Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Po” apo “jo” projektit “Burgas-Aleksandrupolis”

Foto: arkiv
Rusia dhe Greqia i dhanë Bullgarisë afat deri më 20 mars të vitit 2011 të paguajë detyrimet e saj me vëllim 7,3 milionë euro si pjesëmarrëse në projektin për ndërtimin e naftësjellësit “Burgas-Aleksandrupolis”. Deri në këtë datë duhet të miratohet dhe vlerësimi bullgar për ndikimin në mjedisin në qytetin Burgas dhe rajonin. Vlerësimi është lidhur më tepër me shkarkimin e tankerëve në portin e Burgasit. Po të mos zbatohen këto kushte, kompania ndërkombëtare e projektimit “Trans-Balkan Pipeline” do të kalojë në të ashtuquajturin “regjim të fjetur”, domethënë do të mbetet me një zyrë dhe një nëpunës. Ky vendim u mor në takimin e fundit në Romë të aksionarëve në projekt. Paketa kryesore e aksioneve – 51%, i përket konsorciumit rus të naftës. Aksionarët e tjerë me pjesa të barabarta janë kompani bullgare dhe greke. Në takimin në Romë aksionarët ishin kategorikë se projekti duhet të vazhdojë. Ata diskutuan dhe financimin e ardhshëm të kompanisë. Qëllimi ishte të pakësohen shpenzimet administrative të projektit. Takimi tjetër i kompanisë “Trans-Balkan Pipeline” do të zhvillohet më 2 qershor.
“Çfarëdo që të thonë, fjala është për para.” Teza e njohur në Bullgari mund të hyjë në librin “Urtësia e shekujve”. Sepse në këtë rast, natyrisht, fjala është për para. Sipas palës ruse, Bullgaria i ka grumbulluar borxhet, sepse deri tani nuk ka paguar kuotat e saj dhe në praktikë ka bllokuar pjesëmarrjen e saj në projekt. Ministri bullgar i financave Simeon Djankov, dikasteri i të cilit është kreu i projektit, është kategorik se Bullgaria nuk do të paguajë kuotat deri sa nuk ka një mendim të qartë se çfarë është ndikimi i naftësjellësit në mjedis. “Dëshirojmë të shohim se çfarë është perspektiva e këtij projekti dhe atëherë do të marrim vendim”, tha zoti Djankov. Pritet që deri në fund të shkurtit vlerësimi të jetë gati. Nëse ministria e mjedisit jep një përgjigje negative, kjo mund të ndalojë realizimin e projektit dhe Bullgaria nuk do t’i paguajë detyrimet e deritanishme. Kështu po të tërhiqemi nga projekti, nuk do të pësojmë humbje, është i bindur ministri i financave. Në qoftë se vlerësimi ekologjik miratohet, çështja do të diskutohet në bashkitë, nëpër territoret e të cilave do të kalojë naftësjellësi. Kurse shumica prej tyre janë kundër projektit. Vendimi i fundit do të merret nga Ministria e Mjedisit dhe Ujërave.

Saga e naftësjellësit “Burgas-Aleksandrupolis” filloi me bisedimet gjatë vitit 1994. Më në fund gjatë vitit 2007 Bullgaria, Rusia dhe Greqia nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e naftësjellësit, kurse vitin tjetër u krijua kompania ndërkombëtare për realizimin e projektit. Plani parashikonte që puna e ndërtimit të fillojë gjatë vitit 2011.

Çfarë parashikon projekti. Qëllimi është që naftësjellësi të shmangë ngushticat e Dardaneleve dhe Bosforit, të cilat janë shumë të ngarkuara. Nafta ruse do të transportohet në Evropë me tankerë, të cilët do të arrijnë deri në portin bullgar Burgas. Nga Burgasi, nëpërmjet një gypi 285 kilometrash që kalon nëpër territorin bullgar dhe grek, nafta do të shkojë në portin grek Aleksandrupolis në Detin Egje. Sipas llogaritjeve vlera e projektit është 1,5 miliardë euro.

Konkurrenca e “Burgas-Aleksandrupolis” është naftësjellësi “Samsun-Xhejhan”, i cili kalon nëpër territorin e Turqisë. Por sipas ekspertëve ky projekt është më i shtrenjtë, nuk janë përpunuar karakteristikat teknike dhe tarifat e transportimit. Rusia u përfshi në projektin turko-italian gjatë vitit 2009, kur u bë e qartë se ndërtimi i naftësjellësit midis Bullgarisë dhe Greqisë vonohet. Analizatorët e shpjegojnë këtë hap të Rusisë si presion mbi dy vendet ballkanike të realizojnë projektin. Pra, qëllimi edhe i të dy projekteve është që nafta e Kaspikut të arrijë deri në Evropë.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD