Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Menaxher për një ditë

“Ne kemi nevojë për të rinj, sepse kjo është mënyra e vetme, në të cilën administrata shtetërore bullgare mund të bëhet një administratë moderne.” – deklaroi ministri i financave Simeon Djankov.
Foto: BTA
Tashmë për vit të dhjetë me radhë iniciativa “Menaxher për një ditë” u jep shans nxënësve dhe studentëve bullgarë të moshës nga 16 deri në 23 vjeç të zhyten të paktën për një ditë në atmosferën e punës të biznesit të madh ose të udhëheqjes së vendit dhe të mësohen nga më të mirët. Aktiviteti organizohet nga Junior Achievement Bulgaria si pjesë e misionit të organizatës të përgatitë të rinjtë për nevojat e ekonomisë globale. Sivjet 1000 të rinj nga tërë vendi i zëvendësuan menaxherët dhe udhëheqësit në postet më të larta në 250 kompani të mëdha, ministri dhe institucione shtetërore.

Statistika e Junior Achievement tregon se rreth 80 për qind e nxënësve, të cilët janë përfshirë në iniciativë, kandidojnë përsëri për pjesëmarrje. Për dhjetë ditët e punës prej historisë së iniciativës “Menaxher për një ditë” të rinjtë kanë vizituar 300 kompani dhe institucione të ndryshme në 120 qytete. Ata kanë punuar gjithsej 50 800 orë për 320 000 leva (afro 160 mijë euro). Mbi 6 300 janë të gjithë pjesëmarrësit në këtë iniciativë për këta 10 vjet.

© Foto: BTA

Hapja solemne e iniciativës “Menaxher për një ditë”

“Nga njëra anë iniciativa u jep mundësi të rinjve për të parë se si me të vërtetë punojnë kompanitë e mëdha dhe institucionet shtetërore – tha zëvendës kryeministri dhe ministër i financave Simeon Djankov. – Nga ana tjetër ajo është shumë e dobishme edhe për ne, sepse ne përpiqemi t’u tregojmë të rinjve se edhe në administratën shtetërore ka mundësi të shkëlqyeshme për t’u bërë karrierë. Ne kemi nevojë për të rinj, sepse kjo është mënyra e vetme, në të cilën administrata shtetërore bullgare mund të bëhet një administratë moderne. Ka domosdoshmëri për njerëz me një mënyrë më moderne të menduari dhe me më shumë energji. Dallimi midis të rinjve dhe atyre, të cilët kanë punuar shumë kohë në institucionet shtetërore, është në mënyrën e të menduarit. Për shembull, po të ketë ndonjë problem dhe unë e pyes një prej punonjësve më të moshuar në ministri, zakonisht marr përgjigjen: “Kjo nuk mund të zgjidhet”, kurse unë, si ministër, po pres përgjigjen: “Këto tri mënyra janë zgjidhja e problemit.” Zakonisht të rinjtë janë më ekstravagantë, por është mirë të ketë alternativa. Gjithmonë mund të gjendet zgjidhje e problemeve, po të mendohet në një mënyrë kreative dhe punohet në ekip.”

Praktika e deritanishme tregon se gjatë të gjitha këtyre viteve pozita më e dashur për pjesëmarrje në iniciativë ka qenë ajo e ministrit të financave. Sivjet ajo u zu nga Sara Asenova, nxënëse në gjimnazin profesional “Prof. doktor Asen Zllatarov” në qytetin Vidin. Ajo mëson në degën e administratës doganore dhe tatimore. “Interesat e mia janë në fushën e financave dhe prandaj gëzohem shumë se pikërisht unë u zgjodha ministre e financave”, tha vajza e re.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me një ligj, Bullgaria kërkoi nga BE të pranohet në Eurozonë më 1 korrik 2025

Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..

botuar më 24-08-08 9.52.PD

Çmimet e banesave në Sofje po rriten vazhdimisht

Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..

botuar më 24-08-06 5.58.MD

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD