Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbështetje e fortë evropiane për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen

Heramn Van Rompuy theksoi se pret që aderimi i Bullgarisë në Shengen të bëhet në kuadër të presidencës hungareze të BE-së.
Foto: BGNES
Disa ditë pasi eurokomisionarja për rendin e brendshëm Cecilia Malstrom u bëri thirrje vendeve të BE-së për dialog dhe mirëbesim sa i përket anëtarësimit të Bullgarisë në Shengen, gjatë kësaj jave vendi ynë mori një mbështetje të fortë evropiane për aderimin sa më të shpejtë. Ky ishte theksi i disa takimeve të nivelit të lartë në Sofje. Ndër to më i pritur ishte vlerësimi i presidentit të BE-së Herman Van Rompuy.

“Inkurajojmë qeverinë bullgare të vazhdojë me programin e saj ekonomik – tha ai. – Ky program është i rëndësishëm që të bëhet hapi drejt “paradhomës” së eurozonës – mekanizmi ERM II. I vlerësojmë lart dhe përpjekjet e qeverisë bullgare të luftojë kundër krimit të organizuar. Pas krizës Bullgaria shënon një zhvillim ekonomik. Presim një rritje të PBB-së me 2,5% gjatë vitit 2011 dhe 3,7% gjatë vitit 2012.”

Heramn Van Rompuy theksoi se pret që aderimi i Bullgarisë në Shengen të bëhet në kuadër të presidencës hungareze të BE-së. “Anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë mbetet prioritet i presidencës hungareze, kur dy vendet zbatojnë të gjitha kërkesat – theksoi ai. – E përshëndes qeverinë bullgare për këtë që ka kryer deri tani dhe për vendosmërinë të arrijë qëllimet e saj.”

“Qytetarët bullgarë duhet të dinë se e sigurova zotin Herman Van Rompuy se pas aderimit të Bullgarisë në Shengen nuk do të shtendosim disiplinën – tha kryeministri bullgar Bojko Borisov. – Sepse ky është shqetësimi kryesor i vendeve të BE-së. Përkundrazi, anëtarësimi do të na bëjë edhe më aktivë dhe do të na inkurajojë të mbrojmë edhe më mirë kufirin e jashtëm të BE-së. Edhe në këtë moment Bullgaria e mbron kufirin. Presioni i emigrantëve që pritet do të jetë një barrë suplementare për vendin tonë. Por do ta marrim këtë angazhim, duke shtuar numrin e policëve kufitarë. Kontrollimi i fundit për gatishmërinë e Bullgarisë për Shengen do të jetë më 24 mars të këtij viti. Jam i bindur se të gjitha kriteret teknike do t’i zbatojmë.”

Bullgaria mori një mbështetje kategorike dhe nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland. Pyetjes së Radio Bullgarisë a nuk është diskriminim të lidhet aderimi në Shengen me Mekanizmin për Bullgarinë, ai iu përgjigj se kjo nuk është një punë e Këshillit të Evropës, por ai do të ndihmojë.

“Pikërisht për këtë është e rëndësishme që të përdoren instrumentet e Këshillit të Evropës, këto janë konventa të ndryshme, përfshi për luftën kundër korrupsionit – sqaroi Thorbjorn Jagland. – Si edhe për reforma në sistemin gjyqësor, të cilat Bullgaria tashmë ka ndërmarrë, por është shumë e rëndësishme që t’ju ndihmojmë në këtë rrugë. Ne do të kemi të njëjtin rol për Shengenin, si për anëtarësimin tuaj në BE. Këshilli i Evropës ishte si një paradhomë për anëtarësimin e të gjitha demokracive të reja në BE pas heqjes së Murit të Berlinit.”

Që të bindet në gatishmërinë e Bullgarisë për të hyrë në Shengen, gjatë kësaj jave në vendin tonë mbërriti dhe raportuesi për Bullgarinë dhe Rumaninë në Parlamentin Evropian, Carlos Coelho. “Kur Bullgaria u anëtarësua në BE, ajo automatikisht mori përsipër detyrimin të respektojë rregullat e Shengenit, pra me vetë anëtarësimin e vendit në BE pritej që ai të bëhet pjesë e Shengenit – tha Carlos Coelho në Kuvendin Popullor të Bullgarisë. – Shengeni do të thotë lëvizje të lirë, kurse ajo i bazohet mirëbesimit të ndërsjellë. Të gjitha vendet në Shengen duhet të respektojnë rregullat për siguri. Ne në PE jemi kundër standardeve të dyfishta dhe mendojmë se Bullgaria dhe Rumania duhet të respektojnë të njëjtat rregulla që janë të vlershme për vendet e tjera nga BE-ja. Shpresoj se kontrollimi i tanishëm do të kalojë mirë – për të gjithë në PE është e padyshimtë se Bullgaria dhe Rumania duhet të jenë pjesë e hapësirës së Shengenit.”

Aderimi i Bullgarisë në Shengen nuk është privilegj, por përgjegjësi, janë të bindur deputetët bullgarë në PE. Për Radio Bullgarinë eurodeputetja e partisë GERB në Partinë Popullore Evropiane Maria Nedelçeva tha këtë: “Bullgaria do të zbatojë angazhimet e saj dhe do të përputhet me kriteret teknike në afatet e duhura. Ky është qëllimi i vizitës sonë. Me Carlos Coelho do të vizitojmë zyrat përkatëse dhe do të konstatojmë se çfarë ka bërë Bullgaria. Dhe kur në të vërtetë do të hyjmë në Shengen, do ta bëjmë në mënyrë të denjë, jo si një dhuratë. Ky është qëllimi ynë. Dhe pikërisht t’u tregojmë partnerëve se i zbatojmë të gjitha kriteret teknike. Por gjithashtu të mos lejojmë që këto kritere të lidhen me lloje të tjera debatesh, të cilat kurrë nuk kanë qenë të vlershme për vendet e tjera.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD