Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përvetësimi i mjeteve evropiane në Bullgari është i mirë

Jean-Marie Seyler dhe ministri bullgar Tomisllav Donçev
Foto: BGNES
Për një vit e gjysmë të fundit vëllimi i përvetësimit të mjeteve evropiane në Bullgari është shtuar 5 herë. Ndaj momentit janë lidhur marrëveshje për përgjithësisht 48% nga paratë e paracaktuar për vendin ose 3,9 miliardë euro kurse janë shpërndarë 13% ose mbi 1 miliardë euro. Këtë e deklaroi ministri bullgar mbi administrimin e mjeteve nga Bashkimi Evropian Tomisllav Donçev pas mbledhjes së gjashtë të Komitetit të monitorimit të kornizës strategjike në Sofje në fund të javës së kaluar. Në forum mori pjesë dhe delegacioni i Komisionit Evropian, të kryesuar nga drejtori për Evropën Juglindore pranë Drejtorisë së Përgjithshme “Politikë Regjionale” të Komisionit Evropian Jean-Marie Seyler. Vlerësimi i Komitetit të monitorimit përkon me këtë të ministrit Donçev, se viti 2010 është më tepër një vit i mirë për Bullgarinë. Por duke pasur parasysh marrëveshjet për periudhën e ardhshme të programit 2014-2020, rritmi i përvetësimit të mjeteve duhet të përshpejtohet, mendon ministri.

“Krahas me përpjekjet e treguara Bullgaria ka nevojë prej një përshpejtimi akoma më të madh. Rritmi, i arritur deri në këtë moment, jo thjesht duhet të ruhet, por dhe të shtohet. Ky ishte dhe konstatimi i përgjithshëm i Komitetit, sqaroi zoti Donçev. Përveç ritmeve të mira të përvetësimit të mjeteve evropiane, prioritet edhe në të ardhme mbetet garantimi i cilësisë së lartë të projekteve të kryera, ligjshmëria e të gjitha shpenzimeve, ulja e peshës së tepërt administrative, dhe po kështu një kontroll inteligjent dhe efektiv, i cili të mos të vonojë proceset.”

Tomisllav Donçevi shënoi se, paralelisht me përpjekjet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë, të cilat na i jep kjo periudhë e programuar 2007-2013, Bullgaria po përgatitet dhe për tjetrën 2014-2020. Sipas fjalëve të tij Bullgaria për herë të parë nuk ka nevojë të jetë e instruktuar në bazë javore ose mujore nga Komisioni Evropian, sepse vendi tanimë e di se çfarë duhet të bëjë më mirë.

Jean-Marie Seyler e ripohoi këtë vlerësim me shembuj pozitive nga përvetësimi i mjeteve evropiane mbi programet operative nga Bullgaria.
“Sipas Komitetit të monitorimit ka një përparim të madh në shfrytëzimin e mjeteve në disa sektorë. Për shembull, përpara disa javëve përfundoi autostrada “Lulin”. Ky është hapi i parë, i cili tregon se çfarë mund të bëjë administrata publike. Hapi tjetër qe stacioni i spastrimit të ujit, në afërsi me Sofjen. Një objekt kaq të madh të këtij lloji shikoj për herë të parë në jetën time. Stacioni do të spastrojë ujë për 1,5 milionë veta. Kjo është shumë e rëndësishme për shëndetin e qytetarëve. Projekte të tjera të mëdha janë Metroja në Sofje, shartimi i magjistralit “Trakia”. Ky është një sinjal i mirë për Komisionin Evropian, i cili shpreson për një përparim pozitiv mbi këto dhe projekte të tjera të shumta. Përveç tyre vihet re përparim dhe në projektet sociale me një financim evropian si nxjerrja e fëmijëve nga shtëpitë sociale dhe strehimi i tyre në familje për adaptim ose në familje pranimi. Vizitova personalisht të tilla bashkë me ministrin Donçev dhe jam i bindur se, situata është shumë më e mirë nga siç ishte më parë. Këto janë gjëra shumë të rëndësishme për qytetarët” – është i bindur eksperti nga Komisioni Evropian.

Jean-Marie Seyleri është i inkurajuar nga ajo që po rastis në vend, sepse tani Komisioni Evropian me të vërtetë se po shikon se, në Bullgari po arrihet përparimi i parë real. Shprehje e kësaj është dhe miratimi nga Komisioni Evropian përpara ditëve për ndërtimin e fazës së parë të uzinës për trajtimin e mbeturinave rreth Sofjes. Financimi i kësaj faze të projektit për uzinë, i cili do të kushtojë përgjithësisht rreth 183 milionë euro, është 69 milionë euro. Prej tyre 50 milionë janë falas. Zoti Seyler rekomandoi se, Bullgaria është gati me projektet për periudhën e re programuese të Bashkimit Evropian 2 vjet më herët, me qenë se mjetet e papërvetësuara nga vendi do të kthehen përsëri në buxhet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD