Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria aplikon një kartë blu për specialistët me kualifikim të lartë

“Pothuaj çdo punëdhënës ka nevojë për punonjës me kualifikim të lartë për disa poste, të cilët nuk mund t’i gjejë në tregun tonë të punës.” Këtë e tha Kamen Kolevi, zëvendës kryetar i Dhomës Ekonomike Bullgare në lidhje me aplikimin e kartës blu për kërkim të punonjësve të huaj me kualifikim të lartë në vende jashtë BE-së. Sipas direktivës evropiane, ky dokument do të aplikohet në Bullgari nga 1 qershori. Afro 1,7% të punonjësve në BE janë specialistë me kualifikim të lartë nga vende të treta.

Çfarë është shkaku për kërkimin e punonjësve të huaj?

Me sa duket, në Bullgari kohët e fundit vështirë gjenden specialistë me kualifikim të lartë. Shkaqet janë shumë – nga tendencat moderne në arsim deri në emigrimin e shumë specialistëve në Perëndim. Kështu profesione si inxhinier, fizikan, mekanik, madje infermiere, bëhen gjithnjë e më të rralla si në Bullgari, ashtu edhe në Evropë.

Çfarë do të jetë dobia nga aplikimi i kartës blu për të tërhequr në Bullgari specialistë të huaj nga vende jashtë BE-së?

“Me siguri punëdhënësit dhe biznesi do të kenë dobi nga kartat blu për krah pune nga jashtë – komenton Kamen Kolevi nga Dhoma Ekonomike Bullgare. Analizat tona tregojnë se për çdo punëdhënës të tretë, ose për 34% të firmave, problemi kryesor është jo mungesa e kapitalit dhe vështirësitë burokratike, por pikërisht mungesa e krahut të kualifikuar të punës. Çdo punëdhënës i dytë vështirësohet të gjejë specialistë për profesione të caktuara. Kështu që rregullimi i kërkimit të punonjësve të kualifikuar të huaj për tregun bullgar do të ketë një rëndësi të madhe për zhvillimin e biznesit bullgar.”

Ndërtimi i makinave, elektroteknika, ndërtimi, industria e lehtë, madje financat, janë sektorët, në të cilët ka uri për specialistë të ngushtë. Investitorët e huaj gjithashtu përballojnë vështirësi në realizimin e projekteve të tyre për shkak të mungesës së kuadrove të tilla. Megjithatë punëdhënësit nuk presin një fluks të madh specialistësh. Ka një kusht që i huaji të punojë në Bullgari dy vjet, pastaj do të ketë mundësi të punojë në vende të tjera anëtare të BE-së. Kjo fsheh rrezikun që Bullgaria të bëhet një trampolinë për këta specialistë drejt BE-së.

“Nuk mund të ndryshojmë drejtimin e lëvizjes së krahut të punës, i cili shkon nga Bullgaria drejt BE-së dhe nga vendet evropiane drejt SHBA-s – përvijon drejtimin e fluksit të krahut të punës Kamen Kolevi. – Në Bullgari mund të tërheqim krah pune nga vende të treta. Kjo paracaktohet nga standardi dhe pagimi.”

Vite me radhë tendenca “brain drain” ose ikja e truve ishte karakteristike për Bullgarinë. Tani procesi ndryshohet.

“Në Bullgari ka një standard, i cili është i lartë për vende të treta, që të bëhet ajo një vend tërheqës për punë – thotë Kamen Kolevi, duke theksuar se çështja është të bëhet zgjedhja më e mirë për nevojat e punëdhënësve. – Duhet të bëjmë diferencën midis specialistëve me arsim të lartë dhe me kualifikim të lartë. Këto dy nocione nuk koincidojnë plotësisht.”

Disa punëdhënës pohojnë se Bullgaria ka nevojë dhe për specialistë në fushën e teknologjive të informacionit. Kurse ky është sektori në Bullgari me arritje më të mira, madje në plan botëror.

“Tradicionalisht ne kemi specialistë shumë të mirë në këtë fushë dhe ata kanë përparësinë se mund të punojnë në Bullgari dhe të marrin rroga sipas standardit evropian. Pikërisht për këtë shkak biznesi zgjerohet, puna shtohet dhe nuk do të jetë e habitshme po të duhet të importojmë specialistë nga jashtë.”

Punëdhënësit bullgarë shpresojnë të plotësojnë vendet e pazëna të punës me specialistë nga Serbia, Kroacia, Ukraina, Rusia, Moldavia...

“Standardet tona janë të ngjashme, por ne kemi disa përparësi – komenton Kamen Kolevi, duke shtuar se kjo është çështje e marrëveshjeve konkrete, rrogave, kushteve të punës dhe perspektivave të zhvillimit. – Këto vende janë furnizues potencialë me krah pune për Bullgarinë.”

Pas tre vjetëve do të hiqen të gjitha barrierat para mundësisë që bullgarët të punojnë në BE. Kjo do të jetë dhe vala e fundit e ikjes së truve dhe specialistëve me kualifikim të lartë. Atëherë biznesi bullgar do të ketë nevojë për kartën blu.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD