Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja mund të bëhet kryeqyteti evropian i ujërave minerale

Në ndërtesën e restauruar të Banjës Minerale Qendrore do të ndodhet Muzeu i ri historik i Sofjes dhe një qendër e re SPA.
Foto: BGNES
Të gjithët e dinë për gejzerët e ngrohtë të Islandës. Por jo aq i njohur është fakti se në pjesën tjetër të kontinentit evropian ka akoma një shtet me shumë burime minerale dhe kjo është Bullgaria.

Ujërat minerale te ne janë të ngrohta ose të ftohta, me mineralizim të lehtë që janë të përshtatshme për pirje ose ujëra me përmbajtje ë lartë të lëndëve shëruese. Është fakt se debiti i përgjithshëm i të gjithë burimeve minerale bullgare është i barabartë me sasinë e ujit të botiluar në tërë botën. Kryeqyteti bullgar gjithashtu ka potencial për të hyrë në Librin e rekordeve Gines për dy shkaqe – ai ka një resurs jashtëzakonisht të madh të ujërave minerale dhe në të njëjtën kohë ky resurs pothuaj nuk shfrytëzohet. Në Fushën e Sofjes ka 42 burime minerale, prej 8 vendeve të ndryshme. Debiti i përgjithshëm i këtyre burimeve është 550 litra për sekondë, temperatura është midis 45 dhe 60 gradë.

“Sofja është një kryeqytet unik – tha kryebashkiakja Jordanka Fandëkova. – Budapesti, i njohur me ujërat e veta minerale ka vetëm një burim, derisa në Sofje ato janë 8. Natyra na ka dhënë një pasuri të madhe, por deri tani ne përdorim 5% të potencës së saj. E kemi ambicien që t’i përpunojmë disa prej këtyre burimeve në të ardhmen e afërt. Ideja është që të përdorim ujërat jo vetëm për qendra SPA, por edhe për ngrohje të ndërtesave publike. Këtë e bëjnë në Paris, por atje uji është shumë i kripur dhe për këtë arsye përdoret vetëm për ngrohje. Ne këtu e kemi mundësinë të përdorim ujërat minerale edhe për pirje, edhe për ngrohje, edhe për mbushjen e pishinave dhe për qendra balneare.”

© Foto: BGNES


Sofja ishte e para, e cila shfrytëzoi mundësinë legjislative që bashkitë të përdoren për nevojat e veta ujërat minerale në vendet, ku resurset përdoren nën 50%. Nga fillimi i këtij viti 45 bashki kanë mundësi të përdoren 66 burime minerale. Pritet se kështu do të ringjallet një projekt i kryeqytetit, i cili tashmë më se dhjetë vjet nuk mund të realizohet. Bëhet fjalë për restaurimin e Banjës Minerale Qendrore. Në këtë ndërtesë në stil neobizantin do të ndodhet Muzeu i ri historik i Sofjes dhe një qendër e re SPA. Burimi mineral atje mund të sigurojë ngrohjen e disa ndërtesave publike, ndër të cilat është ajo e Qeverisë dhe një ndërtesë me shumë zyra të deputetësh komentoi kryearkitekti i Sofjes Petër Dikov. “Resursi i këtij burimi është 21-25 litra në sekondë – tha ai. 5-7 litra prej tyre do të përdoren për SPA qendrën. Sasia tjetër mund të përdoret për ngrohjen e ndërtesave dhe për pirje. Uji mund të pihet sepse është me mineralizim të ulët.”

Burimi tjetër, i cili do të përpunohet në të ardhmen e afërt ndodhet në lagjen Lozeneç, afër pishinës “Spartak”. “Atje kapaciteti gjithashtu është rreth 25 litra për sekondë dhe temperatura do të jetë 51-55˚ – saktësoi arkitekti Dikov. – Ideja është që uji të përdoret për mbushjen e pishinës së këtij kompleksi dhe për ngrohjen e tij. Shembuj të tillë ka në Gjermani, në rajonin e Bavarisë, ku gjithashtu disponojnë me burime analogjike.”

Projekti tjetër që parashikohet është për ndërtimin e një plazhi, i cili do të ndodhet në parkun që do të krijohet në qendrën e Sofjes. Emri i tij do të jetë “Vëzrazhdane” (Rilindja) dhe do të ndodhet në lagjen e sotme “Zona B5”. Një kompleks i madh sportiv do të ndërtohet gjithashtu jashtë Sofjes, në rajonin e fshatit Çelopeçene. Qendra të tilla SPA mund të krijohen në shumë vende brenda dhe afër kryeqytetit dhe projektet e përmendura janë vetëm fillimi. Me investime të përshtatshme Sofja në të vërtetë ka një potencë të madhe kështu që të bëhet kryeqyteti evropian i ujërave minerale.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD