Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mendohet për një prag minimal të cilësisë së ushqimeve në zinxhirët tregtarë

Foto: Maria Dimitrova
Shtrenjtimi i lëndëve të para dhe ushqimeve kryesore në botë ishte një nga faktorët që nxitën protestat e popullit në botën arabe. Por si pasojë e rënies së diktatorëve dhe qeverive u rritën çmimet e lëndëve djegëse. Kjo nga ana e vet prapë do të ndikojë në çmimet e ushqimeve dhe nuk dihet se çfarë do të jetë fundi. Spekulimi në këtë fushë ishte tema e diskutimeve në forumet e fundit të vendeve më të zhvilluara ekonomikisht në botë, të ashtuquajturit G-8 dhe G-20. Kjo çështje shkakton shqetësime dhe në Bullgari. Gjatë vitit 2010 u shënua një rritje e madhe e çmimeve të produkteve bujqësore të nevojës së parë. Rritja vjetore e çmimit të lulediellit është me 78%, të grurit – 46%, të misrit – 50%, të rrushit – 38%, të qumështit të lopës – 27%.

Një fren i natyrshëm i zgjerimit të spekulimit janë zinxhirët e mëdhenj tregtarë. Por afro gjysma e bullgarëve banojnë në rajonet fshatare, kurse zinxhirët tregtarë janë në qytetet e mëdha. Atje, ku ekzistojnë, ata përbëjnë 50-70% të tregut. Në praktikë del se popullsia e qyteteve të mëdha, ku të ardhurat janë më të larta, blen produktet ushqimore kryesore me çmime më të ulëta, ndërsa njerëzit në qytetet e vogla dhe fshatrat marrin të ardhura më të vogla, papunësia është më e madhe, kurse ushqimet kryesore janë më të shtrenjta.

Në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të mëdhenj tregtarë ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Miroslav Najdenov tha: “Me siguri zinxhirët e mëdhenj ndihmojnë që të mos përhapet spekulimi në një nivel maksimal, sepse ata lidhin kontrata me furnizuesit për çmime të caktuara gjatë një periudhe më të gjatë. Çmimet në një zinxhir tregtar ndryshohen ngadalë, ndërsa në dyqanet e vogla ato ndryshohen nga mëngjesi deri në mbrëmje. Në këtë kuptim zinxhirët tregtarë janë një bufer i tregut. Prandaj është mirë se ekzistojnë. Por ne dëshirojmë gjithashtu që kur klientët hyjnë në ta, të jenë të sigurt se paguajnë për produkte me cilësi të mirë.”

Në betejën për më shumë klientë midis zinxhirëve të huaj tregtarë, të cilët hynë në tregun bullgar, u shfaqën shembuj të promocioneve me çmime simbolike. Këto çmime shkaktojnë shqetësime për cilësinë e këtyre produkteve “pothuaj pa para”.

“Kjo që ofrohet në zinxhirët tregtarë me siguri është e parrezikshme – pohon ministri Najdenov. – Por me ta komentuam nëse mund ta rritim këtë nivel të parrezikshmërisë me një nivel të caktuar të cilësisë. Ata nuk janë detyruar të ofrojnë vetëm produkte me cilësinë më të lartë, siç janë për shembull produktet e mishit me shenjën “Stara planina” ose produktet e qumështit sipas Standardit shtetëror bullgar. E kuptojmë se jo të gjithë njerëzit mund të paguajnë çmimin e produkteve me cilësi më të lartë. Prandaj hapëm një diskutim nëse mund të arrijmë një prag të caktuar të cilësisë, të cilin ne si institucion shtetëror mund të mbështetim dhe të themi se produkti, përveç se është i parrezikshëm, ka një cilësi të caktuar dhe është i lirë. Konsumatorët duhet të dinë se kur dëshirojmë të ketë një cilësi më të madhe, duhet të paguajmë për të. U morëm vesh ta zgjatim këtë dialog në një format më të gjerë – midis prodhuesve, përpunuesve dhe tregtarëve.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD