Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investimet e huaja në Bullgari gjatë vitit 2010

Shkëmbimi i investimeve të huaja në Bullgari gjatë vitit 2010 është ulur mbi tri herë në krahasim me vitin e kaluar. Deri në muajin tetor investimet e drejtpërdrejta të huaja në vend kanë arritur afro 850 milionë euro, gjersa gjatë vitit 2009 shkëmbimi i mallrave ka qenë më shumë se 2.5 miliardë euro. Këtë e tregojnë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare, të cilat ende nuk janë përfundimtare, Më të mëdha janë investimet në Holandë, Rusi dhe Qipro. Në të njëjtën kohë kompanitë bullgare i kanë rritur kapitalet e tyre jashtë me afro 130 milionë euro. Nga ana tjetër, nga gjithsej 3 200 firma të huaja, të cilat investojnë në Bullgari, 2 200 kanë investuar resurse të reja financiare në biznes, kurse mijëra kompani kanë tërhequr investimet e tyre nga vendi. Ato janë kryesisht në sferën e financave, lizingut dhe tregtisë. Të dhënat janë të Agjencisë Bullgare të Investimeve. Megjithatë pritjet janë që deri në fund të vitit investimet e drejtpërdrejta të huaja të arrijnë një miliard euro. Pjesa më e madhe prej tyre janë në sektorin e industrisë dhe në atë të energjetikës. “Vetëm 5 për qind e investimeve këtë vit janë në sferën e financave, pronësisë së patundshme dhe tregtisë. Gjersa gjatë pesë viteve fundit këta sektorë tërhiqnin nga 60 deri në 90 për qind prej investimeve të përgjithshme në vend” – komentoi situatën kryetari i Agjencisë Bullgare të Investimeve Borisllav Stefanov dhe saktësoi:

“Kjo, që është ndryshuar për shkak të krizës në krahasim me vitin e kaluar, është fakti se në ndërmjetësinë financiare, pasurinë e patundshme dhe tregti ka një miliard e gjysmë më pak investime – tha Borisllav Stefanov. – Duhet të saktësojmë se pikërisht këta sektorë ndikohen më shumë nga koniunktura në ekonominë botërore. Në fakt ulja i detyrohet faktit se aktualisht bankat nuk livrojnë lehtë kredi dhe kjo nga ana e vet ndikon dhe mbi tempin e ndërtimit. Kështu u ulën investimet në këta sektorë.”

Sipas Borisllav Stefanovit, viti 2010 është më i dobët për nga investimet gjatë 10 viteve të fundit. Investimet në pasuritë e patundshme janë ulur me gjysmë në krahasim me vitin e kaluar. Gjersa gjatë vitit 2009 ato kanë qenë më shumë se 500 milionë euro, gjatë këtij viti janë ulur deri në 250 milionë euro. E njëjta gjë i përket tregtisë. Kur njerëzit dispononin më shumë mjete, blinin më shumë. Atëherë firmat kishin interes për të investuar në zyrat bullgare, por gjatë këtij viti konsumimi u kufizua në një mënyrë drastike dhe kjo çoi deri në kufizime të investimeve në tregti.

Cilat janë parashikimet e Agjencisë Bullgare të Investimeve?

“Në industri, energjetikë dhe në teknologjitë informative gjatë vitit 2011 presim investime për të paktën një miliard e 200 – 300 mijë euro – i përvijon tendencat Borisllav Stefanov. – Rritje drastike të investimeve të huaja mund të ketë vetëm në rast stabilizimi të ndërmjetësisë financiare, ndërtimit dhe tregtisë me pasuri të patundshme. Në rast se ka rritje gjatë vitit tjetër, mund të priten akoma disa qindra milionë euro. Mendoj se vitin tjetër investimet e huaja do të kthehen në nivelin e vitit të mëparshëm dhe do të arrijnë tre miliardë euro.”

Që të tërheqë më shumë investime në ekonominë bullgare, qeveria ka përpunuar një projekt me vlerë 10 milionë euro, i cili do të reklamojë Bullgarinë si një destinacion të mirë për investime.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD