Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takime në valët e Radio Bullgarisë

Dasma e parë në lumin Struma
Foto: BGNES
Një tendencë shqetësuese regjistrojnë shërbimet e gjendjes civile në Sofje dhe në tërë Bullgarinë. Gjatë vitit 2010 numri i dasmave është pakësuar dhe gjithashtu foshnjat e lindura janë më pak në krahasim me vitin 2009. Pakësimi ende është i pakonsiderueshëm, por tendenca është e qëndrueshme. Gjithnjë e më shpesh foshnja linden nga prindër me bashkëjetesë pa martesë. Por njëherë që zgjedhin martesën, të rinjtë preferojnë mënyra jotardicionale të riteve të dasmës, si edhe vende të pazakonshme. Që të mos i dëshpërojnë, nëpunësit e gjendjes civile i martojnë në shpella, në kështjella dhe monumente, në muze, në parqe, në bregun e detit, të lumenjve dhe liqeneve, në fshat. Shpeshherë kostumi zyrtar dhe fustani i nusërisë zëvendësohen nga veshjet popullore.

Po të doni të mësoni më shumë fakte interesante për dasmat në Bullgari, klikoni ikonën AUDIO. Ju urojmë minuta të këndshme!
По публикацията работи: Ekaterina Tarpomanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD