Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është gati për teknologjitë e së ardhmes

Foto: Архив
Bill Gejts kërkon të marrë në punë 3 mijë bullgarë në kompaninë Microsoft
Për të tanimë punojnë 12 mijë specialistë bullgarë. Nga ana e tij Hewlett-Packard zgjodhi Bullgarinë mes mbi 30 vendeve si një destinacion për zgjerimin e veprimtarisë së tij autsorsing.

Bullgarët janë personat me një influencë më të madhe në hapësirën e internetit në kuadrin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Pas nesh janë Rumania, Turqia, Serbia, Greqia dhe Moldavia. Këto janë të dhëna të organizatës për internet-biznes dhe marketing në Evropën Qendrore dhe Lindore Webit. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se, njeriu kalon 22% nga koha e vet në internet. Specialistët e organizatës kanë bërë studime të online tregut bullgar dhe kanë saktësuar se, mezi 8% nga bullgarët blejnë përmes internetit. Të dhënat e tyre tregojnë se potenciali i tregut bullgar është i madh dhe ai do të zhvillohet edhe më tepër me ritme të mëdha.

Bullgaria është mes 14 vendet, gati për teknologjitë e së ardhmes. Kurse kjo tregon studimin global të Cisco Systems, të bërë mes 72 shteteve për gatishmërinë e tyre për internet aplikimet të ditës së nesërme. Vendi ynë është mes vendeve të pakta, të cilat kanë gatishmëri për aplikimin e praktikave të reja në teknologjitë informative dhe të telekomunikacionit. Të dhënat tregojnë se, cilësia e internetit brezgjerë te ne është në një nivel të lartë, që jep mundësi për zhvillimin e aplikimeve web të ardhshme si HD video konferenca dhe loja, një arsim elektronik e të tjera. Studimi i Cisco Systems-it tregon se, Bullgaria është në vendin e 5 mes vendeve, të cilat u përgjigjen kërkesave për online aplikimet e ardhshme.

Pavarësisht nga të dhënat e mira, ka akoma shumë për t’u dëshiruar sa i përket zhvillimit të këtij sektori. Mezi 20% nga ekonomitë shtëpiake te ne marrin shërbime përmes brezit të gjerë të internetit. Shtete si Letonia, Lituania, Rumania e tejkalojnë Bullgarinë në bazë të këtij treguesi. Të dhënat e ekspertëve bullgarë në degë tregojnë se, rreth 1% nga popullsia në Bullgari shfrytëzon internet mobil, derisa në vendet nga Bashkimi Evropian shifra është mbi 4%. Tregu i shërbimeve mobile te ne është shumë më konkurrent në krahasim me vendet nga Bashkimi Evropian. Sepse, derisa në Evropë “depërtimi” i shërbimeve mobile është afro 122 %, në Bullgari është 140 %. Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e bullgarëve disponojnë me të paktën 2 telefona.
Zhvillimi i teknologjive informative është mes prioriteteve dhe të qeverisë bullgare. Ambicia e kabinetit është që çdo një bullgar të ketë një prani të shpejt dhe të lehtë deri tek interneti. Për këtë qëllim Bashkimi Evropian i lëshoi Bullgarisë 20 milionë euro për ndërtimin e rrjeteve të internetit brezgjerë në rajonet e zhvilluara dobët dhe rajonet e largëta të vendit. Pas përfundimit të projektit mbi gjysmë milionë bullgarë nga qytezat e vogla do të kenë tanimë një prani të mirë dhe me cilësi deri tek internet rrjeti.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD