Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vërehet një tendencë drejt kthimit te profesioni i mësuesit

Fëmijët dëshirojnë që para tyre të jenë njerëz të rinj me ambicie dhe dituri.
Foto: BGNES
Profesioni i mësuesit përsëri bëhet tërheqës. Profesionistë që u larguan nga sistemi i arsimit, po kthehen në të. E pohon numri i madh i kandidatëve për mësues në shkolla në fillim të këtij viti shkollor.

Në Bullgari profesioni i mësuesit gjithmonë ka qenë prestigjioz, por gjatë të njëzet vjetëve të fundit oreoli i tij u zhduk. Shumë mësues hoqën dorë nga ai dhe u orientuan drejt sektorëve të ekonomisë me pagim më të lartë, më tepër në sektorin privat. Njëkohësisht në sistemin e arsimit filluan reforma dhe shkurtime radikale dhe rrogat e mësuesve u rritën. Sipas statistikës në fund të vitit 2008 rroga e mesme mujore të mësuesve ishte 664 leva (332 euro), shumë më e lartë se sa në sfera të tjera. Për shkak të krizës ekonomike në botë dhe në vend, edhe biznesi në Bullgari filloi shkurtime, bllokoi ose pakësoi rrogat e punonjësve. Kështu pagimi në fushën e arsimit tejkaloi atë në sektorin privat. Të tërhequr më tepër nga rrogat stabile, shumë mësues që ikën nga sistemi, i sulmuan përsëri shkollat. Më shumë kandidatë në fillim të këtij viti shkollor kishte për mësues të gjuhës bullgare dhe të gjeografisë, konkurrenca nuk ishte e vogël dhe në fushën e gjuhëve të huaja dhe matematikës, pohojnë drejtorët e shkollave të kryeqytetit. Sipas sindikatës së mësuesve, fluksi i madh i kandidatëve i detyrohet faktit se shumë njerëz, më tepër të rinj, nuk mund të gjejnë një punë tjetër. Në fund të verës për një vend mësuesi janë konkurruar mbi 40 veta.

Rillka Ivanova është drejtore e shkollës së 15 të kryeqytetit. Sipas saj interesi ndaj profesionit të mësuesit forcohet. “Shkaqet janë më tepër ekonomike – shton ajo. – Si punëdhënës mund të them se preferoj të punoj me njerëz që nuk kanë ikur nga sistemi. Sepse të tjerët pa tjetër kanë humbur lidhjen me të dhe kërkohet kohë që ta rivendosin.”

Vanja Mineva, drejtore e shkollës së 54 tregon: “Sivjet kërkoja mësues të gjuhës angleze. Mendoja se kandidatët do të jenë një-dy. Por në konkurs u regjistruan 120 veta. Pas fillimit të vitit shkollor erdhën shumë kolegë të rinj, të cilët dëshironin të japin mësime të gjeografisë. Por fatkeqësisht në shkollën time nuk kishte vende të lira. Drejtorë të shkollave të tjera gjithashtu thonë se ka interes ndaj profesionit të mësuesit, dhe veçanërisht nga ana e të rinjve. Ky është një fakt i gëzueshëm, sepse fëmijët dëshirojnë që para tyre të jenë njerëz të rinj me ambicie dhe me dituri.”

Katja Vlladimirova është mësuese e gjuhës dhe letërsisë bullgare në Gjimnazin tregtaro-bankar kombëtar. Ajo është nga njerëzit që kanë ikur nga sistemi i arsimit, megjithëse jo krejtësisht – ka punuar në Qendrën kombëtare për kualifikim të mësuesve. “Një nga shkaqet që të kthehem në shkollë ishte se vendi im i ri i punës ishte shumë larg shtëpisë sime dhe unë nuk dëshiroja të humbasë kaq shumë kohë duke udhëtuar – thotë ajo. – Në vend të dytë puna që kryeja nuk më kënaqte. Përveç kësaj e dua punën me fëmijët. Ndihem mirë me ta, sepse janë kaq të sinqertë dhe të natyrshëm. Kjo më motivon më shumë, se sa të punoj në kolektive, në të cilat njerëzit krijojnë marrëdhënie të papranueshme për mua. Dhe në vend të fundit pagimi në sistemin e arsimit është i mirë në krahasim me shumë fusha të tjera. Unë jam 54 vjeçare dhe nuk kam shanse të mëdha të gjej punë.”

Sot mësuesi ka shumë mundësi të ndryshme për të bërë mësimet interesante, thotë Katja Vlladimirova. “Një sfidë për mua është se mënyra interaktive e mësimeve jep shumë mundësi – shpjegon ajo. – Dhe pasi vite me radhë merresha me kualifikim të pedagogëve, kuptova kaq interesante mund të jetë kjo mënyrë si për mësuesin, ashtu edhe për nxënësit. Metodat e vjetra vritnin interesin e fëmijëve.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD