Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi bankar nuk është i rrezikuar nga rritja e kredive të këqija

“Cilësia e kredive do të mbetet funksion i zhvillimit ekonomik. Në këtë kuptim është me rëndësi si ekonomia do të dalë nga recesioni dhe nga kriza.” – tha ekonomisti Kristofor Pavllov.
Foto: BGNES
“Nuk ekziston rrezik për sistemin bankar, në sfondin e nivelit të kredive të pashlyeshme”. Këtë qëndrim e shpreh krye ekonomisti i bankës Uni Kredit Bullbank Kristofor Pavllov, në lidhje me të dhënat e Bankës Popullore Bullgare për rritjen e kredive të këqija në Bullgari gjatë muajit korrik. Ato kredi janë në përmasë 6.2 miliard leva, gjë që përbën 16 për qind nga portofoli kreditor i bankave. Kulmi i kredive të këqija ishte gjatë muajit prill të këtij viti. Statistika tregon, se me probleme më të mëdha janë kreditë e firmave dhe të konsumatorëve. Më pak janë huat e këqija kundrejt hipotekimit. Shtohet kreditimi i firmave të ekonomisë reale, gjë që flet për gjallërimin e biznesit. Vetëm për një vit depozitimet e përgjithshme në sistemin bankar u rritën me 8.4 për qind gjë që përbën më se 41 miliard leva. Në këtë shumë hyjnë edhe “paratë e bardha për ditë të zeza”, ose kursimet e familjeve bullgare në përmasë 26 miliard leva. Vet zoti Pavllov shpjegon:

“Shkaqet janë në gjendjen e ekonomisë. Pezullimi ekonomik në vend vazhdon. Tregu i punës, që ekziston, gjithashtu nuk është në një gjendje të mirë. Shtimi i kredive të pashlyera u detyrohet ritmeve të shpejta, me të cilët lëshoheshin huat brenda viteve. Ritmet, me të cilët shtohen kreditë e këqija, nuk dallohen nga ritmet e viteve të mëparshme. Edhe janë më të ulëta në krahasim me kreditë e këqija të fundit të vitit të kaluar. Edhe në shtetet e tjera, që përjetojnë vështirësi të njësojshme shihen fenomene të tilla. Domethënë keqësohet situata rreth kredive. Ka vende, në të cilët kjo përbën një rrezik për stabilitetin e sistemit bankar siç janë shtetet baltike, Kazakistani, Ukraina. Në Bullgari situata është me proporcione më të pranueshme dhe kreditë e këqija nuk përbëjnë rrezik për stabilitetin e sistemit bankar.”

Sipas të dhënave të qeverisë dhe të biznesit, tashmë shihen shenjet e para për daljen e Bullgarisë nga kriza, si rezultat i rritjes së eksportit të vendit për shtetet e BE-së. Si do të reflektojë kjo mbi gjendjen e kredive të këqija? Kësaj pyetjeje prapë iu përgjigjet krye ekonomisti i bankës Uni Kredit Bullbank Kristofor Pavllov:

“Kjo situatë tashmë ndikon mbi portofolat e bankave. Ndërmarrjet që kryesisht eksportuan prodhimin e vet dhe kishin vështirësi në shlyerjen e kuotave të kredive, tashmë përmirësojnë gjendjen e vet dhe si rezultat fillojnë të paguajnë borxhet. Problemi është, se ka sektorë të tjerë të ekonomisë, që janë në recesion dhe te ta shihet një rritje e kredive të këqija.”

Për tendencat e rritjes ose uljes së nivelit të kredive të këqija zoti Pavllov mendon:

“Cilësia e kredive do të mbetet funksion i zhvillimit ekonomik. Në këtë kuptim është me rëndësi si ekonomia do të dalë nga recesioni dhe nga kriza. Recesioni ndoshta do të përfundojë gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Kjo për arsye, se brenda muajve të fundit shihen rezultate të mira në sektorët e bujqësisë, turizmit, ndërtimit, hallka këto të cilat ndikojnë pozitivisht mbi ekonominë. Mirëpo, me këtë nuk do të përfundojnë vështirësitë. Do të ketë sektorë të tjerë, të cilët do të kenë vështirësi serioze. Shpresat janë, që gjatë vitit të ardhshëm produkti i brendshëm bruto do të shënojë një rritje prej 2 për qind. Mirëpo, kjo nuk mjafton, që në ekonomi të hapen vende të reja të punës.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD