Dy burra të njohur bullgarë – arkeologu prof. Nikollaj Ovçarov dhe drejtuesi i një emision kulinar televiziv Uti Bëçvarov, u kthyen nga një udhëtim në Shqipëri, Mali i Zi dhe Kosovë – të afërm, por relativisht pak të njohur nga turistët bullgarë. Uti ka përvojë në udhëtimet nëpër vendet ekzotike dhe ekstreme nëpër botë, profesori Ovçarov – në udhëtimet në kohë dhe nëpër shtresat historike. Itinerari i tyre fillon nga qyteti i shenjtë Perperikon në Rodopet, të cilin ekipi i arkeologut e studion prej vjetëve, kalon përmes Greqisë nëpër magjistralen Via Egnatia, të ndërtuar nëpër trasenë e rrugës së dikurshme romake, e cila ka lidhur Romën me Konstantinopolin.
“Shqipëria është një vend shumë i bukur, kurse njerëzit janë jashtëzakonisht të këndshëm dhe zemërmirë” – kështu i përgjithëson përshtypjet e tij Uti nga vendi tjetër nëpër rrugën e tyre. Mes bunkerëve ai ka gjetur dhe bunker-kuzhinë. Është i mahnitur nga malet e bukura në pjesën veriore të vendit, nëpër majat e të cilave dhe gjatë verës të ketë dëborë. Në këto male ka shpellë, të cilën prej disa vjetësh e studion një ekip bullgar. “Zakonisht shpellat studiohen ne drejtim sipër-poshtë, kërkohet fundi i tyre. Këtu është e kundërta. Speleologët bullgarë kanë zbuluar daljen dhe po kërkojnë hyrjen”. Kureshtja natyrore në fjalë gjendet në rreth 2 orë rrugë nga fshati Theth.
“Kuzhina shtëpiake malësore në të gjitha vendet është shumë e afërt – tregon Uti për gjellët e atyshme. Personalisht unë ndjeva afërsi me specialitetet tona rodopëse. Kuptohet, këto janë gjellë të shkëlqyera të gatuara me mish qengji. Gjëja tjetër shumë e shijshme janë patlixhanet, të përzhitur në tigan të thatë – një meze shumë e shijshme. Kanë dhe një byrek të përafërt me byrekun tonë rodopës, vetëm se me kungull.”
Shqipëria i mahnit shumë dy udhëtarët dhe me monumentet e shumta historike. Mes tyre ka 3 qytete të lashta, të shënuar në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s:
Butrinti, Gjirokastra dhe Berati. Mes kishave të ruajtura nga Mesjeta dhe vepruese edhe sot në Berat, ka një kishë jashtëzakonisht të rëndësishme për historinë bullgare. Bëhet fjalë për kishën, në të cilën ruhen eshtrat e vetme të njohura të 2 prej nxënësve të krijuesve të alfabetit sllav Shën Shën Qiril dhe Metodi – Gorazd dhe Angjelari, ve në dukje prof. Ovçarov. Pasi vëllezërit e shenjtë vdesin, nxënësit e tyre janë nën urdhrat e Gorazdit dhe vijnë në Bullgari me ftesë të mbretit Boris. Pas kësaj ai i dërgon nxënësit e vet në vende të ndryshme nëpër shtetin e madh të atëhershëm bullgar, që të shpërndajnë shkrimin e ri dhe shërbesat fetare në gjuhën sllave. Në këtë mënyrë disa nga nxënësit arrijnë deri tek Draç (qyteti i sotëm i Durrësit) sepse gjatë kësaj periudhe këto tokë janë në kufijtë e Bullgarisë. Kurse në Berat, ne me Utin prekëm baulen me eshtrat e Shën Gorazdit dhe Shën Angjelarit. Kjo për ne ishte një përjetim shumë emocionues.” Në kishë dy bullgarët shikojnë dy ikona shumë interesante për nga thelbi i mendimet dhe të kompozicionit të tyre, kushtuar vëllezërve të shenjtë dhe nxënësve të tyre.
Në Malin e Zi i presin kalatë e lashta, qyteti i njohur Kotor – monument i UNESKO-s, manastire ortodokse mesjetare. Përgjithësisht kanë vizituar mbi 30 objekte gjatë kohës së udhëtimit, duke kaluar mbi 2 500 kilometra me xhip. Një pjesë prej tyre nuk janë shënuar në hartë, por syri me përvojë i arkeologut i zbulon. Ato nuk janë të gërmuar dhe të restauruar, por pikërisht për shkak të kësaj kanë ruajtur atmosferën e vet autentike. Uti, tregon se profesori e ka mësuar të njohë shtresat nga epokat e ndryshme, e ka njohur me fakte, me figura të rëndësishme nga e kaluara, me thelbin e proceseve historike. “Dhe atëherë mund të kuptosh këtë tenxhere ballkanike e cila gjithmonë vlon – se brenda ka shumë produkte të panjohura dhe merudhi pikante, në qoftë se mund të shfrytëzojë termat kulinare. Prandaj Ballkani është gjëja, të cilën njeriu ka se përse ta shijojë dhe me sy dhe me buzë” – përgjithëson ai.
© Foto: discover-montenegro.com
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë nga arkivi personal i Uti Bëçvarovit
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..