Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bankat në Bullgari vazhdojnë të jenë ndër më të qëndrueshmet

Sistemi i qëndrueshëm bankar është ndër faktorët kryesorë për rimëkëmbjen e ekonomisë, deklaroi drejtori i Bankës Popullore Bullgare Ivan Iskrov.
Foto: Tanja Harizanova

“Pak optimizëm dhe besim në vetvete!” Bullgarët nevojiten pikërisht për këtë, tani, kur ekonomia del nga kriza, por qytetarët ende nuk janë të bindur se ky zhvillim pozitiv do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Këtë e tregon analiza e Ognjan Donevit, kryetar i Konfederatës së punëdhënësve në Bullgari. Ai shpreson se gjatë këtij viti rritja ekonomike do të arrijë 4 për qind. Mirëpo a janë të gatshme bankat të përkrahin këtë rritje, ku gjendet sistemi bankar në tërë zhvillimin ekonomik të vendit, a dalim vërtetë nga kriza apo jo? Këto ishin disa prej temave, të cilat u diskutuan nga bankierët bullgarë e të huaj në tryezën e rrumbullakët me temë: “Bankat bullgare dhe biznesi bullgar – duke dalë nga kriza, në fillim të rritjes.”

“Bankat janë sistemi i gjakut i çdo një ekonomie dhe prandaj është e rëndësishme t’i ndjekim tendencat”, komentoi drejtori i Bankës Popullore Bullgare Ivan Iskrov. Në saje të eksportit ne disponojmë tregues, të cilat janë tipikë për ekonomitë me eksport të zhvilluar si Gjermania dhe disa vende të tjera më të vogla. Për herë të parë po vëzhgohet dhe rritje e vëllimit të investimeve, kemi gjithashtu stabilitet makroekonomik, të siguruar nga disa qeveritë e mëparshme, dhe një sistem bankar, që funksionon mirë. Drejtori i Bankës Popullore Bullgare citoi një raport të ekonomistit të njohur amerikan dhe ish zëvendës president të Fondit Monetar Ndërkombëtar Stenli Fisher. Në të nënvizohet se regjioni i Evropës Qendrore Lindore ka pësuar më pak dëme nga kriza pikërisht për shkak të sistemeve të qëndrueshme bankare.

Çfarë është gjendja e sistemit bankar në Bullgari sot?

“Sistemi bankar vazhdon të demonstrojë zhdërvjelltësi dhe efikasitet edhe në momentin e daljes nga kriza – është kategorik Ivan Iskrov. – Aktivet e sistemit vazhdojnë të rriten, depozitat e qytetarëve po rriten në një mënyrë të konsiderueshme. Ky është tregues i besimit ndaj sistemit. Megjithë rritjen e kredive të këqija, të cilat arritën afro 13 për qind deri në muajin mars të këtij viti, sistemi bankar është kapitalizuar. Kundrejt këtyre kredive të këqija janë të ashtuquajturat “buferë” prej mbi 5 miliardë levash (2.5 miliardë euro), kurse kapitali i sistemit bankar është mbi 10 miliardë leva (5 miliardë euro). Në Bullgari nuk ka banka të dobëta. Bankat bullgare vazhdojnë të jetë ndër më të mirat në BE.”
“Zakonisht sistemi bankar është pasqyrim i ekonomisë reale, kurse atje nuk mund të lavdërohemi me një entuziazëm të madh. “Dhe kjo i përket jo vetëm Bullgarisë” – vuri në dukje Levon Hamparcumjan, kryetar i Asociacionit të bankave tregtare. Kriza greke ndikon mbi situatën në Bullgari, sepse të dyja vendet janë të lidhura ekonomikisht dhe vendimet, të cilat do të zgjidhnin krizën në Athinë në një mënyrë më të qetë, do të ishin me një dobi të madhe edhe për ne, është i mendimit bankieri bullgar. Me rastin e ankesave se interesat e kredive të bankave bullgare janë shumë të larta, Levon Hamparcumjan citoi një studim, sipas të cilit nivelet e interesave te ne mund të krahasohen me ato në republikat baltike, në vendet nga Evropa Qendrore, Serbi dhe Greqi.
Bankieri i njohur nënvizoi shprehimisht se politika tregtare e bankave bullgare nuk përbën pengesë për zhvillimin e ekonomive, përkundrazi: “Në fakt bankat formojnë nivelet e interesave si pasqyrim i ekonomisë reale. Një grua, në qoftë se nuk pëlqehet në pasqyrë, përpiqet të bëjë korrigjime me ndihmën e makijazhit – dha një shembull metaforik zoti Hamparcumjan. – Provat që të rregullohen në mënyrë administrative marrëdhëniet në sistemin bankar ose interesat e kredive mund të krahasohen me provat tuaja për të bërë makijazh para pasqyrës. Nga kjo pikëpamje sjellja jonë është racionale, kemi mjaftë kapital dhe jemi në gjendje ta përkrahim sipërmarrësit dhe qëllimin e të gjithëve të punojnë më mirë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në fillim të vitit 2024, ekonomia raporton rritje të dobët me rënie të importeve dhe eksporteve

Në tremujorin e parë të vitit 2024, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Parashikimet e para ishin për një rritje prej 1.7%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. PBB e..

botuar më 24-06-07 11.56.PD
Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD