Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këmbim përvoje mes Kuvendit Popullor të Kosovës dhe Parlamentit Bullgar

Më 7 e 8 korrik në Bullgari erdhi një delegacion të Kuvendit Popullor të Republikës së Kosovës në krye me sekretarin e tij të përgjithshëm z. Ismet Krasniqi. Qëllimi i vizitës ishte që përfaqësuesit të njihen me punën e Parlamentit të Bullgarisë dhe veçanërisht se si është organizuar Zyra jonë për Media dhe Marrëdhënie me publikun.

Delegacioni nga Kosova u takua me zotin Hristo Kraevski, drejtor i Qendrës së shtypit pranë Parlamentit të Republikës së Bullgarisë. Gjatë takimit ai deklaroi se ndërtimi i një qendre të tillë është shumë i rëndësishëm, po ashtu se bashkëpunimi i suksesshëm mes dy vendeve nuk do të bazohet në faktin se Bullgaria ka shumë përvojë dhe njohje në këtë drejtim, ndërsa në mentalitetin e përbashkët, i cili e siguron lehtësinë te përkrahja mes Kosovës dhe Bullgarisë. Sipas zotit Kraevski edhe po të jenë të mira shembujt e vendeve perëndimore, ne duhet pasur vëmendje, sepse gjithsesi janë larg nesh. Gjatë bisedimeve drejtori i Qendrës së shtypit të Parlamentit Bullgar theksoi se në Kosovë duhet të hartohet kushtetuta për fëmijë dhe të krijohet parlament për fëmijë. Përgatitja e një sajt, i cili t’u përgjigjet të veçantave të Kuvendit të Kosovës, gjithashtu është shumë i rëndësishëm, shtoi z. Kraevski. Sipas tij duhet bërë një model për vizitën e Kuvendit nga të rinjtë. Z. Ismet Krasniqi tha se Kosova është gati për të filluar përgatitjen e projektit, i cili do të përfshijë të gjitha këto objektiva. Koordinimin do ta bëjë Parlamenti i Bullgarisë.

Gjatë vizitës u realizua një takim pune midis Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës Ismet Krasniqi dhe homologut të tij zoti Ivan Sllavçov, po ashtu edhe me përfaqësues të Radios Kombëtare Bullgare dhe Televizionit Kombëtar të Bullgarisë. Delegacioni nga Kosova u njoh me punën e Qendrës së Informacionit të Qytetarëve pranë Parlamentit të Bullgarisë, e cila është sapo e hapur me mjete evropiane. Drejtoresha e saj znj. Rada Boneva tha se në vend shoqëria civile është shumë e zhvilluar, duke u interesuar për punën e deputetëve të Kuvendit Popullor, dhe ata mund të marrin informacionin e kërkuar nëpërmjet sajtit të Qendrës.
Gjatë vizitës së delegacionit nga Kosova në Bullgari u bisedua për çështjen e integrimit të studentëve në Kuvend përmes programeve të ndryshme. Një takim tjetër u realizua edhe me përfaqësues të Zyrës së Teknologjive Informative dhe Komunikatave në lidhje me transmetimin e seancave plenare në uebsajtin e Kuvendit Popullor të Bullgarisë.

Në një intervistë për Radio Bullgarinë sekretari i përgjithshëm i Kuvendit Popullor të Kosovës Ismet Krasniqi deklaroi se me vizitën në Bullgari Kosova krijon kontaktet e saj të para me kuvendet e rajonit. Z. Krasniqi shtoi se punën e Kuvendit e mbështesin përfaqësuesit e Institutit Kombëtar Demokratik (National Democratic Institute – NDI). Në Bullgari erdhi edhe drejtoresha e NDI-së për Kosovën znj. Laura Nichols. “Delegacioni i sotëm është pjesë e programit tonë për forcimin e Parlamentit të Kosovës. Përfaqësuesit studiojnë mjetet për përmirësimin e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në shoqëri civile, të hyrjes publike në punën e Parlamentit, po ashtu dhe ato për një tejdukshmëri më të lartë në kuadrin e Parlamentit”, tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë znj. Laura Nichols.

Po të doni të dëgjoni intervistën me sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës z. Ismet Krasniqi, klikoni mbi ikonën AUDIO.

По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD