Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mirëbesimi i bullgarëve në drejtësinë penale është më i ulëti në BE

Foto: arkiv
Sipas anketës së Qendrës për studim të demokracisë, të zhvilluar nga tetori i vitit 2010, bullgarët pothuaj nuk besojnë në gjykatë dhe në polici. Studimi është pjesë e një projekti të përbashkët për mirëbesimin shoqëror ndaj drejtësisë penale në pesë vende të BE-së – Bullgari, Francë, Itali, Lituani dhe Çeki. Rezultatet e studimeve të ngjashme tregojnë se tashmë 10 vjet niveli i mirëbesimit në gjykatë dhe në polici tek ne është më i ulëti në krahasim me vendet e tjera nga BE-ja dhe kjo tendencë thellohet gjatë të pesë vjetëve të fundit.

Sipas të dhënave të anketës, më pak se gjysma e bullgarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e policisë dhe mezi çdo i pesti nga të pyeturit miraton punën e gjykatës. Në krahasim me ne, vetëm lituanët besojnë më pak në policinë e tyre, por kanë më shumë mirëbesim ndaj gjykatësve. Mirëbesimi i ulët shoqëror i bullgarëve, që i bazohet më tepër përvojës personale, i detyrohet nivelit të lartë të korrupsionit në këto dy institucionet. Mbi 90% të të anketuarve mendojnë se policët marrin ryshfete, afro 95% janë të bindur se edhe gjykatësit e bëjnë këtë. Më shqetësues është opinioni i përhapur se në burg mund të hidhen më shumë të varfrit, sesa të pasurit. Mirëbesimi i ulët ndaj policisë dhe gjykatës krijon një ndjenjë pasigurie te shumica e bullgarëve. 80% prej tyre e pranojnë kriminalitetin si një pjesë të jetesës së tyre dhe jo si një problem, i cili mund të zgjidhet, dhe kanë frikë nga kriminelët. Një tendencë e tillë vërehet kohët e fundit në të gjitha shtetet evropiane dhe në SHBA pas krizës, komenton eksperti nga Qendra për studim të demokracisë Ruslan Stefanov. Shkaku është se fajtorët për krizën botërore në praktikë nuk morën ndëshkimet përkatëse, sipas njerëzve.

Sipas Ruslan Stefanovit studimi i tanishëm pohon edhe një fakt negativ për Bullgarinë që është regjistruar para 5-6 vjetëve në studimet e efektivitetit të sistemit gjyqësor tek ne, domethënë të gjyqit, prokurorisë dhe policisë. Njerëzit që kanë kaluar përmes këtij sistemi dhe madje që kanë fituar proceset gjyqësore, kanë më pak mirëbesim në të, sesa njerëzit që nuk kanë pasur kontakt me drejtësinë fare. Kjo do të thotë se problemi nuk është vetëm në komunikimin midis sistemit gjyqësor dhe shoqërisë, por është në vetë sistemin, shpjegon Ruslan Stefanovi.

“Vështirë mund të shpjegohen përpjekjet e mëdha të administratës tatimore për të mbledhur të ardhurat, nëse pastaj faji për fshehjen e Tatimit mbi vlerën e shtuar për 16 milionë leva (8 milionë euro) nuk mund të vërtetohet dhe mashtrimi mbetet pa ndëshkim. Shembuj të tillë de fakto forcojnë mosbesimin e bullgarëve në sistemin e drejtësisë.”

Raporti i fundit vjetor i KE-së për përparimin e Bullgarisë në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit në kuadër të Mekanizmit të bashkëpunimit dhe vlerësimit regjistroi vullnetin e mirë politik të kabinetit të Bojko Borisovit. Por gjithashtu se ende nuk ka persona të dënuar në procese kyçe, megjithë aksionet demonstrative të MPB-së për kapjen e kriminelëve. Sipas Ruslan Stefanovit jashtë vëmendjes gjatë viteve të fundit mbeti prokuroria, e cila është një institucion shumë i rëndësishëm.

“Në praktikë prokuroria ka një rol kyç për funksionimin e tërë sistemit gjyqësor – thekson Ruslan Stefanovi. – Sepse prokurori është i zoti i procesit paragjyqësor dhe në vend se të justifikohet me ligje të këqija dhe funksionim jo të mirë të hallkave të tjera në sistem, mund të organizojë punën ashtu që të ketë dënime adekuate në proceset e mëdha gjyqësore. Pavarësia e deklaruar e sistemit gjyqësor nuk do të thotë mungesë kontrolli. Sepse ai mban përgjegjësi para shoqërisë, si edhe të dy pushtetet e tjera – ligjvënësi dhe ekzekutivi.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD