Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Toka e askujt, ku vera takohet me historinë

Kantina “Katarzhina” është një atraksion tërheqës për të gjithë adhuruesit e verës.
Foto: Elena Karkallanova

Një Bullgari e ndryshme – kjo është përshtypja e çdo një vizituesi të zonës kufitare midis Bullgarisë dhe Greqisë afër pikës së kalimit kufitar Kapitan Petko Vojvoda. Sot përmes rrethimeve, të cilat 45 vjet e kanë ndarë kapitalizmi nga socializmi, hyjmë në territorin e një prej kantinave më të reja të verës të vendit. Pronari i saj është një francez me rrënja polake, kurse kantina e ka emrin e vajzës së tij Katarzhina. Kryeenologu i kantinës e ka origjinën e vet në Korsikë dhe shpreson te përkrahja e dy profesionistëve bullgarë – binjakët Ivan dhe Svilen Kisjovi.

Kantina e verës ndodhet jo shumë larg Sofjes dhe Stambollit kozmopolit dhe është edhe më afër bregdetit grek. Ajo është një atraksion tërheqës për të gjithë adhuruesit e verës dhe për të gjithë ata, të cilët e praktikojnë turizmin e verës. Pikërisht ky ishte vendi, ku para pak kohe somelierë nga mbarë bota u njohën me specifikat e verërave bullgare gjatë një konkursi ndërkombëtar të somelierëve. Filozofia se “vera e bukur varet kryesisht nga hardhia” ripohohet nga vreshtat, që nuk mund të mos u bëjnë përshtypje vizituesve. Në mes të tokës së mbjellë me hardhi gjendet dhe kantina, e cila sipas fjalëve të Ivan Kisjovit është unikale nga pikëpamja arkitekturore:

“Vetë konstruksioni i kantinës është unikal. Gjatësia e hapësirës, ku prodhohet vera, është 22 metra. Godina është me mure të dyfishta, të ndërtuara me tulla dhe me dy izolime. Kështu temperatura në punishte dhe tek fuçitë nuk ndryshohet gjatë tërë vitit. Ajo është rreth 14 – 15 gradë Celsius dhe është shumë e përshtatshme për verën.”

Lagësia dhe temperatura në hapësirën, ku ruhet vera, gjithashtu janë të natyrshme dhe jashtëzakonisht të përshtatshme për vjetrimin e saj. Është interesant fakti se vetë vera ruhet në fuçi franceze, të bëra prej dushku.

“Në fuçitë e dushkut prej 400 litrash fermentojnë verërat më të mira dhe më të shtrenjta – shpjegon enologu i kantinës. – Këtu vera mbetet për të paktën 6 – 7 muaj. Vera e shtrenjtë kërkon një fuçi të shtrenjtë dhe rrush cilësor.”

Aplikohen teknikat tradicionale të prodhimit të verës, duke pasur parasysh specifikën e tokës dhe veçoritë e klimës. Vizituesit e kantinës kanë mundësinë ta ndjekin rrugën e verës që nga vreshti e gjer te gota. Shëtitja në kantinë kalon përmes një labirinti prej rrugicash të ngushta dhe të errëta, ku vera, e derdhur në shishe vjetrohet. Dalja e labirintit çon në një sallë degustimi, ku vizituesit mund të provojnë nga verërat tradicionale të bardha dhe të kuqe. Nuk mund të mos ndaloheni dhe mbi disa prej mureve ose fuçive të pikturuara me mjeshtëri të madhe. “Arti është në piedestal në kantinën tonë”, thotë enologja Galina Niforu dhe shton:
“Kudo mund të shihni fuçi me piktura mbi to. Ato janë krijuar nga një grup piktorësh nga Veliko Tërnovo. Kemi 40 – 50 fuçi të tilla në tërë kantinën, kurse në restorant do të shihni plastika të piktorëve të ndryshëm. Kantina jonë është një urë midis verës dhe artit. Rajoni vizitohet jo vetëm nga bullgarët, por dhe nga adhuruesit e huaj të verërave bullgare.”

Rajoni, ku gjendet kantina, është i njohur me historinë dhe traditat e tij të lashta. Zbulime mbi 5000 vjeçare dëshmojnë se trakët, romakët dhe bullgarët kanë jetuar në këto troje dhe janë marrë me prodhim vere. Jo shumë larg kantinës, rreth një orë udhëtim me veturë, gjendet vendi i shenjtë nga Antikiteti Perperikon, por po të mos disponojnë mjaftë kohë, turistët mund të vizitojnë fshatin Mezek, i cili ndodhet vetëm 10 kilometra larg kantinës.

“Në Mezek gjendet një prej varrezave më të ruajtura trake, e cila është e hapur për vizituesit – shpjegon Galina Niforu. – Atje ka një kështjellë shumë të bukur nga Mesjeta. Në të kaluarën e largët ajo ka qenë një garnizon bizantin, kurse pas kësaj është përdorur nga bullgarët. Një pjesë prej garnizonit është krejtësisht e ruajtur dhe është atraksion për turistët, të cilët vijnë që të gërshetojnë degustimin e verës me shëtitjen nëpër trashëgiminë bullgare.”

Legjendat për betejat madhështore bëhen realitet, po të vizitoni fshatin Matoçina dhe kështjellën Bukellon nga shekulli i XII – XIV, rreth 30 kilometra larg kantinës. Atje u zhvillua beteja epike nga viti 1205, në të cilën ushtria e mbretit Kallojan i mundi kryqëzatësit dhe zuri rob perandorin bizantin Balduin. Udhëtimi deri në këtë rajon të bukur dhe me diell të Bullgarisë është një përjetim i paharrueshëm. Ne kujtime mbeten legjendat për betejat epike, për misteret e Dionisit dhe për flladin e historisë, që po ndihet nga rrënjat e hardhive.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Elena Karkallanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD