Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët janë interesuar për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës

Dy e treta e bullgarëve mendojnë se resurset më të rëndësishme të Bullgarisë janë ujërat, lumenjtë dhe pyjet.
Foto: Rumjana Cvetkova
Problemet më serioze ekologjike të shtetit tonë janë ndotja e ajrit dhe ujërave dhe asgjësimi i pyjeve. Ky është mendimi i shumë bullgarëve. Të dhënat janë nga një studim i zhvilluar në fund të majit nga agjencia “Alfa Research” me porosi të organizatës ndërkombëtare të mbrojtësve të natyrës WWF. Duke krahasuar të dhënat e reja me të dhënat para tri vjetëve bëhet e qartë se atëherë problemet kryesore ishin lidhur me ndërtimin e paligjshëm në vendpushimet. Tani sipas të anketuarve këto probleme mbeten në plan të dytë. Edhe atëherë edhe tani shumë janë njerëzit, të cilët i përkrahin përpjekjet e mbrojtësve të natyrës të ndalojnë ndërtimin e tepërt të maleve dhe bregdetit.

“80% të njerëzve janë kundër ndërtimit të pistave të reja për ski në zonat e mbrojtura në malet bullgare Rila, Pirin, Vitosha, Rodopa dhe Ballkani – tha Konstantin Ivanov nga WWF – Bullgaria. Përveç kësaj në çdo 4 të anketuar tre janë të mendimit se qeveria nuk bën mjaft për mbrojtjen e mjedisit. Kjo pyetje ishte përfshirë edhe në anketën e mëparshme dhe rezultatet janë pothuaj të njëjta – kjo do të thotë se qeveritë bullgare nuk kanë ndonjë politikë të qartë në këtë drejtim. Për të fituar mirëbesimin e njerëzve ato duhet bërë më shumë.”

Në përgjithësi bullgarët i njohin mirë problemet e lidhura me mbrojtjen e mjedisit. Për këtë tregojnë shifrat – 60% të të aketuarve dinë se ndryshimet e klimës në Bullgari janë shkaktuar nga veprimi i njeriut. Gjysma e bullgarëve dinë për fushatën “Ora e Tokës” të WWF, në kuadrin e së cilës njerëzit fikin për një orë llambat në shtëpitë dhe kështu shpallen në mënyrë simbolike se janë kundër veprimeve që shkaktojnë ndryshimet klimatike. Një e katërta e pjesëmarrësve në anketë janë gati të dhurojnë mjete të veta për mbrojtjen e kafshëve të rrezikuara. Gjysma prej tyre dëshirojnë të përkrahin financiarisht nisma të tilla, por nuk mund të lëshojnë para.

Çfarë pikërisht bëjnë bullgarët në jetën e tyre të përditshme për të mbrojtur mjedisin?

“Ata përpiqen të kursejnë ujin, të përdorin më shumë energji gjatë natës kur çmimi i korrentit është më i ulët – tha Konstantin Ivanov. – Ata përpiqen të përmirësojnë izolimin e banesave të veta – ata investojnë shumë para, por njerëzit dinë se kështu do të pakësojnë llogaritë e tyre të ardhshme për korrent. Në fakt gjërat, që bullgarët bëjnë nuk janë provokuar nga shqetësimet në lidhje me ndryshimet e klimës. Ata i bëjnë sepse kështu kursejnë para. Kështu edhe biznesi bëhet “i gjelbër” – jo sepse dëshirojnë që gjërat të bëhen më të mira, por sepse shikojnë mundësi të reja për të bërë më shumë para.”

Për shumicën e bullgarëve resursi më i rëndësishëm i Bullgarisë janë ujërat, lumenjtë dhe pyjet. Pastaj – tokat e punueshme, malet dhe bregdeti bullgar.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Për" ose "kundër" celularëve - një çështje e hapur në shkollën bullgare

Pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, lindi ideja e ndalimit të plotë të celularëve në shkollë. Arsyet kryesore për një vendim të tillë janë shkalla e ulët e suksesit në shkollë, shpërqendrimi i nxënësve dhe mbi të gjitha pasojat e..

botuar më 24-09-19 6.10.PD

"Rregullat e lojës" të energjisë së gjelbër në planin e BE-së të Mario Draghit

Vitin e kaluar, ndërsa ekonomia e Bashkimit Evropian vuante nga inflacioni galopant dhe rritja e ndenjur, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ngarkoi ish-guvernatorin e Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministrin italian Mario..

botuar më 24-09-18 2.16.MD

Metroja e Sofjes është e dyta në një renditje ndërkombëtare

Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..

botuar më 24-09-17 11.41.PD