Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përkrahje ndaj të rinjve, të rritur në jetimore

Projekti “Banesë e mbrojtur – Së bashku”
Foto: http://dbm.bg-mamma.com
Të rinjtë, të rritur në institucione të specializuara për fëmijë të braktisur, shumë shpesh ndeshen me vështirësi serioze sa i përket integrimit të tyre në shoqëri. Shansi i këtyre fëmijëve për sukses në jetë është relativisht më i ulët, sesa i moshatarëve të tyre, të rritur në një mjedis familjar. Tashmë disa vite fondacioni “Lëvizja e nënave bullgare” nëpërmjet projektit “Banesë e mbrojtur – Së bashku” propozon mundësi për integrimi social, arsim dhe realizim profesional të këtij grupi social.

Para pak kohe organizata joqeveritare startoi dhe një projekt të ri – “Adaptim social i të rinjve”, i cili financohet nga fondi social evropian i BE-së. Nëpërmjet tij 20 të rinj të moshës nga 18 deri në 26 vjeç në vazhdim të një viti do të marrin përkrahje individuale në varësi nga nevojat e tyre konkrete. Qëllimi është përmirësimi i mënyrës së tyre të jetesës dhe përballimi i përjashtimit social dhe pasojave të tij. Të gjithë të rinjtë në moshën mbi 18 vjeç, të cilët janë rritur në institucione të tilla të specializuara, mund të kandidojnë për përfshirje në program. “Një prej kërkesave tona është që ata të kenë ambicien për t’i përballuar vetë problemet dhe të kenë dëshirën për të mësuar, sepse një prej mundësive, që do t’u ofrojmë është pikërisht mundësia për t’u kualifikuar” – shpjegoi zonja Karolina Shojleva nga fondacioni “Lëvizja e nënave bullgare” dhe koordinatore e projektit. Të rinjtë do të kenë të drejtën e dy kurseve falas, kurse ata, të cilët nuk e kanë mbaruar arsimin e tyre të mesëm, do të kenë mundësinë ta vazhdojnë.

Çfarë janë problemet kryesore, me të cilat ndeshen këta të rinj?

“Problemet kryesore, me të cilat ata po ndeshen, janë elementare për njerëzit, të cilët kanë jetuar në një mjedis familjar – thotë Karolina Shojleva. – Për shembull si të kujdesen për buxhetin familjar, si t’i paguajnë rregullisht qiratë, si të lidhin kontratë pune, si të shkojnë te mjeku. Këto janë probleme të vogla për të rinjtë, të cilët janë rritur në familje. Mirëpo fëmijët nga jetimoret nuk kanë pasur shembullin e prindërve të vet, nga i cili të mësohen.”

Ja se çfarë tjetër na shpjegoi zonja Shojleva për ndihmën konkrete, që marrin fëmijët nga jetimoret:

“Në këtë projekt ofrojmë ndihmë të një punonjësi social, të një psikologu dhe të një juristi. Punonjësi social është në një lidhje të drejtpërdrejtë me të riun dhe ai i përgjigjet çdo një nevoje të të riut, për shembull po të ketë ndonjë problem shtëpiak, ose po të duhet të shkojë deri në ndonjë institucion, kështu qe herën tjetër i riu t’i zgjidhë vetë këto probleme. Punonjësi social do t’i vizitojë në shtëpitë e tyre dhe do t’i këshillojë se si të përmirësojnë kushtet e jetesës. Psikologu do t’i ndihmojë të rinjtë, po të kenë probleme – rrjedhim i qëndrimit të tyre në jetimore. Juristi do t’i këshillojë po të lidhin kontratë pune, sepse shumë prej të rinjve nga jetimoret fillojnë punë menjëherë pas daljes nga institucioni dhe duhet të jenë në dijeni për të drejtat e tyre. Përveç kësaj ai do t’i mësojë se çfarë janë detyrimet e tyre si shtetas të Bullgarisë, sepse përveç të drejtash, ne kemi dhe detyrime. Do t’i mësojë gjithashtu se si të nënshkruajnë kontrata për qira, do t’i ndihmojë dhe në disa raste të tjera personale. Për shembull, shumë prej fëmijëve të braktisur në jetimore, kanë prindër ose të afërm biologjikë. Paradoksi në shtetin tonë është se këta fëmijë të braktisur kanë detyrime ndaj të afërmve të tyre biologjikë, në rast se ndonjë prej tyre vdes, për shembull sa i përket pagimit të kredive ose të tatimeve të të vdekurit ndaj shtetit. Në këtë rast juristi ynë do t’i këshillojë të rinjtë se si të reagojnë, çfarë ndihmë nevojitet dhe si të rregullojnë dokumentet e domosdoshme.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla Bullgare e së Dielës

Pasuesit e sotëm të Najden Gerovit në Britaninë e Madhe

E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një mësuese bullgare me më shumë se 35 vite përvojë pune në disa shtete evropiane, Ilijana Bojaxhieva Smit..

botuar më 25-04-01 7.30.PD

“Një dorë e shtrirë. E juaja” - një ekspozitë fotografike tregon historinë e jetës së qenve endacakë

Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e kryeqytetit të adoptojnë një kafshë shtëpiake. Nisma është e Ndërmarrjes Komunale të Sofjes "Ekoravnovesie"..

botuar më 25-04-01 6.10.PD

Mbi 7 mijë persona nga vende jo anëtare të BE-së kërkojnë punë në vendin tonë

Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe..

botuar më 25-03-31 11.51.PD