Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prevencë dhe luftë me diskriminimin

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): kordinatori i projektit “Dekada e përfshirjes së romëve” Millen Millanov, Esen Fikri - anëtare e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi dhe Llallo Kamenov - zëvendëskryetar i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi
Foto: mlsp.government.bg
Që nga nëntori i vitit 2009 deri më 14 janar 2011, Bullgaria realizon projektin “Përparim drejt barazisë: praktika kombëtare efektive dhe inovative për prevencë dhe luftë me diskriminimin”. Ai është në kuadrin e programit “Progres” të Bashkimit Evropian, që prek mundësitë e barabarta në sferën e zënies, të të drejtave sociale dhe të luftës me diskriminimin. Rastet e diskriminimit tek ne janë gjë e rrallë. Bullgarët në parim janë njerëz tolerantë. Por si anëtar i Bashkimit Evropian vendi duhet të ndërmarr veprime për prevencë të kësaj dukurie. Projekti realizohet nga Ministria e punës dhe e politikës sociale dhe Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi.

Qëllimet e projektit janë të lidhura me përmirësimin e aplikimit të legjislacionit kombëtar për inkurajimin e barazisë. Kjo do të thotë një trajtim i barabartë në fushën e zënies, arsimit, praninë deri tek mallrat dhe shërbimet, kultura, pjesëmarrja e balancuar në të gjitha sferat e jetës shoqërore, prani deri tek një konsultim të pavarur juridik dhe ndihmë për viktimat e trajtuar në mënyrë jo të barabartë. Nga ana tjetër, kjo supozon një studim të dukurisë diskriminim, dëmet nga përjashtimi social të një grupi të caktuar njerëzish, shpërndarja e praktikave të mira në këtë fushë. Projekti parashikon diskutimin e këtyre çështjeve në seminare kombëtare me psikologë shkollorë, punëdhënës, sindikata, menaxher të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Një studim do të pasqyrojë pamjen e hollësishme të pikave problematike, të cilat i përkasin diskriminimit në shoqëri. Shembull për këtë mund të jetë qëndrimi i anëtarëve të caktuar të shoqërisë ndaj komunitetit rom. Ose anasjelltas - qëndrimi i anëtarëve të këtij komuniteti ndaj shumicës së bullgarëve në shoqëri. Si tërësi projekti ka për qëllim të risë ndjeshmërinë e shoqërisë ndaj shfaqjeve diskriminuese dhe masave për moslejimin e tyre. Zonja Esen Fikri, anëtare e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, thotë:

“Në një nga studimet tona për praktikat mbi aplikimin e teksteve të posaçme nga Kodeksi Penal, të cilët kanë qëndrim ndaj cenimeve, të motivuar nga paragjykimet, u saktësua se, praktika është shumë e pakët. Shkaqet janë të shumta dhe të ndryshme duke u filluar nga nëpunësi i policisë, i cili nuk mund të identifikojë një cenim të ngjashëm si tipik, të lidhur me diskriminimin. Cenimet mbi një person konkret nga një bashkësi jo gjithmonë janë të drejtuar kundër përfaqësuesve të pakicave. Përkundrazi, ka raste, kur janë drejtuar dhe kundër përfaqësuesve të shumicës ose kundra mbrojtësve të njërës ose të tjetrës tezë. Kur realizohet një cenim kundër një përfaqësuesi të një komuniteti, aj prek të gjitha komunitetet dhe çon deri tek kërcënimi i marrëdhënieve të përbashkëta të mira dhe tolerante midis njerëzve.”

Në Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi ka sinjale për raste të diskriminimit në sferën e arsimit bullgar, më në veçanti ndaj fëmijëve me të meta dhe fëmijët nga pakicat, saktëson Esen Fikri. “Vet mësuesit vuajnë nga një sërë paragjykimesh dhe stereotipash dhe ata motivojnë sjelljen e vet - shton ajo. Në Komision kemi pasur ankesë për shembull për fëmijë me të meta, për të cilin drejtori i shkollës së lagjes thotë: “Kjo fëmijë nuk është për këtu, ajo është për shkollë ndihmëse”. Këto janë mjaft fjalë thyese, të cilat tregojnë se cilat janë qëndrimet e disave ndaj ndryshimeve në sferën e arsimit.”

Prania e barabartë deri tek arsimi i fëmijëve me të meta fizike dhe psikike është një problem serioz. Ai do të gjejë zgjidhjen e vet në një projektligj të Ministrisë së arsimit, shqyrtimi i të cilit do të realizohet në të ardhme. Problemi është dhe në faktin se, janë të domosdoshme dhe ndryshime arkitekturore, kështu që fëmijët me të meta fizike të kenë një mundësi reale të vizitojnë orët e mësimit. Do të ketë dhe ndryshime në legjislacion të cilat prekin cenimet, paragjykimet e motivuara, të cilat Bullgaria duhet deri në fund të nëntorit t’i pranojë. Ato janë të lidhura me vendimin e Këshillit të Evropës për kriminalizimin e formave të caktuara të diskriminimit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari është dita e reflektimit përpara zgjedhjeve për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij...

botuar më 24-06-08 4.35.PD

Bullgaria do të reklamohet si destinacion për arsimin e lartë

Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin..

botuar më 24-06-07 2.18.MD

Tre ditë rikrijime historike në kodrat Carevec

Nga data 7 deri më 9 qershor, Festivali Ndërkombëtar i Rikrijimeve Historike në Veliko Tërnovo do të mbledhë grupe të rishfaqjes historike dhe rikrijues të pavarur nga Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Sllovakia dhe Serbia në Kështjellën Historike..

botuar më 24-06-07 6.10.PD