Sipas një studimi të agjencisë sociologjike “Sova Haris”, të zhvilluar më 4 e 5 prill të këtij viti, problemi më i madh për biznesin në Bullgari në absorbimin e fondeve evropiane është kompetenca e administratës, e cila punon në këtë fushë. Këtë mendim e shprehin 32% të të anketuarve. Në studim morën pjesë 50 firma në fushën e industrisë, ndërtimit, bujqësisë dhe organizata joqeveritare, të cilat kanë shtruar kandidaturë me projekte për financim evropian. Bullgaria është në vendin e fundit në BE për nga absorbimi i mjeteve për periudhën 2007-2013. Deri tani vendi ynë ka absorbuar 11% të shtatë miliardë eurove të parashikuara. Por vëllimi i mjeteve për periudhën tjetër programore – nga viti 2014 deri në vitin 2020, do të varet nga absorbimi i financimit për periudhën e tanishme.
Rezultatet e anketës tregojnë se duke shtruar kandidaturë për financim evropian, biznesi vështirësohet më shumë në marrëdhëniet me administratën. Për 16% të pjesëmarrësve në anketë burokracia është problemi më i madh për absorbimin efektiv të mjeteve evropiane. 10% vështirësohen me kushtet e kandidimit për subvencionime evropiane. Nga firmat pjesëmarrëse në anketë më shumë – 82%, kanë kandiduar me projekte në kuadër të programit operativ “Konkurrueshmëria”. Pastaj renditen kandidaturat për programet PHARE, “Zhvillimi i rajoneve fshatare” dhe “Zhvillimi i resurseve njerëzore”. 68% të të anketuarve deklarojnë se do të kandidonin përsëri, ndërsa 32% janë kategorikë se do të heqin dorë nga financimi evropian.
“Shkaqet për absorbimin e ulët të fondeve evropiane në Bullgari janë në pushtetin administrativ qendror – komenton sociologu Dimo Gecov. – Ai nuk e lehtëson biznesin dhe nuk e ndihmon për absorbimin e fondeve evropiane. Duhet të ketë rregulla të qarta për kandidimin për fondet evropiane, si edhe informatë të disponueshme. Përveç kësaj administrata duhet të jetë e paanshme. Duhet të ketë transparencë të mjeteve që absorbohen në kuadër të programeve evropiane.”
Megjithëse gjatë vitit të fundit vëllimi i mjeteve të absorbuara evropiane në Bullgari është rritur 10 herë, tempi i absorbimit ende është i pamjaftueshëm që të kapërcejmë prapambetjen e madhe në krahasim me vendet e tjera evropiane, komentoi udhëheqësi i partisë VMRO-NIE Petko Atanasov. Sipas tij nëse vendi ynë nuk e shpejton tempin e absorbimit të mjeteve evropiane, rrezikon të humbë dobinë kryesore të anëtarësisë në BE. Petko Atanasovi shtoi se qeveria duhet së shpejti të miratojë ligjin e ri për prokurimet publike. Qëllimi i tij është të lehtësohet procedura e kandidimit për financim evropian.
“Për shembull nëse tani shpallet një prokurim publik për ndërtimin e një rruge ose për riparimin e qendrës së ndonjë qyteti, por fillojnë procese gjyqësore kundër tij, sipas ligjit të tanishëm për prokurimet publike instancat e ndryshme të gjykatës mund të shpallin vendime 8 herë deri sa të arrihet në vendimin përfundimtar. Kjo e bllokon projektin dhe kështu mjetet nuk absorbohen në afatet e parashikuara. Pas përfundimit të afatit, shteti duhet të paguajë këtë pjesë të mjeteve.”
Petko Atanasovi është i mendimit se shteti duhet të përpunojë një strategji afatgjatë për absorbimin e fondeve evropiane dhe për këtë qëllim duhet të ketë jo vetëm një ministër, por një ministri të tërë për absorbimin e mjeteve të BE-së.
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..