Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kush do të realizojë rilindjen bërthamore, në situatën e mungesës së specialistëve

Energjetika bërthamore në tërë botën po përjeton një rilindje. 250 mijë veta në botë janë të zënë në industrinë bërthamore. Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë, 15 vende në botë po ndërtojnë 63 centrale atomike. Të hyjnë në Klubin botëror të shteteve bërthamore synojnë edhe 65 vende. Pikat në hartën e Evropës, të cilat shënojnë ekzistencën e centraleve atomike janë mjaft të dendura. Në kontinentin e vjetër punojnë 152 reaktorë bërthamorë, të vendosur në 15 vende. Shifrat janë treguese, perspektivat – të mira. Por problemi erdhi nga nuk pritej aspak – mungojnë ekspertë të rinj në këtë fushë.

Çfarë është realiteti?

Specialistët në fushën e energjetikës janë në moshë të thyer – brezi, i cili vitet e ardhshme do të ikë nga pultet e drejtimit të reaktorëve dhe do të pensionohet. Por ata do të sjellin me vete dhe hollësitë e profesionit, të cilat i kanë përvetësuar në vazhdim të viteve nëpërmjet projekteve të shtrenjta dhe të ndërlikuara të ndërtimit dhe eksploatimit të pajisjeve bërthamore.

Kush do t’i zëvendësojë? Kush do të realizojë rilindjen bërthamore?

E bëjmë këtë pyetje, sepse tema prek të gjitha shtetet bërthamore në botë, përfshi dhe Bullgarinë. Gjatë viteve të fundit nuk ka ndonjë interes të veçantë nga ana e të rinjve të studiojnë dhe të bëjnë karrierë në fushën e energjetikës bërthamore. Ekonomia, drejtësia, menaxhimi – kjo është moda e re e studimeve, dhe jo specialitetet e inxhinierisë. Përveç kësaj kjo degë nuk siguron kërkim të përhershëm të kuadrove. Shumë specialistë që i mbaruan studimet në Bullgari, ikën për të punuar jashtë shtetit. “Gjithnjë e më pak të rinj tek ne dhe në Evropën Perëndimore dëshirojnë të studiojnë për fizikë dhe energjetikë bërthamore”, komenton problemin në një intervistë për Radio Bullgarinë doc. Dimitër Tonevi, drejtor i Institutit të Studimeve Bërthamore dhe Energjetikës Bërthamore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

“Në Bullgari ka pasur dhe akoma ka tradita të mira në zhvillimin e energjetikës bërthamore – thotë ai. – Problemi është se brezi i specialistëve, të cilët tani punojnë në centralin atomik në qytetin Kozloduj, janë në moshë të thyer dhe së shpejti do të pensionohen. Në vendin e tyre po vijnë pak specialistë, të rinj dhe pa përvojë, të cilët duhet të përvetësojnë dituri praktike. Megjithëse kemi tradita të mira, specialistët e rinj ikin nga vendi. Shkaqet janë mungesa e perspektivës dhe pagimi i ulët. Faktet janë shqetësuese, duke marrë parasysh dëshirën e Bullgarisë të ndërtojë një central të dytë atomik.”

Në strategjinë energjetike të Bullgarisë një pjesë të madhe zë energjetika atomike. Përveç centralit atomik “Kozloduj”, në rendin e ditës është ndërtimi i centralit të dytë bërthamor “Belene”.

“Ne duhet të mbetemi qendra energjetike e Ballkanit dhe të kemi një strategji të qartë si do të zhvillohet energjetika bërthamore – me blloqe të reja të centralit atomik “Kozloduj” ose me centralin e ri atomik “Belene” – thotë bashkëbiseduesi ynë, duke theksuar se shteti duhet të ketë strategji edhe për përgatitjen e kuadrove. – Ka një interes nga ana e Rusisë të trajnojë tek ne kuadrot e saj për centralet atomike, dhe jo vetëm ata që punojnë në Bullgari, por gjithashtu në Turqi, Vietnam. Kemi një bazë, kemi qendra për studime në institutin bërthamor, kemi njerëz, të cilët janë gati t’i transmetojnë dituritë e tyre. Por pyetja është nëse ka kandidatë. Nuk ka shumë të rinj të entuziazmuar. Sepse nuk mund t’u japim një perspektivë të qartë.”

Çfarë është zgjidhja e problemit?

Nga njëra anë opinioni publik tashmë u poq për rilindjen e energjetikës bërthamore. 83% të bullgarëve janë të mendimit se po të heqim dorë nga centralet atomike, çmimi i energjisë elektrike mund të rritet shumë. Këtë e tregojnë të dhënat e studimit kombëtar të GFK-Bullgarisë. 80% të të anketuarve shohin një dobi ekonomike nga centrali i ri atomik, i cili do të tërheqë investime të huaja. Nga ana tjetër është çështja me kuadrot e reja. Shumë vende në botë bëjnë projekte dhe kërkojnë mënyra të tërheqin njerëz të rinj në këtë profesion.

“Duhet t’i ndezim të vijnë në centrale, të shohin një reaktor bërthamor, si punon ai. Duhet të jemi pak si iluministët, që të mund të rinjtë të shfaqin interes. Nëse do t’i mbyllim reaktorët e centralit atomik “Kozloduj” dhe nuk do të ndërtojmë një central të ri, shumë njerëz do të mbeten pa punë. Kështu të rinjtë, duke qenë pragmatikë, ikin nga energjetika bërthamore. Kurse ne nuk duhet të humbim pozitat që kemi në Ballkan”, përfundon docent Tonevi.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD