Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijë bullgarë marrin pjesë në krijimin e vizatimit më të madh në botë

Foto: Evgeni Dimitrov
Në vitin 2012 në kuadrin e Lojërave olimpike në Londër do të ekspozohet vizatimi më i madh në botë. 45 fëmijë bullgarë nga kopshti i fëmijëve pranë Kompleksit kombëtar për studimin e gjuhës italiane dhe Art Atelieja “Bota përrallore” përpunuan vizatime me sipërfaqe të përbashkët 20 metra katrore, të cilat do të bëhen pjesë e projektit “Vizatimi më i madh i fëmijëve në botë”. Projekti organizohet nga organizata japoneze Earth Identity Project. Partner nga ana bullgare është fondacioni “Madara-Bullgaria”, i zgjedhur nga ambasada e Bullgarisë në Japoni për shkak të veprimtarisë së vet aktive në “Vendin e diellit që lind”.

Historia e projektit fillon në Bangladesh në vitin 1996 me vizatimin e 13 mijë fëmijëve. Pastaj nisma të tilla u zhvilluan në Tajlandë, Kinë, Nepal, Nagasaki dhe në pjesë të tjera të Japonisë. Me ndihmën e 163 ambasadave në Japoni dhe të 47 prefekturave japoneze organizatorët shpresojnë se do të marrin vizatime nga pika të ndryshme të botës dhe do t’i ekspozojnë në Lojërat olimpike në Londër.

© Foto: Evgeni Dimitrov

Kryetarja e fondacionit “Madara-Bullgaria” Stefanija Dimitrova

“Japonezët kanë një qëndrim të posaçëm ndaj fëmijëve. Vogëlushët me siguri duhet të jenë të këndshëm dhe të lumtur në periudhën e arsimit të tyre fillestar. – tha Stefanija Dimitrova – kryetare e fondacionit “Madara-Bullgaria.” – Për këtë arsye kushti i projektit është që të marrin pjesë fëmijë në moshë midis 4 dhe 6 vjeç. Qëllimi nuk është që vizatimi të jetë i përsosur. E rëndësishmja është kënaqësia, të cilën do ta sjellë vizatimi. Bota e fëmijëve ndryshohet shumë nga bota e të rriturve, sepse mungojnë rregullat e sakta: të mirë – të keq, të drejtë – të gabuar. Në vizatimet e tyre do të shikojmë se shtëpia është e plotë me lule, se dielli dhe rejat janë të buzëqeshur. Kuajt, lulet, insektet kanë tipare njerëzore. Për këtë arsye më kujtohen fjalët e laureatit për çmimin Nobel Rabindranat Tagor, se kriteri i vetëm për të vërtetën është lumturia. Fëmijët krijojnë një botë të vet, e cila është bota e lumturisë dhe bukurisë dhe e ndiej fort se kjo është bota e vërtetë – e plotë me vitalitet dhe miqësi.”

Vizatimet bullgare janë dy – njëra e vizatuar në kopshtin e fëmijëve, tjetra – në Art Atelienë. Ato ishin krijuar në vazhdim të disa muajve, atëherë kur fëmijët kishin kohë të lirë dhe vullnet për të vizatuar. Pavarësisht nga kjo se fondacioni “Madara-Bullgaria” dërgoi ndihmë humanitare për Kryqin e Kuq Japonez pas krizës së shkaktuar nga tërmeti dhe cunami, vogëlushët gjithashtu mblodhën mjete financiare dhe ato do të dërgohen për blerjen e ujit për fëmijët nga Tokioja dhe rajoni Ibaraki. Organizatorët shqetësohen sepse në një nga vendet, ku pastrohet uji i Tokios ishte regjistruar radioaktivitet shumë të lartë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD