Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavel Banja – bashkoni të këndshmen me të dobishmen!

Natyra e bukur dhe qendrat balneologjike me ujëra minerale të qytetit Pavel Banja tërheqin turistë
Foto: Veneta Nikollova
Trëndafila dhe ujëra minerale – kjo është emblema e Pavel Banjës – një prej qendrave më të njohura për shërim nëpërmjet banjave të ujit. Vendpushimi shtrihet në zemrën e Luginës së Trëndafilave, në jug të maleve Ballkan. Prej gjysmë shekulli Pavel Banja pret turistë nga vendi dhe jashtë, të cilët e vizitojnë për t’u shëruar nga sëmundje të ndryshme në sanatoriumet dhe spitalet e specializuara vendase. Gjatë pranverës, kur të mbjellat me trëndafila në rrethinat e qytetit marrin ngjyrën ciklamin, bëhet një festë e vërtetë. Vjelës trëndafilash dhe turistë shkojnë në qytet, për të marrë pjesë në festivalin e muzikës dhe valleve, i cili sjell në humor të mirë. Por edhe gjatë kohës tjetër Pavel Banja vizitohet shumë.

© Foto: Veneta Nikollova

Uji malor rrjedh në çezmat e bukura të qytetit

Që nga koha e romakëve të lashtë, të cilët kanë populluar dikur këtë tokë pjellore, dihej për ndikimin pozitiv të ujit të Pavel Banjës mbi aparatin lëvizës dhe sistemin nervor. Këtë e dëshmojnë mbeturinat e qytetit antik me banja romake dhe pajisjet antike për shërim nëpërmjet banjave të ujit. Sot ujërat shëruese të 7 burimeve termale natyrore i përdorin sanatoriumet, spitalet e specializuara dhe hotelet spa vendase. Pishinat e Pavel Banjës janë të plota me ujë të ngrohtë minerale. Specialistët paralajmërojnë se qëndrimi i gjatë në këto pishina pa u këshilluar me mjekun nuk rekomandohet. Ata, që dëshirojnë të përdorin vetitë shëruese të ujit, duhet të marrin paraprakisht recetat mjekësore dhe të vendosen në ndonjë qendër për shërim. Varianti tjetër është që të vendosen në një hotel, ku specialistët e rehabilitimit do të kujdesen për ta.

© Foto: Veneta Nikollova

Turistët mund të gjejnë qetësi dhe freski në parqet e qytetit

Uji i Pavel Banjës është hipertermal – nga 52 deri në 59°, me mineralizim të lehtë dhe me përmbajtje radoni. Të gjitha këto karakteristika e bëjnë i pazëvendësueshëm në shërimin e sëmundjeve të aparatit lëvizës dhe kyçeve, të shumicës së sëmundjeve të sistemit nervor periferik dhe të reumatizmit etj. Qyteti njihet me turizmin e tij mjekësor, sepse ujërat minerale e Pavel Banjës sigurojnë shërimin sëmundjeve të shumëllojshme.

© Foto: Veneta Nikollova

Peizazhet e mahnitshme tërheqin fotografët dhe piktorët

Një pjesë e mjekëve, që punojnë në vendpushim, janë nxënës të prof. Georgi Geçev. Dekani i terapisë me banjat e ujit në qytet ka bërë metodikën e të ashtuquajturit ekstension nën ujë. Ajo u bë “markë e rezervuar” e Pavel Banjës. Pacientët që kanë hernie diskale vendosen në një vaskë me ujë jo më shumë se 36°, duke i bërë të palëvizshëm me anë të rripit. Pastaj bëhen një varg ekstensionesh nën ujë. Kjo procedurë është e padhembshme dhe shumë efikase. Sipas specialistëve uji mineral i Pavel Banjës ndihmon lirimin e muskulaturës dhe kjo lehtëson procesin e vënies në vend vertebrat. Pacientët mbeten të kënaqur. Prandaj për Pavel Banjën dihet madje dhe tej kufijve të vendit. Vijnë turistë nga Greqia, Amerika, Izraeli, Maqedonia dhe Serbia.

© Foto: Veneta Nikollova

Qyteti është mikpritës i shumë festivaleve folklorike

Gjatë verës, kur temperaturat janë të larta, mund të pushoni në parkun e Pavel Banjës, ku shëtitjet bëhen në freski dhe ajër të pastër. Qyteti është mikpritës i shumë festivaleve, të cilat ju siguron një argëtim të pafund. Në qoftë se ju pëlqen të shëtisni në gjirin e natyrës dhe të jeni të tërhequr nga peizazhet e bukura, mbase nuk do të mbeteni të zhgënjyer. Në afërsi ndodhet liqeni artificial Koprinka, ku mund të hani peshk të freskët. Më tej ndodhet fshati Gabarevo, ku mund të vizitoni kishën e vjetër prej guri dhe një shtëpi muze.

© Foto: Veneta Nikollova

Pavel Banja është qyteti bullgar me më shumë të mbjella trëndafilash. Rajoni është i njohur me traditat e tij në prodhimin e produkteve të trëndafilit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD
Banjat Qendrore Minerale

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..

botuar më 24-10-05 8.40.PD