Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndarje me Nadka Karaxhovën

Këngëtarja Nadka Karaxhova do të mbetet në historinë e muzikës popullore bullgare me interpretimet e saj të bukura.
Foto: arkiv
Mjeshtëri nga klasa më e lartë - vetëm kështu mund të flitet për interpretimet e këngëtares Nadka Karaxhova. Disa prej tyre qenë arritje kulmore në artin popullor bullgar të të kënduarit. Zëri i saj qe tingëllues dhe i pastër si lumi i kthjellët, kurse stilin e saj e përcaktonin modelet melodike dhe ritmike të krahinës së Trakisë rrethi i Pazarxhikut.

Nadka Karaxhova ka lindur gjatë vitit 1937 në fshatin Tri vodici në familje me këngëtarë të talentuar. Prej tyre ajo grumbullon këngët e saj - për barinjtë, këngë dashurie, për ritet e ndryshme, për korrjet... “Në dhuntinë për të kënduar të Nadkës ka një shkëlqim të veçantë, artistizëm, që nuk kërkon një gjest nga jashtë, por një lidhje të brendshme me dëgjuesin”- shkruan për të shkrimtari Borisllav Gjerontiev. Kritika muzikore te ne dhe jashtë shtetit po kështu është e një mendimi - një këngëtare e madhe, bilbil!

Një shans i madh profesional në karrierën e saj të shkëlqyer është takimi me kompozitorin Filip Kutev. Në ansamblin e tij Nadka Karaxhova këndon në vazhdim të 40 vjetëve. Zëri i saj, i ngjashëm me zërin e bilbilit, tingëllon në dhjetëra vende në Evropë, Azi, Afrikë dhe në Amerikën Latine. Këngët e saj si për shembull “Dragana dhe bilbili”, “Pllanino, Stara pllanino” u bënë të njohura dhe janë një pjesë e pandarë nga repertori i ansambleve bullgare. Karriera e saj është e lidhur po kështu me koret “Zërat Kozmik të Bullgarisë”, “Engjëjt”, “Zërat e mëdhenj të Bullgarisë”. Përpara 15 vjetëve Nadka Karaxhova krijoji dhe lidhi fatin e vet me kuarteti “Sllavej”, në të cilin këndon dhe vajza e saj. Me këtë kor këngëtarja këndoj në Spanjë, Francë, Izrael, shumë herë në Japoni, në skaje të largëta të botës (Guatemala, Kaledonia e Re) që të mësoi botën sesa të bukura janë këngët popullore bullgare. Në Japoni kënga e saj “Pllanino, Stara pllanino” ka një sukses fenomenal, kurse këngë të tjera të saj janë të përfshira në albumin nga vargu “Polifonia Bullgare”.

Një sukses të madh ka dhe një këngë tjetër e saj “Ka filluar të belbëzojë qengji”. Kjo është kënga e parë popullore bullgare, e cila ka marrë pjesë në një klasifikim të huaj. Gjatë vitit 1979 jehona nga këngët e saj është kaq e madhe saqë shkakton botimin e një pllake gramafoni në Londër me 2 këngë të Nadka Karaxhovës.

Këngët i sollën Nadka Karaxhovës dekorata të shumta – si dekoratat më të larta të Republikës së Bullgarisë, medalje të arta nga Festivalet botërore të rinisë, “Dekorata Bratisllava”, dekorata prestigjioze “Nestinarka” për një kontribut të plotë ndaj artit popullor bullgar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD