Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjithnjë e më shumë kompani investojnë në kauza sociale

Gjatë viteve të fundit biznesi ndan më shumë mjete dhe vëmendje mbi aspektet ekologjike dhe sociale në drejtimin e kompanive. Përgjegjësia korporative sociale tanimë është një element i detyrueshëm nga strategjitë. Që të mund të zhvillohet biznesi mirë, me një rëndësi të madhe është zhvillimi i faktorit njerëzor, të njerëzve, të cilët punojnë në firmën përkatëse si dhe të shoqërisë si tërësi. Biznesi e kupton se, është një pjesë nga mjedisi i plotë dhe investon për përmirësimin e kushteve të jetës në të. Borjana Kirillova është menaxhere të komunikimeve në një forum dhurues Bullgar, në të cilin anëtarësojnë kompani të huaja, të cilët punojnë në Bullgari, kurse kohët e fundit dhe bullgarë, por që të gjithë ata kanë një politikë aktive shumëvjeçare sociale. Të ndryshme janë iniciativat e tyre të bamirësisë me qëllim zhvillimin e shoqërisë. Dhe ato nuk janë të njëhershme. Borjana Kirillova tregon për shembull se, banka me kapital krejtësisht bullgar bashkërisht me fondacionin “Punishte për iniciativa qytetare” ka investuar në projektin për njerëz të rinj, të cilët ikin nga shtëpitë për fëmije të privuar nga kujdeset prindërore. Ajo sqaron:
“Ajo që banka dhe fondacioni “Punishte për iniciativa qytetare” bëjnë është se zgjedhin dhe financojnë projekte lidhur me mjeshtëri të ndryshme profesionale të cilët fëmijët, të cilët ikin nga shtëpitë, duhet ti fitojnë që të mund të integrohen me një sukses më të madh në jetën reale. Mund të jenë kurse për fitimin e mjeshtërive të rrobaqepësisë, ushtrime në fotografi ose në parukeri. Në përgjithësi veprimtari, të cilat në shtëpitë nuk ka se si të përvetësohen. Në ndonjë farë mënyre ato u ndihmojnë që të mund të realizohen në jetë.”

Një pjesë nga strategjia korporative sociale e një banke tjetër me një kapital të huaj është të investojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore-historike të vendit.
Për shembull aktualisht është aktual programi i cili është i lidhur me fotografimin e vendeve më pak të njohura në Bullgari - sqaron Borjana Kirillova. Fotografohen këto vende dhe bëhet ekspozitë. Ose fotografohen shpendë nëpër Bullgari dhe po kështu organizohet ekspozitë.”

Një institucion tjetër financiar me një kapital të huaj për vit të 5 të radhës përkrah iniciativën “Një start të fort” mes nxënësve nga shkollat e ndryshme. Të dalluarit në konkursin për ese me temë “Si të dëbojmë mërzitjen nga shkolla” marrin një bursë 1 vjeçare. Edhe një bankë tjetër përkrah me dhurime 30 kauza të ndryshme në fushën e shëndetësisë, kulturës, dhe artit Kurse për çdo dhurim të realizuar nga një nëpunës të institucionit, banka dhuron akoma 100 leva. Ka dhe shembuj të tjerë të mirë. Një kompani prodhuese e kosit, ndau përqinje nga shitja e produktit të vet dhe bashkërisht me fondacionin “Dimitër Berbatov” investuan në ndërtimin dhe modernizimin e shesheve sportive, pajisjeve dhe pishinave për not në të gjithë vendin. “Biznesi investon në shoqëri dhe kjo fare seriozisht”, thotë Borjana Kirillova dhe vazhdon:

“Një nga kompanitë më të vogla turoperatore, vite të tëra me radhë financon projekte të lidhura me trashëgiminë kulturore-historike dhe turizmin. Aktualisht ata përkrahin pushimoren “Eho” në malin Stara pllanina, financojnë një rrugicë ekologjike pranë saj, ndërtojnë dhe një çati të re të pushimores. Një përqindje nga shitja e mallrave të tyre sportive shkon për remont dhe mirëmbajtje të pushimores. Një pjesë nga shumat nga shitja e kalendarëve me fotografi unikale natyrore shkon po kështu për remont dhe mirëmbajtje të pushimores “Eho” në malin Stara pllanina.”

Sipas të dhënave të “Fondit dhurues bullgar” 70% nga dhurimet në Bullgari po kështu janë vepër të biznesit. Në fund të vitit për herë të 5 të radhës me konkurs do të përcaktohet kompania, një dhurues më i madh korporativ për vitin 2010.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD