Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punohet për nxjerrjen e fëmijëve nga institucionet sociale

Bullgaria ka ambiciet që të zgjidhë problemin me lënien e foshnjave dhe fëmijëve në kujdeset e shtetit. Problemi në të vërtetë është serioz për shkak të përqindjes së lartë të fëmijëve që rriten në institucionet sociale në vendin tonë. Numri i tyre është mbi 7 mijë në një popullsi prej rreth 7,7 milionë vetash. Pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve janë në moshë deri në 3 vjeç, një pjesë tjetër janë me çrregullime mendore dhe fizike, por ka edhe shumë romë... Ndryshimet ligjore dhe bashkëveprimi i institucioneve të angazhuara me çështjet e fëmijëve dhe familjes japin shpresë që kjo tendencë negative të mbetet në të kaluarën. Sipas ligjit që tashmë është në fuqi, fëmijët që kanë qëndruar në institucion mbi 6 muaj dhe nuk janë kërkuar nga prindërit e tyre, automatikisht përfshihen në regjistrat e birësimit. Është përpunuar një strategji afatgjate për ristrukturimin e kujdeseve sociale për të miturit “Vizioni për deinstitucionalizimin e fëmijëve në Bullgari”. Qëllimi është që me ndihmën e institucioneve shtetërore, të angazhuara me këtë problem – Ministria e punës dhe politikës sociale, Agjencia shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve dhe Ministria e shëndetësisë, si dhe të organizatave joqeveritare, gjatë 15 vjetëve të ardhshëm të mbyllen të gjitha institucionet sociale për fëmijë në vendin tonë.

“Zhvillojmë politika të integruara – thotë Valentina Simeonova, zëvendësministre e punës dhe politikës sociale. Kemi qëllime të njëjta, të cilat zbatohen nga ministritë e ndryshme të angazhuara me problemin. Deri tani kjo politikë ishte fragmentare. Tani të gjithë jemi të bashkuar rreth idesë, se mjedisi më i mirë për rritjen e fëmijës është ai familjar dhe do të punojmë bashkë për nxjerrjen e fëmijëve bullgarë nga institucionet.”

Procesi do të bëhet në etape. Tashmë janë mbyllur pjesë prej institucioneve për fëmijët me çrregullime fizike dhe mendore, të cilat nuk u përgjigjet kërkesave bashkëkohore. Institucionet vendosen të fillojnë pikërisht me këto shtëpi, sepse pas analizës së bërë doli, se problemet në to janë më të ashpra.

“Në fillim kishte shumë propozime, vë në dukje Nadja Shabani, kryetare e Agjencisë shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve. Shoqëria, organizatat joqeveritare, UNICEF – Bullgaria, diskutonim a duhet të fillohet me institucionet për fëmijët me çrregullime, sepse aty reforma do të ishte më e vështirë... Gëzohem, se arritëm në vendimin unanim, se procesi duhet të fillojë pikërisht me këto institucione. Aktualisht u bëhet vlerësim këtyre shtëpive, aktualizohet gjendja shëndetësore e fëmijëve në to. Punojnë ekipe multidisiplinore, të cilat përgatitin kartën e shërbimeve alternative mjekësore-sociale për fëmijët.”

Afro 98 % prej fëmijëve të braktisur kanë prindër, kështu që shërbimet sociale përpiqen së pari t’i kthejnë fëmijët në familjet e tyre. Në qoftë se kjo bëhet e pamundshme, kërkohet familje kujdestare. Një pjesë jo e vogël e fëmijëve me çrregullime në moshë mbi 12 vjeç, shanset e të cilëve te ne janë të kufizuara, do të mund të birësohen sipas procedurës së lehtësuar kryesisht në SHBA, Kanada, Suedi dhe Itali. Në bazë të strategjisë së përpunuar tashmë po zhvillohet edhe procesi i mbylljes në etape të institucioneve për fëmijët në moshë deri në 3 vjeç. Përpjekjet tona aktuale janë për vendosjen e fëmijës te prindërit e tij biologjik ose të afërmit. Janë parashikuar masa për mbështetjen sociale të prindërve që përfshijnë ndërtimin e Qendrave për ndihmën sociale të grave shtatzëna dhe nënave në rrezik. Paratë për ristrukturimin e sistemit të kujdeseve sociale për fëmijët në rrezik janë të siguruara nga programet operative “Zhvillimi regjional” dhe “Zhvillimi i resurseve njerëzore” dhe shuma është për rreth 20 milionë euro.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD