Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2011 – Viti botëror i pyllit

OKB-ja e shpalli vitin 2011 Vit botëror të pyllit me qëllim të rritet informimi dhe angazhimi i shoqërisë me ruajtjen e kësaj pasurie të madhe të planetit. Motoja e fushatës “Pyll për njerëzit” thekson rëndësinë e madhe të pyjeve për të ardhmen e planetit dhe njerëzimit. Pyjet u japin strehë njerëzve dhe kafshëve, ruajnë shumëllojshmërinë biologjike, janë burim i ujit, ajrit të pastër, ushqimit, barnave mjekësore. Të mos harrojmë rëndësinë e tyre të madhe për formimin e klimës së planetit dhe aftësinë e tyre “të gëlltitin” dyoksidin karbonik – një nga faktorët për ngrohjen globale. E gjithë kjo mund të shihet në shenjën grafike të Vitit botëror të pyllit: http://www.un.org/en/events/iyof2011/logo.shtml/

Në Bullgari pyjet zënë një të tretën e territorit kombëtar dhe janë ndër më të ruajturat në Evropë. Rrjeti rrugor ende nuk ka hyrë në thellësi të maleve tona dhe Bullgaria është ndër pak vendet, ku mund të shihen pyje të virgjëra. Një shans i madh dhe për shkencën, e cila mund të studiojë kënde, ku nuk ka ecur këmbë njeriu.

Për ruajtjen e mirë të pyjeve bullgare flet fakti se në to mund të ndeshet ari ose ujk – bisha të mëdha që tashmë janë të rralla në Evropë. Një fakt interesant është se madje në malin Vitosha afër kryeqytetit Sofje ende ka arinj, megjithëse numri i tyre pakësohet dalëngadalë. Është e madhe shumëllojshmëria e kafshëve të egra të tjera, zogjve, fluturave, zvarranikëve në pyjet bullgare. Si edhe e botës bimore. Nuk është i rastit fakti se Bullgaria është ndër eksportuesit më të mëdhenj të barnave mjekësore. Malet tona të larta ofrojnë një pamje madhështore drurësh halorë. Kurse shumëllojshmëria e drurëve gjethorë mund të vlerësohet më mirë gjatë vjeshtës me nuancat e pafund të gjetheve të tyre. Në udhëkryqin e disa zonave biogjeografike, në pyjet bullgare mund të shihni si lloje alpine drurësh në malet Rilla, Pirin dhe Stara planina, ashtu edhe lloje mesdhetare në malin Stranxha në jug.

Një pjesë e madhe e pyjeve bullgare janë përfshirë në rrjetin e territoreve të mbrojtura që është garanci për ruajtjen e tyre. Le të shpresojmë se do të ndalet ndërhyrja arrogante e sipërmarrësve në fushën e ndërtimit madje në territoret e mbrojtura. Mbrojtësit e natyrës dhe sipërmarrësit ende luftojnë në disa pika të nxehta në malet Rilla, Pirin dhe Vitosha për shkak të planeve për ndërtim të vendpushimeve të mëdha në zona të mbrojtura. Një kërcënim tjetër për pyjet bullgare është gjuetia pa leje. Shpresat janë se Ligji i ri për pyjet do të kontribuojë për zgjidhjen e këtij problemi.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Darko Anaçkov

Darko Anaçkov: Ne po punojmë për të kapërcyer paragjykimet ndaj bullgarëve në Serbi

Një hap përpara, dy mbrapa - i tillë është hapi i vallëzimit të marrëdhënieve bullgaro-serbe sipas Darko Anaçkov, kryetar i organizatës së vetme bullgare në qytetin e Vranjës. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ai e cilësoi nivelin aktual të..

botuar më 25-03-10 7.30.PD

Mbi 4000 studentë nga e gjithë bota duan një stazh në institutin INSAIT në Sofje

Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..

botuar më 25-03-06 2.12.MD

Rrethi i Jetës: Si Rodopet Lindore u bënë një model për një ekosistem të rimëkëmbur

Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..

botuar më 25-03-05 7.20.PD