Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dekoratë për sipërmarrës jashtëzakonisht të rinj “EMPOWER”

Afro 200 bullgarë të rinj në moshë midis 18 dhe 35 vjeç u përfshinë në garën për dekoratën “EMPOWER” për sipërmarrës jashtëzakonisht të rinj. Kushti qe të paraqesin biznes plan të vet për fillimin e një biznesi real. Projektet do të kalojnë përmes 3 etapave të vlerësimit. Më të mirët do të shpallin në ceremoni zyrtare gjatë vjeshtës. Fondi i përgjithshëm i dekorimit është 200 000 leva (100 000 euro). Konkursi realizohet nga Fondacioni Empower United me ndihmën e Ministrisë së ekonomisë, energjetikës dhe turizmit dhe me përkrahjen e një prej bankave më të mëdha në Bullgari. Qëllimi i dekoratës është të ndihmojë sipërmarrësit e rinj bullgarë të zhvillojnë potencialin e vet përmes startimit të biznesit të suksesshëm, të bazuar mbi idetë inovative. Këtë e tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Svetlla Stoeva, drejtore “Marketing dhe reklamë” në Fondacionin Empower United. Mes ambicieve të programit është po kështu të krijojë kushte për realizimin e sipërmarrjeve të reja premtuese këtu në vend. Një aksent të posaçëm organizatorët e konkursit kanë vënë mbi lidhjen midis biznesit dhe kujdesit për mjedisin rrethues. Përveç për dekoratën e parë, të dytë dhe të tretë, projektet e sipërmarrësve me qëndrim ndaj ruajtjes së natyrës kanë mundësi të luftojnë për dekoratë në kategorinë dekoratë “të gjelbër” që është në përmasë të 5000 levave (2500 euro). Akoma për kriteret mbi të cilat do të vlerësohen biznes planet, sqaron Svetlla Stoeva:

“Juria do të vlerësojë mbi këto kritere: inovacion, dobi për shoqërinë dhe prakticizëm. Flasim për biznes, i cili me të vërtetë do të kontribuojë si për pronarin e biznesit, ashtu dhe për Bullgarinë. Kriteri i katërt është cilësia e ekipit, i pesti - i qartë një angazhim afatgjatë për zhvillimin e biznesit, më fjalë të tjera të kenë perspektiva afatmesme dhe afatgjata dhe biznes plane. Kuptohet se, jo në vend të fundit është mënyra, mbi të cilën është formuar propozimi. Kur kolegët shkruajnë një biznes plan, ata nuk e dinë se kush do ta lexojë, por duhet të mundin të “hyjnë në këpucën e lexuesit” dhe t’i shpjegojnë në mënyrë të pranueshme atë, të cilën mendojnë ta bëjnë si biznes.”

Pas mbi 60% prej bullgarëve tregojnë mungesën e një resursi të mjaftueshëm si një shkak bazë të fillojnë një biznes personal. Këtë e treguan rezultatet nga studimi i bërë përpara pak kohe të Eurobarometrit për gjendjet e sipërmarrësve në Bullgari. “Përmes kësaj dekorate Fondacioni Empower United ka për qëllim pikërisht të mund t’u ndihmojë sipërmarrësve të rinj të realizojnë idenë e vet, duke siguruar resursin e tyre financiar”, tha akoma Svetllana Stoeva. Sipas saj ka ekzistuar rrezik që njerëzit të vendosin se dekorata është jashtëzakonisht e madhe dhe nuk do të fitojnë dhe në bazë të këtij shkaku të heqin dorë nga gara. Aktiviteti i madh i të rinjve hedh poshtë frikësimet e organizatorëve. 63% nga pjesëmarrësit në konkursin për dekoratën EMPOWER janë burra. Sipërmarrësit e rinj janë banues kryesisht të qyteteve të mëdha si Sofja, Plovdiv, Varna dhe Burgas, por ka po kështu dhe nga vendet më të vogla, përfshi dhe fshatrat. Projektet e paraqitura prej tyre janë për zhvillimin e biznesit në pothuajse të gjitha sektorët e ekonomisë. Ambicia e organizatorëve është dhënia e dekoratës EMPOWER të kthehet në traditë.

Paraqiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD