Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aderimi i Bulgarisë në Hapësirën Shengen – prioritet i kryesisë hungareze të BE-së

Hungaria e mbështet aderimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen që të garantohet e drejta e lëvizjes së lirë të qytetarëve të tyre në BE – tha ambasadorja e Hungarisë Judit Lang
Foto: BGNES
Sot në mënyrë simbolike dorëzohet stafeta e kryesisë së BE-së. Pas Belgjikës nga janari i parë i vitit 2011 në krye të Bashkimit do të jetë Hungaria. Sipas fjalëve të ambasadorit hungarez në Bullgari zonja Judit Lang aderimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Hapësirën Shengen është një nga prioritetet e kryesisë hungareze. Kontrollimi i fundit i gatishmërisë së Bullgarisë përfundoi më 3 dhjetor të këtij viti dhe vlerësimi ishte shumë i mirë. Sipas fjalëve të kryeministrit Bojko Borisov shteti ynë ka përdorur 100% të mjeteve financiare të parashikuara për aderimin e shtetit tonë në Hapësirën Shengen dhe kufijtë bullgarë janë të sigurt.
Pritet se në fillimin e janarit do të krijohen grupet e punës për përgatitjen e raportit zyrtar për gatishmërinë e Bullgarisë dhe Rumanisë. Pastaj aderimi i të dy shteteve duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian.

“Përgatitja e Bullgarisë dhe Rumanisë për aderim në Hapësirën Shengen filloi gjatë vitit 2008 – tha ambasadori belg në Sofje Mark Mihelsen. – tashmë ka përparim të dukshëm në administrimin e kufijve, në bashkëpunim dhe në punën me Sistemin Informativ të Shengenit.” Sipas fjalëve të tij shteti ynë është në rrugën e saktë dhe akoma gjatë kryesisë belge të BE-së, në fillim të dhjetorit ishte vendosur që jo më vonë se dy muaj duhet të jetë gati raporti për Bullgarinë, për sukseset e arritura të qeverisë bullgare në rrugën drejt Hapësirës së Shengenit.

Dy nga shtetet e mëdha të BE-së Franca dhe Holanda insistojnë që hyrja e Bullgarisë dhe Rumanisë në Hapësirën Shengen të bëhet jo vetëm pas përgatitjes së raportit teknik për gatishmërinë e të dy shteteve, por edhe pas përfundimit të raportit vjetor të korrikut të KE-së për vitin 2011 për vlerësimin e arritjeve të shteteve në sferën e “Drejtësisë dhe çështjeve të brendshme”.

“Për të gjithët në BE-në është e qartë se Bullgaria është gati të aderohet në Hapësirën Shengen – komentoi ambasadori i Francës në Bullgari Filip Otie. – Ajo garanton se i mbron në mënyrë të suksesshme kufijtë e jashtëm të BE-së. Një nga qëllimet e ekzistimit të Zonës së Shengenit është parandalimit të imigrimeve nga Afrika. Fluksi i imigracionit të paligjshëm nga Afrika kalon kryesisht përmes Turqisë dhe Greqisë. Dhe kjo është në afërsi të drejtpërdrejt të Bullgarisë. Unë dua të theksoj jo vetëm mbi parametrat teknike, por edhe mbi njerëzit – a do të mund institucionet bullgare t’i kundërvihen korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar? I përkrahim përpjekjet e Bullgarisë në këtë drejtim. Por të gjitha institucionet duhet të arrijnë rezultate të qëndrueshme, posaçërisht duke folur për sistemin gjyqësor.”

Sipas ministrit bullgar të punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov sistemi i Shengenit është një sistem me rregulla të ashpra të kontrollit, jo vetëm të kufijve të jashtëm, por edhe për kontrollimin e territoreve të të gjitha shteteve evropiane.

“Bullgaria dëshiron dhe mund t’i zbatojë të gjitha këto rregullat – tha ai. – Kjo është me rëndësi jo vetëm për sigurinë e anëtarëve të BE-së, por edhe për sigurinë e vetë Bullgarisë. Për këtë arsye dëshirojmë që vlerësimi për Bullgarinë të bëhet mbi bazën e kritereve të sakta teknike. Bullgaria mund të mbajë këtë përgjegjësi në plan afatgjatë në përputhje me kriteret më të larta të BE-së” – ishte kategorik Nikollaj Mlladenov.

Në Bullgari tashmë punon një qendër i vizave që mund ta garantojë sigurinë e Sistemit Informativ të Shengenit dhe në konsullatat bullgare në tërë botën po punohet me viza biometrike – shpjegoi Nikollaj Mlladenov.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD