Dy tituj të rinj bullgarë “Ishulli” dhe “Ave” janë të seleksionuar në programet prestigjioze në Festivalin e Kanit, i cili fillon më 11 maj. Ja se si përmblidhet pjesëmarrja bullgare në Mekën e kinemasë Stefan Kitanov, drejtor i ngjarjes më të madhe të kinemasë në Sullgari – Film Festi Ndërkombëtar në Sofje: “Në 15 ditët e regjisorëve filmi “Ishulli” është i vetmi nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Në programin “Java e kritikës”, “Ave” po kështu është i vetmi nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Në 2 programet e tjera zyrtare: Konkursi ndërkombëtar dhe “Vështrimi i veçantë”, ka dhe një film rumun dhe një rus. Bullgaria është i vetëmi shtet nga Evropa Qendrore dhe Lindore me dy filma në Kan.”
Në fakt, dy filmat bullgare janë vënë në kontekstin ndërkombëtar akoma në lindjen e krijimit të tyre – përpara 2 vjetëve janë paraqitur në Sofja Meetings – treg për projekte në kuadrin e Sofja Film Festit. Kurse gjatë këtij viti – përsëri në të, por si filma të gatshëm. “Ne e filluam këtë iniciativë përpara 8 vjetëve dhe ajo prej kohe jep fruta, sepse ftojmë seleksionues nga festivalet ndërkombëtare, producentë kyç dhe distributorë nga e gjithë Evropa, kurse kjo është një instrument i rëndësishëm për promovim të kinemasë bullgare – tregon Mira Staleva, drejtorja e Sofja Meetings. Gjatë këtij viti kishte mbi 50 distributorë nga Franca, Italia dhe Gjermania. Kështu që unë shpresoj dhe “Ishulli” dhe “Ave”, përveç një njohje në festival , të gjejnë dhe shpërndarje në kinematë jo vetëm te ne, por dhe jashtë shtetit.”
Në fakt “Ishulli” me pjesëmarrjen e modistes së njohur dhe artiste Leticia Kasta, aktori danez Tyre Lindhard dhe aktorë të talentuarë bullgarë u tregua nga revista prestigjioze franceze “Сahiers du сinéma” si një nga titujt më të pritur për vitin 2011. Ky është filmi i katërt i regjisorit Kamen Kalev në Kan. Dy të parët (të krijuar në partneritet me një regjisor tjetër të suksesshëm-Dimitër Mitovski) janë me metrazh të shkurtër. Debutimi me metrazh të plotë i Kalevit – “Pjesa Lindore”, pas tregimit të vet në breg ndriçues gjatë vitit 2009 shkoi nëpër shumë festivale të botës dhe fitoi dekorata të shumta. Sipas tij interesi, i cili formohet për filmat në seleksionimin zyrtar të Kanit është i madh dhe ndihmon shpërndarjen në të gjithë botën në këto kohëra të vështira për artin.
“Këta filma të huaj shumë vështirë shpërndahen në vendet e tjera evropiane, të mos të flasim, se në Amerikë kjo është pothuajse e pamundur – thotë regjisori. Kan është vula, etiketa, e cila ndihmon shumë që kjo të ndodhet. Nga ana tjetër, seleksionimi për Kanin është mjaft i rëndë, i vështirë. Shikohen midis 2 dhe 3 mijë filma për çdo një nga programet. Kurse kjo konkurrencë krijon tension në ekipet, disa i ndryshojnë filmat e veta, që sipas meja nuk është shumë mirë. Unë shpresoj edhe në të ardhmen autorët të mbeten besnik deri në fund idesë së vet fillestare, të marrin përsipër më shumë rreziqe.”
“Ishulli” në tregon historinë e Sofisë dhe të Danajilit të cilët jetojnë bashkë në Paris, por një pushim në një ishull të vogël në Detin e Zi ve përpara një sprove të madhe dashurinë e tyre. Filmi tjetër bullgar në seleksionimin zyrtar të Kanit – “Ave”, është debutim për regjisorin Konstantin Bozhanov. Në Javën e kritikës, e cila shënon 50 vjetorin e vet, filmi do të tregohet me akoma 6 tituj të tjerë. Në “Ave” një djalë dhe një vajzë takohen në rrugë dhe ky takim ndryshon jetën e tyre.
© Foto: Veneta Pavllova
“Unë besoja shumë te ky film dhe te njeriu, i cili e bën, thotë producenti Dimitër Goçev. – Ai është mik, jeton në Nju Jork, por puna e tij është e tillë që udhëton përherë nëpër botë dhe fiton kulturë nga çdo gjë, të cilën e shikon. Shpresoj se filmi ka ndjeshmëri, që duhet të shkaktojë interes në të gjithë botën. Dhe mendoj se kjo do të ndodhet. Punuam mbi të me njerëz të rinj të talentuar. Aktorët luajtën me një entuziazëm të tillë, të cilin rrallë e kam parë.”
Me përkrahjen e Qendrës kombëtare të filmit, në Kanë gjatë këtij viti do të ketë dhe të ashtuquajturat xhirime tregtare të 3 titujve të tjerë bullgarë – “Atlete”, “Love.net” dhe “Miku im Mançestër Junajted”. Qëllimi është të kërkohen blerës dhe shpërndarës për ta.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..