Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është duke zhvilluar një politikë të kufizimit të varfërisë

Nën kufirin e varfërisë jetojnë 1 milion e 200 mijë bullgarë prej popullsisë prej 7,5 milionësh veta të vendit.
Foto: Millka Dimitrova
Po përfundon viti, i cili u shpall nga Evropa si vit i luftimit të varfërisë dhe izolimit social. Përballimi i këtij fenomeni është politikë shtetërore edhe në Bullgari. Dimensionet e varfërisë janë të ndryshme. Ajo mund të jetë lidhur me të ardhura të pamjaftueshme, me mjete të pamjaftueshme për ushqim, rroba, banesë, por varfëria mund të jetë lidhur dhe me mungesën e aksesit në shëndetësi, arsim dhe kulturë. Qëllimi i përbashkët i Evropës është që deri në vitin 2020 numri i evropianëve të varfër të ulet me 20 për qind.

Shumë shqetësuese janë dimensionet e varfërisë në Bullgari. Nën kufirin e varfërisë, e cila për vit të dytë me radhë është rreth 211 leva (rreth 106 euro), jetojnë 1 milion e 200 mijë bullgarë prej popullsisë prej 7,5 milionësh veta të vendit. Për kufizimin e dukurisë dhe përkrahjen e njerëzve dhe familjeve të rrezikuara qeveria kërkon vendime dhe nëpërmjet përdorimit të mundësive financiare të programeve dhe fondeve evropiane. Pa dyshim mënyra më e mirë e përballimit të varfërisë është sigurimi i punësimit nëpërmjet rritjes së ekonomisë. Zgjidhja e pjesshme e këtij problemi fshihet edhe në politikën adekuate të ndihmës sociale ndaj bullgarëve të varfër. Sipas ministrit social Totju Mlladenov Bullgaria i ka vërë vetes qëllimi serioz që deri në vitin 2020 të zvogëlojë numrin e bullgarëve të varfër me 260 mijë veta. Prandaj përpjekjet e politikës shtetërore do të jenë përqendruar kryesisht mbi të papunët, njerëzit e moshuar, punonjësit e varfër, njerëzit me çrregullime. Qëllimi është krijimi i mundësive për një jetë aktive, sepse ndihma sociale nuk është mundësia e vetme për përballimin e varfërisë. Me ndryshimet legjislative këtë vit në Bullgari tashmë nuk ka kufizim të afatit, brenda të cilit një njeri mund të japë ndihmë sociale. Disa ndryshime në ligjin për njerëzit me çrregullime aplikuan një përkrahje të re financiare për ta nga viti tjetër. 135 trapezari në tërë vendin sigurojnë ushqim të ngrohtë gjatë vjeshtës dhe dimrit për më të varfrit në shoqëri. Një problem serioz është varfëria ndër fëmijët. Prandaj mendohet edhe për përkrahjen e fëmijëve të familjeve të varfra, nëpërmjet mundësive financiare të programit evropian “Zhvillim i resurseve njerëzore”. Ministri Totju Mlladenov shtoi:

“Në lidhje me nevojën për një përkrahje të specializuar ndaj fëmijëve të prekur dhe familjet e tyre startuam një projekt me përmasë 40 milionë euro në ndihmë të bashkive në ofrimin e shërbimeve për zhvillimin e fëmijëve dhe për familjet më të varfra, përfshi këtu dhe fëmijët me çrregullime. Do të financohen veprimtari të lidhura me përfshirjen e fëmijëve të varfra në sistemin arsimor dhe me përkrahjen e prindërve. Këtë vit filluam dhe një projekt për sigurimin e mjedisit familjar për fëmijët me çrregullime nga jetimoret. Këto institucione do të mbyllen vetëm pas sigurimit të një mjedisi të përshtatshëm për vetë fëmijët. Mjetet e parashikuara për këtë qëllim janë 28 milionë leva (rreth 14 milionë euro). Siguruam 2, 8 milionë leva (rreth 1,4 milionë euro) deri në fund të stinës dimërore në fillim të vitit tjetër për vazhdimin e programit për trapezari për të varfrit në tërë vendin.”

Sipas fjalëve të ministrit Mlladenov sigurimi i punësimit nëpërmjet programeve për trajnim, kualifikim dhe rikualifikim është një prej elementeve më të rëndësishme në luftimin e varfërisë dhe izolimit social. Prandaj, nënvizoi ai, do të punohet për motivimin e kërkimit aktiv të punës ndër të papunët dhe për inkurajimin e iniciativave sipërmarrëse.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD