Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Еurokomisioneri Algirdas Shemeta: “Bullgaria bën përpjekje të mëdha në luftën kundër keqpërdorimeve të fondeve evropiane”

Foto: BGNES
Në fund të javës së kaluar eurokomisioneri i çështjeve tatimore dhe doganore dhe i luftës kundër keqpërdorimeve Algirdas Shemeta e vizitoi Bullgarinë si pjesë e vizitave së tij në shtetet e BE-së. Qëllimi ishte që ai t’i diskutojë me kryeministrin Bojko Borisov dhe me autoritetet bullgare qëllimet kryesore të politikës doganore dhe tatimore dhe situatën në këtë sferë në Bullgari. Aksenti i bisedimeve ishte përparimi i Bullgarisë në luftën kundër keqpërdorimeve me mjetet financiare të ofruara nga BE-ja në kontekstin e gatishmërisë së Bullgarisë për aderim në Zonën e Shengenit.

Sipas fjalëve të eurokomisionerit Algirdas Shemeta pas takimit të tij me kryeministrin bullgar vlerësimi i Komisionit Evropian është: “Bullgaria bën përpjekje të mëdha në luftën kundër keqpërdorimeve me mjetet financiare të ofruara nga BE-ja. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis Shërbimit evropian për luftim kundër mashtrimit OLAF dhe Agjencisë bullgare për luftë kundër mashtrimeve janë shumë të mira. Shkëmbimi i informatës gjithashtu është në nivel të lartë dhe po zhvillohen operacione të suksesshme të përbashkëta. Është e dukshme se Bullgaria në të vërtetë bën çmos për tu ballafaquar me mashtrimet me mjetet financiare evropiane dhe kjo pranohet mirë nga Komisioni Evropian.”

Mirëpo eurokomisioneri Algirdas Shemeta nënvizoi se paralelisht me përparimin në këtë fushë akoma ekzistojnë probleme, të lidhura kryesisht me përfundimin gjyqësor të disa hetimeve të OLAF-it, me të cilat ishin ngarkuar autoritetet gjyqësore bullgare. Sipas fjalëve të tij shpesh në raste të tilla Komisioni Evropian nuk sheh rezultate të mira përfundimtare. Ai shpreson se legjislacioni i ri i Bullgarisë do të krijojë kushte të përshtatshme për përfundimin e kënaqshëm të çështjeve të mashtrimeve. Sipas tij “është e rëndësishme që legjislacioni i ri në të vërtetë të aplikohet nga magjistratët”. Eurokomisioneri është i mendimit se një problem i madh janë mjetet financiare të keqpërdorura në kuadrin e programeve evropiane paraaderues, të cilat nuk janë kthyer. Shumica prej tyre janë adoptuar nga programi SAPARD dhe në fakt janë një trashëgim i rëndë i qeverisë bullgare – tha Algirdas Shemeta. “Në Bullgari punohet për zgjidhjen e të dy çështjeve – tha kryeministri bullgar Bojko Borisov. Me ndryshimet legjislative të sapopranuara hetimet e OLAF-it tashmë pranohen si provë materiale.”

“Jam i bindur se gjatë vitit të ardhshëm në sistemin gjyqësor Bullgaria do të jetë më e saktë dhe më e përpiktë. Sepse magjistratët gjithashtu shikojnë se secili raport për Bullgarinë fillon me temën “sistemi gjyqësor” dhe në shumicën e rasteve për të flitet në aspekt negativ – tha Bojko Borisov. – Dhe kjo do të thotë para dhe autoritet. Me këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë varen parat, të cilat do t’i marrim nga fondet evropiane. Për këtë arsye mendoj se në këtë fushë gjatë këtij viti do të punojmë në mënyrë më efektive.”

Ishte diskutuar dhe tema aktuale për aderimin e Bullgarisë në Hapësirën Shengen. Nga pikëpamja teknike shteti ynë do të jetë gati për këtë gjatë muajit mars 2011, kur do të mblidhet Këshilli i BE-së. Shteti ynë tashmë ka përdorur 100% të mjeteve evropiane që ofrohen për përgatitje teknike për aderim në Hapësirën Shengen dhe Parlamenti bullgar pranoi 5 ndryshime legjislative në këtë lidhje – në Ligjin për mjetet e posaçme hetimore, në Ligjin për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Ligjin për dokumentet personale. Që nga nëntori i vitit 2010 Bullgaria është pjesë e Sistemit informativ të Shengenit. Disa shtete anëtare të BE-së tashmë dërguan letra në Komisionin Evropian, me të cilat kërkuan që Komisioni Evropian ta mbështjellë pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën Shengen me Mekanizmin për bashkëpunim dhe kontroll në fushën “Drejtësi dhe çështje të brendshme”.

“Duhet të jetë e qartë se nuk ekziston një lidhje e qartë midis aderimit në Hapësirën Shengen dhe Mekanizmit për bashkëpunim dhe vlerësim të KE-së – ishte kategorik eurokomisioneri Algirdas Shemeta. Secili shtet anëtar i BE-së duhet pasur mendim të vet për gatishmërinë e shteteve kandidate për anëtarësi në Zonën Shengen. Duke folur për luftën kundër mashtrimeve KE-ja i vlerëson angazhimet e qarta nga ana e qeverisë bullgare. Tani vetëm ka nevojë për rezultate konkrete, të dukshme dhe për zgjidhje të problemeve. Unë personalisht shikoj përparim të madhe në këtë sferë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD