek të cilat një diplomat libian u munduan ta kryesojë me forcë, duke u shpallur për përfaqësues të Këshillit kombëtar kalimtar, por qe i shpallur nga Ministria e jashtme bullgare për person non grata, por dhe këshilli u distancua prej tij.

Mesazhet e qeverisë dhe të presidentit gjatë 2 ditëve të fundit të konfliktit ulen kryesisht deri në faktin se, Bullgaria nuk njeh legjitimitetin e regjimit të Kadafit, apelon për ndërprerjen e shpejt të konfliktit dhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit, por dhe pret që koloneli të drejtohet përpara Gjykatës ndërkombëtar në Hagë si i akuzuar për krimet e tij. Këto mesazhe bazë të Sofjes janë në një bashkëtingëllim me të tjerët nëpër botë. Specifikja në të është se, Bullgaria pret në Hagë Kadafi të gjykohet përfshi dhe për represionin mbi infermieret bullgare. Mbi këtë kazus Sofja do të kërkojë një përgjegjësi gjyqësore dhe nga torturuesit fizikë të infermiereve. Shenjë për këtë është fakti se, Prokuroria në Sofje rinovojë hetimin kundër tyre, të ndaluar përpara disa muajve për shkak të mospërgjigjes së thirrjeve për ndihmë juridike nga ana e drejtësisë libiane. Një kërkesë e re për ndihmë juridike do të drejtohet deri në Tripoli pas normalizimit të situatës, kurse nga reagimi i autoriteteve të ardhshme aty mund të gjykohet për vërtetësinë e bindjeve të dhëna nga udhëheqja e Këshillit kombëtar kalimtar gjatë muajit qershor.

Në orët dramatike, kur forcat opozitare sulmuan rezidencën e Kadafit në Tripoli, në personin e udhëheqësit të shtetit Gjeorgji Përvanov, Bullgaria deklaroi kategorikisht se, pret të forcohet uniteti dhe tërësia e Libisë, të fillojë proces i një paqeje kombëtare dhe forcat luftuese kundër regjimit në mënyrë të përpiktë të respektojnë ligjet dhe të drejtat e njeriut dhe të mos të lejojnë paligjshmëri dhe vetëveprim. Kundër kësaj Bullgaria, si një pjesë nga bashkësia ndërkombëtare, do të përkrahë dhe do të ndihmojë forcat demokratike libiane në ndërtimin e shtetit të tyre të ri. Përvojë në bashkëpunimin me Libinë Bullgaria ka prej dhjetëra viteve, por aplikimi varet nga zhvillimi i ngjarjeve aty. Për fat të keq ndaj këtij momenti ato vazhdojnë të jenë dramatike dhe të shqetësojnë botën.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD