Në kohët tona ekzistojnë shumë sisteme për pastrim të organizmit njerëzor. Ndihmës në luftën për shëndetin fizik janë një numër të madh metodash mjekësore dhe alternative, medikamentesh dhe shtesash ushqimore. Por dikur bullgarët respektonin disa rregulla të thjeshta. Zakonisht ushqeheshin me këtë që vetë kanë prodhuar. Dhe nuk i shkelnin ditët e caktuara për kreshmë nga Kisha.
Shmangja e ushqimit dhe vetëpërmbajtja nga produkte të caktuara është një pjesë e historisë së të gjithë popujve. Sipas kanuneve ortodokse kreshmohet çdo të mërkurë dhe të premte, me përjashtim të disa rasteve të caktuara nga kalendari kishtar. Kreshmët më të gjata janë para Pashkëve dhe para Krishtlindjeve. Kreshmët e Pashkëve janë shtatë javë, ato të Krishtlindjeve – gjashtë javë. Kreshmohet dhe në vigjiljen e 29 qershorit – dita e apostujve të shenjtë Petro dhe Pavli, si edhe dy javë para 15 gushtit – Fjetja e Hyjlindëses. Gjatë kreshmëve ka festa të mëdha të krishtere, në të cilat lejohet të hahet peshk. Në traditën popullore bullgare kreshmët respektoheshin rreptë. “Kreshmët u janë dhënë njerëzve, sepse kanë shumë mëkate”, thotë një fjalë e urtë bullgare. Disa nga kreshmët shpjegoheshin me legjenda popullore për shenjtorët. Sipas një legjende të tillë, Shën Nikolla ishte peshkatar. Ai kapi shumë peshk dhe pasi dëshironte ta shiste, urdhëroi që të ketë kreshmë para festës së tij. Dhe pasi në ditën e Shën Nikollës sidomos hahet peshk, plani i tij pati sukses. Një legjendë tjetër rrëfen se Hyjlindësja merrej me bletari. Gjatë një viti shumë pjellor, ajo mblodhi shumë mjaltë. Që të hahet ky mjaltë, ajo bëri ashtu që të ketë kreshmë para festës së Fjetjes së Hyjlindëses, 15 gusht.
Me kreshmët janë lidhur dhe shumë besime popullore. Sipas popullit tonë momenti më i rëndësishëm gjatë Kreshmëve të Mëdha janë tri ditët pas të Lidhurve të Djathit. Atëherë nuk hahet dhe nuk pihet asgjë që të pastrohet njeriu nga mëkatet. Në disa krahina të Bullgarisë ekziston ndalimi që të hahet ushqim të gjelbër në ditën e të Lidhurve të Djathit – kjo mbron nga gjarprit gjatë pranverës. Në disa fshatra ekziston besimi se po të mos hash asgjë gjatë ditës së parë të Kreshmëve të Mëdha, gjatë verës do të kapësh një luzmë bletësh.
Në periudhën e shekujve XV-XVIII nëpër vendin tonë kalonin shumë udhëtarë, si edhe kronistët e kryqëzatave. Ata kanë përshkruar dhe kuzhinën tradicionale bullgare. Sipas tyre gjellët përgatiteshin në mënyrë të thjeshtë, por të pastër, me produkte të mira dhe të shumëllojshme. Shumë nderoheshin bishtajat. Pas shekullit XVI në Bullgari nga Amerika u importua misri dhe në notat e udhëtarëve shfaqen përshkrime të ushqimeve të përgatitura prej misri. Më shpesh në tryezën bullgare viheshin kokrrat e ziera të misrit, por ai hahej dhe si kaçamak – qull i përgatitur me miell misri. Burimet letrare nga Mesjeta përmendin se qulli ishte ndër ushqimet më të përhapura në tokat bullgare. Gjatë kreshmëve ai përgatitej pa qumësht dhe vezë. Pa produkte mishi gatuhej dhe byreku tradicional – në të viheshin hithër, lëpjetë, qepë dhe arra. Për ditët e kreshmëve ushqimi përgatitej që gjatë vjeshtës. Në vende të posaçme të shtëpisë thaheshin speca dhe domate. Rrënjët e bimëve të dobishme viheshin në qilar.
Dikur shumë të përhapura ishin gjellët me qiqra. Në disa vende madje me kokrrat e qiqrës bëhej tharmi i bukës. Orizi hyri më vonë në kuzhinën bullgare. Por ai zëvendësoi një produkt tradicional bullgare të quajtur “bulgur” – kjo është tërshërë e bluar trashë. Me të gatuheshin jo vetëm qulle, por gjithashtu bukë, speca dhe japrakë. Kreshmët kalonin më lehtësisht për njerëzit që kishin ullinj dhe vaj ulliri. Ullinjtë servireshin zakonisht me qepë, kurse vaji i ullirit përdorej me kursim, sepse e ruanin për momentet rituale. Përveç në kishë, ai përdorej dhe për të mbajtur zjarrin e kandilit shtëpiak para ikonës.
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Fotografi: Ljudmilla Savova
Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..