Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është për barazimin e pagimeve të drejtpërdrejta për njësi sipërfaqeje në kuadrin e Politikës së përbashkët bujqësore nga viti 2014

Zëvendësministrja e bujqësisë dhe ushqimeve Svetllana Bojanova
Foto: BGNES
Javën e kaluar komisioneri i bujqësisë Daçian Çiolosh ofroi për diskukutim 3 variante për reforma të Politikës së përbashkët bujqësore të BE-së deri në vitin 2020. Qëllimi i reformës është që bujqësia të bëhet një sektor më dinamik dhe më konkurrues. Një nga idetë të cilët që diskutohen është që të ruhen dy shtyllat e deritanishme – pagime të drejtpërdrejta për njësi sipërfaqeje dhe për zhvillimin e rajoneve fshatare. Bullgaria do të insistojë për barazime të shumave të pagimeve midis shteteve të vjetra dhe shteteve të reja anëtare të BE-së.

“Mospajtimet do të jenë më shumë në lidhje me pagimet e drejtpërdrejta për njësi sipërfaqeje – shpjegoi zëvendësministrja e bujqësisë dhe ushqimeve Svetllana Bojanova. – Duke folur për politikën për zhvillimin e rajoneve fshatare mendoj se nuk do të ketë shumë ndryshime. Për ne është e rëndësishme që të barazohen sa është e mundshme më shpejtë shumat e pagimeve të drejtpërdrejta që jepen për shtetet e reja dhe shtetet e vjetra anëtare të BE-së. Këto shuma duhet barazuar gradualisht deri në vitin 2016, kur fermerët bullgarë do të fillojnë të marrin subvencionime të barabarta me fermerët nga shtetet e tjerra evropiane. Po fillon një seri iniciativash nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimeve dhe e sektorit joqeveritar, në kuadrin e të cilave do të flasim vazhdimisht me njerëzit për këtë çfarë është mendimi i tyre për Politikën e përbashkët bujqësore pas vitit 2013. Deri tani mendoj se gjithçka që e kemi shpallur para shoqërisë, prodhuesve dhe bashkive, u përgjigj pritjeve të tyre. Varianti i tretë për reforma të Politikës së përbashkët bujqësore nuk është shumë i përshtatshëm. Ne e përkrahim idenë që të ruhen dy shtyllat e deritanishme të Politikës së përbashkët bujqësore. Mirëpo mendoj se diskutimi i ardhshëm do t’i ndryshojë shumë gjërat. Deri në mesin e vitit 2011 duhet të përpunohet legjislacioni evropian për ndryshimet.”

Duke folur për kërkesën e KE-së për më shumë ekologji në bujqësi, Bullgaria po diskuton mundësitë që ajo të përfshihet në shtyllën e parë të Politikës së përbashkët bujqësore, e cila u përket pagimeve të drejtpërdrejta për njësi sipërfaqeje, sepse kështu bujqit do të mund më lehtësisht t’i përvetësojnë subvencionet.

“Jemi kategorikë se buxheti i BE-së për Politikën e përbashkët bujqësore nuk duhet të pakësohet. Edhe shtete të tjera na përkrahin, posaçërisht shtetet e vjetra anëtare të BE-së.” Sipas Svetllana Bojanovës nuk ka rrezik që Bullgaria të marrë më pak mjete financiare në kuadrin e Politikës së përbashkët bujqësore pas vitit 2013 për shkak të mjeteve jo të përvetësuara gjatë periudhës 2007 – 2013. Çfarë do të jetë financimi për periudhën e re të programit – kjo është çështja e negociatave” – tha ministrja Bojanova. Mjetet financiare jo të përvetësuara për vitin 2010 janë rreth 21 miliona euro. Do t’i transferojmë nga një masë drejt masës tjetër të Programit bujqësor.

“Kjo është nën 1% prej buxhetit të programit të deritanishëm – shpjegoi Svetllana Bojanova. – Kjo është përqindja e lejueshme sipas reglamentit të Bashkimit Evropian. Për transferime më të mëdha duhet ta presim vlerësimin e një firme të zgjedhur nga Komisioni Evropian. Resurset jo të përdorura në kuadrin e një mase të Politikës së përbashkët bujqësore mund të transferohen në ndonjë masë tjetër, ku interesi është më i madh.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD