Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Te bullgarët në Shqipëri

Ajo ishte pak e pluhurosur, por ishte një rrugë shumë komunikatave dhe e sjellshme. Ishte kopsitur nga të gjitha anët me horizonte të gjera, të përvijuara nga ëndrrat e realizuara dhe dëshirat e përbashkëta. Ja kjo rrugë çoi një gazetare te bullgarët në Shqipëri. Sepse gazetarja dëshironte shumë ta shihte këtë vend.

“Bashkatdhetarët tanë ndodhen në tri rajone, por më të shumtë janë në Gollobordë, rrëfen gazetarja Rumjana Vasileva nga programi “Horizont” i Radios Kombëtare Bullgare. I quajnë goranë, sepse banojnë në rajonin malor Gorë, si edhe në shpatet veriore të malit Sharr në dy anët e kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, në jug të Kukësit dhe Prizrenit. Kjo është një popullsi me prejardhje sllave, por shumica e njerëzve u bënë myslimanë në kohën e robërisë osmane. Flasin një gjuhë arkaike bullgare, me ndikim nga shqipja. Ndërsa në Kosovë ka ndikim nga serbishtja. Ata merren me bujqësi, ndërtim dhe zanate të ndryshme. Thonë se jetojnë në varfëri, por shtëpitë e tyre janë të bukura. Shkaku është se shumë prej tyre banojnë jashtë shtetit dhe i ndihmojnë të afërmit.”

Rruga jonë nuk interesohet për drejtimet dhe shenjat e detyrueshme rrugore. Ajo çon ku të shohin sytë. I pëlqejnë hapa të gjerë dhe të qetë. Këta hapa janë të Haxhi Pirushit, i cili punon me të gjithë bullgarët në Shqipëri.

“Me të gjithë bullgarët nga tri rajonet – Golloborda, Gora dhe Prespa, rrëfen Haxhi Pirushi, kryetari shoqatës “Prosperitet Golloborda”. Nga tre vjet kemi seksione dhe në Gorë dhe Prespë. Filluam nga Golloborda dhe pak nga pak u zgjeruam. Shoqata jonë ka një zyrë në Tiranë. I organizojmë njerëzit, mblidhemi, bisedojmë.”

Sa bullgarë banojnë në Shqipëri? – pyet gazetarja. Edhe rruga është kureshtare.

“Kësaj pyetjeje nuk mund t’i përgjigjemi, thotë Haxhi Pirushi. Në Shqipëri më se 50 vjet nuk ka pasur regjistrim të popullsisë, e presim vitin tjetër. Nuk e dimë me saktësi sa jemi – thonë se jemi 50, 60, madje 100 mijë. Më shumë janë bullgarët në Gollobordë. Atje ka 28 fshatra, në 21 prej tyre flasin bullgarisht, kurse 7 janë tërësisht bullgare. Në shtëpi ne flasim vetëm bullgarisht, fëmijët kur shkojnë në shkollë, nuk e dinë shqipen. Por administrata na thotë “shqiptarë jeni”. Shteti shqiptar nuk na konsideron bullgarë. Tërë kultura jonë është bullgare, zakonet gjithashtu – dasmat, varrimet...”

“Lexova në vepra historike, thotë gazetarja Rumjana Vasileva, duke ndier hidhërimin e Haxhi Pirushit. Më 9 janar të vitit 1932, në përputhje me rezolutën që u votua në Konferencën e dytë ballkanike në Stamboll, një delegacion bullgar dhe një shqiptar u takuan në Sofje dhe nënshkruan një protokoll përfundimtar. Në të delegacioni shqiptar njohu ekzistencën e një minoriteti bullgar në Shqipëri dhe mori angazhimin të lobojë para qeverisë për hapjen e shkollave bullgare në qytetet dhe fshatrat, ku popullsia bullgare dominon. Në këto shkolla duhej të mësohet bullgarishte dhe shqipe. Është fakt se 78 vjet më vonë kjo ende nuk ka ndodhur. Është fakt se minoriteti maqedonas dhe ai grek janë njohur, kurse ai bullgar – jo. Ndoshta ky është një gabim i shumë qeverive bullgare.”

“Deri tani nuk mund të thuhet se shteti bullgar nuk ka ndihmuar, thotë Haxhi Pirushi. Dy janë drejtimet. I pari është arsimi i fëmijëve. Në fillim na jepnin 18 vende në universitetet bullgare, tani janë 35 në vit. Mbi 350 bullgarë nga Shqipëria kanë mbaruar arsimin e lartë në Bullgari. Drejtimi i dytë është shtetësia e dyfishtë. Tani tashmë shihet se Bullgaria interesohet për ne.”

Bullgarët në Shqipëri tashmë 12 vjet luftojnë që të kenë një shkollë të vet. Deri tani nuk kanë marrë mbështetje të vërtetë nga qeveritë bullgare, përveç se janë dakord me idenë. Tashmë kanë realizuar kontakt me Shoqatën e bashkive bullgare. Është themeluar një fondacion, i cili mbledh mjete për ndërtimin e një kolegji bullgar. Shpresojnë se do të bëhet së shpejti.

Ne u urojmë bullgarëve në Shqipëri të ecin në rrugën e tyre, madje ta ndërtojnë vetë. E rëndësishmja është që drejtimi të jetë i drejtë. Dhe diçka tjetër – bëhuni miq me mendimin, se ecja është e pafund... sepse njeriu nuk arrin kurrë. Ai udhëton. Si ëndrrat.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD