Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është gati për anëtarësi në Shengen

Bullgaria ka kryer të gjitha kërkesat teknike për aderim ndaj hapësirës evropiane pa viza, në përshtatje me Marrëveshjen e vendit për anëtarësi në Bashkimin Evropian. Vendi ka përvetësuar 100% nga mjetet e Bashkimit Evropian, të parashikuar në bazë të instrumentit Shengen, në përmasë të afro 129 milionë euro, në këtë numër mbi 28 milionë euro bashkëfinancim kombëtar, llogariti Fondi Ndërkombëtar Monetar. Në kryerjen e kritereve për anëtarësi në vend në zonën e Shengenit, me paratë janë blerë 3 helikopterë, 6 anije lumore dhe 5 anije detare, një numër i madh pajisjesh mobile dhe automobila me një kalueshmëri të lartë për nevojat e policisë kufitare, si dhe sistemet integruese për vërejtjen e kufirit detar. Përveç kësaj mbi 11 milionë euro janë investuar në softuer, në teknikë të re të informacionit për këmbim të informatës përmes lidhjes së mbrojtur dhe edukimit të nëpunësve për punë me të. Për financimin e kërkesave suplementare të Komisionit Evropian, për shkak të ngjarjeve në Afrikën Veriore, qeveria ka siguruar akoma 5 milionë euro jashtë financimit të përgjithshëm në kuadrin e programeve evropiane.

“Raporti i grupit ekspertësh të Komisionit Evropian për gatishmërinë e Bullgarisë për aderimin ndaj zonës së Shengenit tanimë është miratuar nga vendet anëtare në etapë të parë. Në përshtatje me procedurën ata kanë mundësi të venë çështje suplementare, të cilave ne duhet t’u përgjigjemi deri më 19 prill të këtij viti. Dhe pas kësaj ai duhet të shqyrtohet përsëri nga Këshilli i Bashkimit Evropian, që të pranohet përfundimisht”, saktësoi për Radio Bullgarinë zëvendësministri i punëve te brendshme Dimitër Gjeorgjiev.

“Në raport është shënuar, se ne kemi kryer të gjitha rekomandimet, të cilat janë në kufijtë e vlerësimit, i cili ishte bërë në vend – sqaroi ai. Pas pranimit përfundimtar të raportit, mund të themi se po mbyllet kapitulli për gatishmërinë teknike të vendit për aderim ndaj zonës së Shengenit. Sepse kriteret gjithmonë ka qenë të përgjithshme dhe të njëjta për të gjitha shtetet në Bashkimin Evropian, të tilla janë për vendet e tjera nga Bashkimi Evropian ndaj momentit dhe të tilla janë vënë dhe për Bullgarinë.”

Mes kushteve të detyrueshme për anëtarësi në Shengen ishte dhe gatishmëria e Bullgarisë të marrë përsipër sasia të mëdha deklaratash për viza Shengen dhe shumë shpejt i jep gjatë një nevoje, siç e ka këtë gatishmëri për shembull në konsullatat tona në Rusi dhe Ukrainë. Në sajë të sistemit të ri informativ Bullgaria tanimë do të mundet të nxjerrë viza për zonën Shengen vetëm për 15 minuta. Pas aderimit të vendit ndaj zonës Shengen këtyre vizave u vendoset një stike i posaçëm, kurse të dhënat e zotëruesve të tyre do të hyjnë drejtpërsëdrejti në sistemin unik informativ të Shengenit. Për këtë qëllim të gjitha pikat kufitare të Bullgarisë janë të pajisura me teknikën e domosdoshme, kurse policët kufitarë janë të arsimuar për punë në qendrat e vizave, vuri në dukje shefi i Drejtorisë “Marrëdhënie Konsullore” pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme Valeri Veselinov.

“Rregullat e Bashkimit Evropian janë të tilla, që nëpër kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian parimisht nxirren një sasi e vogël vizash. Kjo është e lidhur më tepër me domosdoshmërinë nga nxjerrja e vizave në rastet e nevojave të ndryshme humanitare, ku rregullat për këtë janë shumë të përpiktë. Pavarësisht nga kjo, se vizat e nxjerra janë një sasi shumë e vogël si numër, nga Bullgaria kërkohej të pajisë pikat e saj kufitare me teknikën e domosdoshme për lidhje me Qendrën kombëtare të vizave dhe Rezervën e vizave, duke pasur parasysh koordinimin, i cili është i domosdoshëm për nxjerrjen e këtyre vizave.”

Raporti pozitiv i grupit të punës pranë Komisionit Evropian për gatishmërinë e Bullgarisë të aderohet ndaj Shengeni është miratuar tanimë dhe nga Komisioni mbi “Drejtësinë dhe rendin e brendshëm” të Parlamentit Evropian, i cili do të votojë qëndrimin e vet më 2 maj të këtij viti. Pas kësaj qëndrimi duhet të shqyrtohet dhe të votohet nga Parlamenti Evropian në sesionin e Strasburgut më 4 qershor. Sipas deputetëve evropianë Bullgaria dhe Rumania kanë kryer kriteret teknike për anëtarësi në zonën pa viza të Bashkimit Evropian dhe mund të pranohen në të deri më korrik të vitit 2011. Sa i përket vendimit politik nga Këshilli i Bashkimit Evropian, që merret me një konsensus të plotë, Ministria e Punëve të Jashtme mbështetet tek informimi i plotë dhe vlerësimi objektiv nga ana e ministrave të brendshëm të Francës dhe të Gjermanisë – akoma skeptik politik, se jemi gati për anëtarësi në Shengen. Këto vende pranuan ftesën të vizitojnë Bullgarinë dhe të binden në vend në këtë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD