Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Hekurudha Shtetërore Bullgare” në një rrugë të re

Trenat e rinj duken futuristike në sfondin e vagonëve dhe lokomotivave të vjetra
Foto: BGNES
Vagonë dhe lokomotiva të vjetra, infrastrukturë, që nuk mirëmbahet, personel jo të motivuar për punë, shpenzime, të cilat i tejkalojnë shumë të ardhurat nga biletat dhe taksat... “Nga pikëpamja teknologjike “Hekurudha Shtetërore Bullgare” në të vërtetë është e prapambetur shumë – pohoi ministri bullgar i transportit Aleksandër Cvetkov. Nuk investohet në zhvillimin e saj.” Bëhet fjalë për një nga kompanitë shtetërore evropiane, pronare të linjave hekurudhore. Kjo firmë ka borxhe të shumta ndaj personelit të vet, ndaj furnizuesve, ndaj sigurimit shtetëror. Dhe kjo ndodh në kushte të konkurrencës së madhe të kompanive të huaja transportuese dhe të firmave që ofrojnë lloje të tjera transportimi.

“Problemi financiar në të vërtetë është shumë i rëndë – tha Penço Popov, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Hekurudha Shtetërore Bullgare”. U kemi borxh shumë bankave dhe furnizuesve. Kemi përpunuar një program për ristrukturim të shoqatës dhe po zhvillojmë negociata për përkrahjen e këtij procesi. E kemi miratimin e Bankës Botërore. Po i përfundojmë këto negociata dhe të gjitha masat e ndërmarra deri tani për stabilizimin e shoqatës janë të drejta.”

Shoqata “Hekurudha Shtetërore Bullgare” nuk është e aftë për konkurrencë jo vetëm në tregun e transportimit të njerëzve, por edhe në transportimin e mallrave. Pronari i vërtetë i saj është shteti bullgar dhe çdo vit ai investon para në të – këto janë para, të cilat nuk kthehen dhe në praktikë në se shteti nuk e kishte financuar, firma do të kishte falimentuar para shumë kohe. Ministri i transportit dhe drejtoria e kompanisë hekurudhore janë të mendimit se gjërat nuk mund të mbeten kështu. Jo vetëm për shkak të kërkesave evropiane në lidhje me konkurrencën private, por edhe sepse shteti ka nevojë për para dhe nuk duhet të financojë firma humbëse. Përvoja evropiane tregon se kompanitë vetë mund të paguajnë shpenzimet e tyre dhe bile të fitojnë nga veprimtaria e vet. Para, të cilat pastaj investohen në përmirësimin e shërbimeve. Por korrigjimi i reputacionit të keq dhe shlyerja e borxheve nuk është punë e lehtë dhe në shumicën e rasteve ka nevojë për ndihmë të jashtme. Për këtë arsye parashikohet zbatimi i një plani radikal për modernizim, të përkrahur nga institucione ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian. Ministri i transportit është optimist: “I ndryshojmë gjërat kështu që kompanisë “Hekurudha Shtetërore Bullgare” t’i jepet mundësi të konkurrohet me sipërmarrësit tjetër në fushën e transportit.”

“Parashikojmë një ristrukturim të shoqatës në një strukturë mbajtëse” – informoi kryetari i këshillit drejtues të shoqatës “Hekurudha Shtetërore Bullgare” Vlladimir Vlladimirov. Sipas fjalëve të tij tashmë është shfaqur interes i huaj dhe brenda dy vjetëve shoqata mund të bëhet mbajtëse, kështu që në të të mund të hyjë një investitor të huaj. Deri tani interes kanë shfaqur kompani hekurudhore gjermane dhe austriake. Koha, në të cilën shoqata do të ristrukturohet në një kompani mbajtëse do të përdoret për shërimin e saj financiar.

Me lejimin e qeverisë bullgare Banka Botërore lëshoi një kredi prej 308 mln euro. Komisioni Evropian gjithashtu e miratoi këtë borxh. Por në fakt parat do të hyjnë në llogaritë e “Hekurudhës Shtetërore Bullgare” pas 5-6 muajve. Deri atëherë buxheti shtetërore do ta financojë shoqatën. Pritet se qeveria bullgare do të lëshojë 51 mln euro dhe këto mjete financiare do të kthehen në buxhetin shtetëror pas financimit nga ana e Bankës Botërore. Me parat e lëshuara nga organizata ndërkombëtare do të rifinancohen borxhe të tjera të “Hekurudhës Shtetërore Bullgare” dhe do të blihen vagonë të ri.

Nga shoqata informuan se gjatë muajve të fundit shënohet një rritje të vogël në transportimin e mallrave. Përveç kësaj një tendencë pozitive ka në të ardhurat për 8 muajt e para të vitit 2010 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2009.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Vlladimir Sëbev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD