Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plan i ngutshëm për përvetësimin e fondeve evropiane në Bullgari

Ministri i administrimit të mjeteve nga BE-ja Tomisllav Donçev shpreson se viti 2011 do të jetë më i suksesshëm.
Foto: BGNES
Sipas një rekomandimi të kryetarit të Komisionit Evropian Zhoze Barozu, qeveria e Bullgarisë ndërmori një plan të ngutshëm për përvetësimin e mjeteve nga fondet evropiane. Për një vit e gjysmë kabineti Borisov arriti të përvetësojë 10 për qind prej mjeteve, të destinuara për vendin tonë. Mirëpo sipas Komisionit Evropian kjo nuk mjafton dhe duhet të përmirësohet puna, sidomos në sektorët “Mjedis rrethues” – para se gjithash në fushën e “Ujërave”, dhe “Transport” – kryesisht në agjencinë “Infrastrukturë rrugore” dhe në kompaninë kombëtare “Infrastrukturë hekurudhore”. Ministri i administrimit të mjeteve nga BE-ja Tomisllav Donçev shpreson se me hapat e planifikuar në planin për përvetësim efektiv të mjeteve evropiane, viti 2011 do të jetë më i suksesshëm.

“Vitin 2010 e përfunduam me mbi 1,5 miliardë leva (rreth 750 milionë euro) pagime me mjete evropiane. Kjo përbën dhjetë për qind të financimit të parashikuar për vendin tonë, kurse qëllimi ynë për vitin 2011 është që këto pagime të arrijnë 20 për qind. Kjo do të thotë se vetëm gjatë vitit 2011 duhet të përvetësojmë mbi 1,5 miliardë leva. Mirëpo, që të kemi rezultate të mira në fund të periudhës programore 2007 – 2013 dhe deri në datën përfundimtare të pagimeve – dhjetor 2015, nuk mund të përvetësojmë mjetet evropiane në mënyrë normale. Duhet të zhvillohemi gradualisht dhe deri në fund të vitit 2012 duhet të kemi përvetësuar të paktën 35 – 40 për qind prej tërë shumës së destinuar për Bullgarinë gjatë kësaj periudhe.”

Që të përballohen të metat dhe të përshpejtohet tempi i absorbimit të mjeteve financiare nga BE-ja, plani i veprimit i qeverisë parashikon që deri në mesin e muajit shkurt të krijohet një hallkë e specializuar prej ekspertësh të huaj të kualifikuar në ndihmë të të gjithë sektorëve në administratën shtetërore, të cilët merren me administrimin e mjeteve evropiane. Pagimi i ekspertëve të huaj gjithashtu do të sigurohet me mjete nga fondet evropiane në kuadrin e programit operativ “Ndihmë teknike”. Qëllimi i këtij hapi është që të përmirësohen dhe të përshpejtohen procedurat e përvetësimit të mjeteve evropiane në Bullgari dhe institucionet përkatëse të fitojnë besimin e plotë të Komisionit Evropian që këtë vit. Ekspertët e huaj do të rekomandohen nga Banka Evropiane e Investimeve. Tomisllav Donçev shënoi se projektet e para më të rëndësishme, me të cilat do të merret hallka e specializuar, janë auto magjistralet “Marica” dhe “Struma” dhe vijat hekurudhore Plovdiv – Burgas, Kërxhali – Podkova.

Një moment tjetër i rëndësishëm në planin e veprimit të qeverisë për përmirësimin dhe përshpejtimin e përvetësimit të mjeteve evropiane për vitin 2011 është krijimi i një grupi mobil prej rreth 10 vetash, ndër të cilët ka kryesisht financierë, ekspertë në fushën e prokurimeve publike dhe inxhinierë ndërtimi. Ata do të ndihmojnë në vazhdim të disa ditësh në zbatimin e projekteve në kuadrin e programit operativ “Zhvillim regjional” dhe “Mjedis rrethues”.

Ndër masat e rëndësishme në planin e ngutshëm të përvetësimit të mjeteve evropiane është gjithashtu krijimi i një organi qendror për kontroll paraprak. Qeveria tashmë ka marrë “dritë jeshile” nga Komisioni Evropian për këtë plan. Ai do të bashkojë strukturat dhe agjencitë e ndryshme në administratën shtetërore për kontroll të fondeve evropiane. Qëllimi është që dokumentet, sidomos të projekteve të mëdha, të kontrollohen paraprakisht, kështu qe të mos ketë gabime të mëdha dhe të mos kthehen shuma të mëdha nga mjetet evropiane të destinuara për Bullgarinë, siç ndodhi në kuadrin e programeve të para aderimit ISPA dhe SAPARD.

Ndër hapat e rëndësishëm të planit të veprimit për përvetësim efektiv të mjeteve evropiane është politika e banesave për minoritetet, kryesisht për romët, me qëllim integrimin e tyre më të mirë. Qeveria ka në plan të fillojë një projekt për ndërtimin e banesave për romët, me mjete nga BE-ja në tri - katër bashki të vendit. Këtë herë ato do të ndërtohen nga vetë romët, me ndihmën e inxhinierëve dhe personave të tjerë kompetentë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD