Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aderimi në Shengen – në pritje të vendimit politik gjatë shtatorit

Në Sofje u zhvillua konferenca ndërkombëtare me temë “Anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen: midis kritereve teknike dhe ndryshimeve në kontekstin evropian dhe ndërkombëtar”
Foto: BGNES
Përpara një jave Parlamenti Evropian i dha dritë jeshile aderimit të Bullgarisë dhe të Rumanisë ndaj Shengenit. Sipas raportit të të pranuar nga deputetët evropianë me një shumicë të madhe, të dy vendet kanë kryer të gjitha kriteret për anëtarësi në zonën pa viza dhe janë teknikisht krejtësisht gati të hyjnë në të. Pavarësisht nga rekomandimi i Parlamentit Evropian, Këshilli i ministrave të brendshëm të Bashkimit Evropian nga data 9 qershor të këtij viti shtyu përcaktimin e datës për aderim ndaj zonës për mbledhjen e vet gjatë muajit shtator, për shkak të mos-dëshirës të disa nga vendet anëtare si Holanda, Danimarka, Franca dhe Gjermania. Në pritje të vendimit përfundimtar politik, që merret me një konsensus të plotë nga Këshilli i Bashkimit Evropian, ministrat e brendshëm të Bullgarisë dhe të Rumanisë deklaruan dje në Sofje se, të dy vendet janë të denja të hyjnë në zonë dhe shqyrtuan plan me hapa konkret për bashkëpunim për ruajtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian. Ata do ta paraqesin këtë plan në mbledhjen e ardhshme të Salcburgut të Këshillit të ministrave të brendshëm. Ideja është të krijohet një mekanizëm i përbashkët për kontroll të kufijve tanë si masa të ardhshme gjatë aderimin të të dy vendeve ndaj zonës pa viza.

Sipas një studimi të Institutit “Shoqëria e hapur” nga periudha shkurt-mars të këtij viti, të paraqitur dje në forumin ndërkombëtar për aderimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë në zonën e Shengenit, 1/3 nga bullgarët deklarojnë se, vendimi për aderimin e Bullgarisë ndaj zonës pa viza do të ndikojë mbi këtë se si do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme për president dhe pushtet vendas në vend. Të dhënat nga studimi tregojnë se, një çerek nga bullgarët presin aderimin e Bullgarisë ndaj zonës së Shengenit të bëhet deri në fund të vitit, kurse 38% do të miratonin shtyrjen eventuale, në qoftë se kjo është e lidhur me mungesën e reformave në sistemin gjyqësor.

Sipas ministrit e punëve të brendshme Cvetan Cvetanov me rëndësi është se Këshilli i ministrave të punëve të brendshme të Bashkimit Evropian ka ripohuar vlerësimet pozitive të Komisionit Evropian për gatishmërinë teknike të Bullgarisë dhe të Rumanisë për hyrje në zonën e Shengenit. Diçka më tepër, se tanimë po aplikojmë praktikat e mira të vendeve nga zona dhe bile kemi mekanizma. Sipas fjalëve të tij vonesa e vendimit politik për aderimin e të dy vendeve nga qershori për në shtator, është ndikuar dhe nga ngjarjet në Afrikën Veriore dhe nga presioni i forcuar të rrymës së emigrantëve ndaj Bashkimit Evropian. Në lidhje me këtë Cvetanovi vuri në dukje se në këtë moment te ne ka mbi 4000 veta të cilët nuk duhet të jenë në Hapësirën e Shengenit. Por me qenë se Bullgaria tanimë akoma nuk është anëtare e zonës pa viza, ata nuk ka se si të ndalohen në kufijtë tanë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD