Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cikli i koncerteve “Viva la muzika”

Gjatë vitit 2010 cikli i koncerteve “Viva la muzika” hyri në sezonin e vet të tretë. Fillimi u vu në vitin 2008 nga dirigjentja korale dhe pedagoge universitare Venecija Karamanova.

Cikli i koncerteve “Viva la muzika” ka parahistorikun e vet, që ka të bëjë me emrin e profesoreshës së ndjerë Lilija Gjuleva. Ajo ishte pedagoge shumëvjeçare në Akademinë Kombëtare Muzikore dhe dirigjente e Korit “Hristina Morfova”. Profesoresha Gjuleva organizonte një cikël të koncerteve me të njëjtin emër kushtuar muzikës korale. Pas një ndërprerjeje pothuajse tetë vjeçare, cikli i koncerteve “Viva la muzika” u ringjall. Dy janë organizatoret e veprimtarisë së tanishme – Venecija Karamanova – dirigjente e dytë e Korit të Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare dhe Tanja Nikleva – dirigjente e Korit “Hristina Morfova”. Ato zgjedhin artistët, hartojnë programet, përhapin afishet. Më shumë hollësi sjell zonja Karamanova:

“Cikli i koncerteve “Viva la muzika” u rimëkëmbë për nderë të profesoreshës së ndjerë Gjuleva. Doli që ideja është shumë aktuale dhe ndaj saj shfaqet interes të madh. Prandaj vendosëm të pasurojmë gjinitë muzikore, megjithëqë prioritet ka muzika korale. I kushtojmë një vëmendje të madhe talenteve të reja, lidhjeve midis brezave. Përpiqemi të ftojmë muzikantë nga mbarë bota. Gjatë vitit 2010 “Viva la muzika” shënoi përvjetorin e 85-të të lindjes së akademikut Nikollaj Kaufman – shkencëtar i njohur bullgar, kompozitor, njohës i respektuar i folklorit muzikor bullgar. Në koncert mori pjesë edhe Kori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore “Pirin”. Ai interpretoi disa përpunime prej autori të akademikut Kaufman.

Koncertet e stinës së tretë të ciklit “Viva la muzika” organizohen me përkrahjen e Lidhjes së Aktivistëve Muzikorë dhe të Vallëzimit në Bullgari dhe të Shoqatës së Dirigjentëve Koralë Bullgarë. Në kuadrin e programeve të sezonit 2010-2011 u shënua jubileu 50-vjeçar i Shkollës Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov” në qytetin Pleven. Muzikantët e rinj u prezantuan me Ansamblin e Perkusioneve “Akcent” dhe me Orkestrën me Tela të Muzikës së Dhomës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Në anën tënde"

Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..

botuar më 25-01-30 6.10.PD

“Saracta” na zhyt në misticizmin e bullgarëve të vjetër

Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..

botuar më 25-01-29 6.05.PD

Pas dy albumeve solo Petko Sllavov prezantoi këngën e tij më të re

Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..

botuar më 25-01-28 6.40.PD