Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zbulimi i hershëm i talentit në matematikë

Shumë vite me radhë skuadrat bullgare të matematikanëve zënë vendet e para në gara ndërkombëtare prestigjioze. “Aftësia për të zgjidhur problema është në gjenet e bullgarëve”, e bindur është znj. Mariana Todorova – drejtoreshe e Gjimnazit të Matematikës në Sofje.

Sivjet arsimi i mesëm i matematikës në vend shënoi përvjetorin e tij të 40-të. Gjatë vitit 1970 u hapën dy shkollat e para të matematikës në qytetet Plovdiv dhe Kazanlëk, Bullgari Jugore. Një vit më vonë në klasa hyjnë nxënësit e parë. Aktualisht në Bullgari ka 31 gjimnaze matematikore. Përveçse ato ua japin nxënësve përgatitjen mësimore serioze, gjithashtu zbulojnë talentin në matematikë te fëmijët, duke e zhvilluar më tej.

Drejtori i Gjimnazit të Matematikës në Varna z. Pavlin Petkov sqaron se zhvillimi i nxënësve ndiqet që nga viti i parë në shkollë. Një vit para se të kenë mbaruar arsimin fillestar tetëvjeçar, nxënësit, sipas dëshirës së tyre, mund të shfaqen në provimet pranuese të gjimnazeve. Këto janë shkolla me profile të ndryshme. Varianti tjetër është që të vazhdojnë arsimin e mesëm në shkollat, ku kanë mbaruar arsimin fillestar. Drejtori Petkov thekson, se ka gjimnaze matematikore, në të cilat nxënësit mund të regjistrohen që nga viti i pestë i arsimit të mesëm. Përparësia e këtyre gjimnazeve është që fëmijët me talent në fushën e matematikës mblidhen së bashku në një vend, duke qenë në një mjedis konkurrues dhe kështu kanë kushte për t’u zhvilluar. Qëllimi i këtij arsimi ka të bëjë me përgatitjen e skuadrave matematikore olimpike, po ashtu atyre të informatikës, linguistikës dhe të shkencave natyrore.

Që të mos prishet kjo traditë, Shoqata e drejtorëve të gjimnazeve të matematikës dhe shkencave natyrore, kërkon që të vendoset statusi i këtyre gjimnazeve në ligjin e ri për arsimin shkollor. D.m.th. shkollat matematikore nga klasa 5 deri në klasën 12, të cilat aktualisht ekzistojnë si gjimnaze të matematikës, ta kenë statusin e rregulluar, siç e kanë shkollat e tjera në vend. Ndryshe nuk mund të bëhen provimet pranuese pas klasës 4. Aftësitë dhe njohuritë më të sistematizuara matematikore nxënësit nuk i marrin në programet e rregullta mësimore, ndërsa në mësimet e zgjedhura vullnetarisht. Që të sigurojnë financimin e këtyre formave mësimore jashtëshkollore, shkollat kandidojnë me projekte të ndryshme para Ministrisë së Arsimit. Njëri prej programeve të ofruara nga Ministria është “Me kujdes për secilin nxënës”. Ai ka të bëjë me përgatitjen e fëmijëve të talentuar, të cilët marrin pjesë në olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sipas studimit ndërkombëtar PISA zbulimi i hershëm i talenteve ka shumë rëndësi dhe ai përqendrohet kryesisht në sport, muzikë dhe matematikë. Vendet, të cilat kanë arritur rezultate në matematikë mbi nivelin e mesëm, janë ato të zhvilluara ekonomikisht, tregojnë të dhënat e studimit.

Përgatitja matematikore që nga mosha e vogël gëzon një interes të gjerë publik. P.sh. në Varna ka dy klasa matematikore, në të cilat kandidojnë 350 nxënës. Sivjet në olimpiadën matematikore të gjimnazit të matematikës të Sofjes u shfaqën 980 nxënës të kasës së 4, ndër të cilët gjimnazi do të përzgjedhë 100. Ky interes i madh nuk është i rastit. Gjatë viteve nxënësit me arsim matematikor te ne janë realizuar me sukses në vende prestigjioze të botës.

Ka bullgarë që japin mësime në Universitetin e Harvardit, në Universitetin e Uashingtonit, po ashtu dhe në Bruksel. Një pjesë prej nxënësve bullgarë sot punon në pozicione të larta pune jashtë vendit, p.sh. në kompaninë Microsoft. Padyshim 40 vitet e fundit gjimnazet vendase matematikore forcuan pozitat e tyre. Nxënësit bëhen specialistë në shumë fusha, përveç kësaj të matematikës. Ka shumë profesionalistë të degës së mjekësisë, filozofisë dhe letërsisë. Del kështu se të mirët në matematikë janë të mirë edhe në fushat e tjera.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me një “Festë e dinozaurëve për fëmijë ” mbledhin fonde për Qendrën e Shpëtimit të Breshkave

Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..

botuar më 24-10-20 9.10.PD

Një spektakël diellor mund të shihet në Observatorin Astronomik të qytetit Kërxhali

Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat ​​e diellit - shpjegon drejtori i..

botuar më 24-10-20 6.15.PD
Në foto (nga e majta në të djathtë): Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova, Zdravka Vlladova-Momçeva, Joana Znepollska, Radosllava Nedjallkova, gazetarja Cvetana Paskaleva dhe Nevenka Kostadinova

Radosllava Nedjallkova nga Milano është "Bullgarja e Vitit 2023", auditori nderoi Nevenka Kostadinova nga Serbia

Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..

botuar më 24-10-18 4.14.MD