Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi pret masa për gjallërim të ekonomisë

Viti 2010 ishte i vështirë për biznesin në vend, megjithëse Bullgaria arriti të ruajë stabilitetin makroekonomik dhe tatimet e ulëta.

“Jemi dëshmitarë të një eksporti që po rritet – thotë Vasil Velev, president i Asociacionit të kapitalit industrial, një nga organizatat e mëdha të punëdhënësve në vend. – Bullgaria është në vendin e parë në BE për nga rritja e eksportit. Degat e industrisë së nxjerrjes së mineraleve, metalurgjisë, ndërtimit të makinave, elektroteknikës, tekstilit, turizmit dhe bujqësisë shënuan rritje. Por ende kemi ulje në ndërtim, tregti dhe shërbime. Ka hapa pozitivë në absorbimin e fondeve evropiane, por nuk mund të mos përmendim këtu burokracinë e madhe, e cila pengon zhvillimin e projekteve.”

Vendi dalëngadalë del nga kriza dhe sipas punëdhënësve tani është momenti për një reformë vendimtare në administratën publike, e cila të përmirësojë mjedisin e biznesit. Këtu përfshihen përpjekjet për krijimin e një regjistri administrativ, i cili të sqarojë sa regjime të licencimit dhe regjistrimit janë në veprim dhe ngadalësojnë punën e biznesit. Taksat që paguan biznesi dhe baza, mbi të cilën llogariten ato, janë një çështje tjetër e rëndësishme, sipas punëdhënësve. Gjatë këtij viti do të zhvillohen zgjedhje lokale dhe presidenciale dhe në qoftë se përpjekjet përqendrohen në këtë drejtim, ka rrezik të humbet mundësia për përmirësim e mjedisit të biznesit në Bullgari, mendojnë punëdhënësit. Gjatë vitit 2011 Bullgaria duhet të shikojë më përpara dhe të ketë një koncept strategjik për zhvillim, thotë Vasil Velev. Sepse viti është i rëndësishëm, pasi tani planifikohet cikli i ardhshëm i buxhetit të BE-së – nga viti 2014 deri në vitin 2020. Nga prezantimi i Bullgarisë varet financimi që do të marrim në kuadër të programeve të ndryshme operative.

Nga Dhoma ekonomike bullgare kujtojnë se bashkitë kanë detyrime të papaguara ndaj biznesit, gjë që keqëson likuiditetin e ekonomisë. Edhe nga Dhoma tregtaro-industriale tregojnë reformën administrative si prioritet për vitin 2011. Sipas Ognjan Donevit, president i Konfederatës së punëdhënësve dhe industrialëve në Bullgari, viti 2011 do të jetë viti i falimentimeve mjekuese. Shumë firma që gjatë vitit të kaluar e shtynë ndërprerjen e veprimtarisë së tyre ekonomike, do ta bëjnë këtë gjatë këtij viti. Ai gjithashtu është i mendimit se prioritet për biznesin janë reformat në sektorin publik, si edhe lufta kundër konkurrencës jo lojale.

“Po, u bënë hapat e parë në fushën e sigurimit për pension – shton ai, – por njëkohësisht nuk u bë mjaft në fushën e reformës administrative, shëndetësore dhe gjyqësore. Dhe që të mos jemi gjithmonë kaq kritikë, duhet të pohojmë se për herë të parë në të vërtetë bëhen përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria lejoi furnizimin e mallrave dhe teknologjive nga Rusia për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”

Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..

botuar më 24-09-18 6.26.MD

Një kompani bullgare do të rinovojë termocentralin kryesor në Kosovë

Një projekt për riparimin e termocentralit të dytë më të madh në Kosovë fitoi Shoqatën Aksionare Bullgare “Bazë qendrore të riparimit energjetik” (CERB). Riparimi është në termocentralin “Kosova A” dhe është sipas planit të modernizimit të..

botuar më 24-09-17 9.58.PD
Ministri i Ekonomisë Petko Nikollov në “LB Bulgaricum”

Kompania shtetërore e qumështit po modernizon fabrikën e saj në Vidin

Në shtator filloi modernizimi i bazës prodhuese të kompanisë shtetërore të qumështit “El Bi Bulgaricum” në Vidin. Fillimisht, pritet të meremetohen frigoriferët në magazina dhe rrugicat që çojnë në ofiçina, si dhe parkingu përballë godinës, njoftoi..

botuar më 24-09-15 9.25.PD