Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politika për pakësimin e varfërisë në Bullgari

Qëllimi kombëtar është që pas 9 vjetëve njerëzit e varfër në Bullgari të jenë me 260 mijë veta më pak.
Foto: BGNES
Viti evropian për luftë kundër varfërisë dhe përjashtimit social, siç është viti 2010, është mundësi që të flitet dhe të kërkohet zgjidhje e problemeve të grupeve më të rrezikuara në shoqëri. Mbi 80 milionë ose 16% nga qytetarët evropianë jetojnë nën vijën e varfërisë, tregojnë të dhënat e Evrostatit. Mjaft shqetësues është numri i tyre dhe në Bullgari. Mes përgjithësisht 7 milionë e gjysmë qytetarë bullgarë, nën pragun e varfërisë jetojnë mbi 21%, me fjalë të tjera 1 milionë e 63 mijë bullgarë dhe kështu renditemi në vendin e fundit në klasifikimin evropian.

Për vijë të varfërisë në Bullgari pranohet shume prej 211 leva ose rreth 105 euro në muaj. Në kategorinë më të prekshëm bien të papunët, të cilët marrin ndihma sociale, një pjesë nga pensionistët, prindërit e mbetur vet, familjet me shumë fëmijë, njerëzit me të meta. Pasojat nga kriza botërore ekonomike po e thellojnë dukurinë, për kufizimin e së cilës qeveria kërkon vendime adekuate. Përmasat e varfërisë janë të ndryshme, shënon ministri social Totju Mlladenov. Ajo është e lidhur me të ardhura jo të mjaftueshme, mjete të pamjaftueshme për ushqim, rrobe, banesë e kështu me radhë. Por varfëria mund të lidhet dhe me një prani të pamjaftueshme deri te shëndetësia, arsimi, kultura. Në kuadrin e strategjisë për zhvillim të Bashkimit Evropian deri në vitin 2020, çdo shtet ka shënuar qëllimet e veta dhe politikat e veta për pakësimin e varfërisë. Qëllimi i përgjithshëm evropian është që numri i evropianëve të varfër të pakësohet me 20 milionë veta deri në vitin 2020.

Mes politikave, të cilat Bullgaria i ndjek për kufizimin e këtij fenomeni social është sigurimi i zënies dhe të kualifikimit. Qëllimi kombëtar është që pas 9 vjetëve njerëzit e varfër në Bullgari të jenë me 260 mijë veta më pak. Zëvendësministri i punës dhe i politikës sociale Krasimir Popov ve në dukje:
“Që të arrijmë këtë qëllim do të mbështetemi si tek financimi kombëtar, i ndarë në një Plan kombëtar për veprim mbi zënien, ashtu dhe te mjetet nga Programi operativ “Zhvillim i resurseve njerëzore” të Komisionit Evropian. Këto dy instrumente mund t’iu japin ndihmën e domosdoshme njerëzve sa i përket përmirësimit të mjeshtërive të tyre për zënie, inkurajimin të jenë më mobil e kështu me radhë. Por në fund të fundit zënia e vërtetë vjen si rrjedhojë nga zhvillimi ekonomik i vendit tonë.”

Shtimi i mundshëm i rrogës minimale të punës që nga viti i ardhshëm në 270 leva (135 euro) në vend të të tanishmëve 240 leva (120 euro), është një hap konkret drejt uljes së varfërisë mes të zënëve me fjalë të tjera “të varfër punonjës”, mendon ministri social Totju Mlladenov. Një përkrahje për të papunët është dhe rritja e shumave për dëmshpërblim gjatë një papunësie. Ato tanimë janë 60% nga të ardhurat siguruese të personave, përpara se të dalin nga tregu i punës. Me ndryshimet në Ligjin për njerëzit me të meta, sigurohet një paket minimal prej shërbimeve sociale, të cilat përfshijnë shëndetësinë, arsimin e këtij grupi social. Ndryshimet në Ligjin për ndihmën sociale garantojnë të drejtat e njerëzve të cilët marrin ndihma sociale përmes rënies së afatit përfundimtar për marrjen e tyre. Nga ana tjetër këto ndihma, janë të lidhura me detyrimin të realizojnë një punë shoqërore 14 ditë në muaj, në qoftë se janë në një moshë të aftë për punë. Me hapjen e dhomave sociale të bukës në të gjithë vendin mbi 10 mijë veta do të marrin një drekë të ngrohtë. Kurse për ngrohje gjatë dimrit ndihma energjetike do të marrin 250 mijë bullgarë në prag të varfërisë.

Llallko Dulevski, kryetar i Këshillit ekonomik dhe social ve në dukje mungesën e arsimit dhe të kualifikimit si fenomen, i cili lind varfërinë, të cilit duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë.
“Problemi baze është mungesa e arsimit ose analfabeti, rënia e herët nga shkolla e fëmijëve bullgar. Ky proces duhet të ndalohet. Sepse që këtu e tutje nuk mund të presim që punëdhënësit të marrin në punë njerëz pa arsim dhe pa kualifikim.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD