Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ka një nga sistemet më stabile financiare në Evropë dhe në botë

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): Sollomon Pasi, Minko Gerxhikov, Emill Popov gjatë kohës së ekspozitës së tetë ndërkombëtare “Banka, investime dhe para”
Foto: Tanja Harizanova

“Ngjarja bankare e vitit” - në këtë mënyrë presidenti i Klubit atlantik në Bullgari Sollomon Pasi, një nga organizatorët e ekspozitës së tetë ndërkombëtare “Banka, investime dhe para” e quajti forumin më të madh financiar në Bullgari. Ekspozita 3 ditore ka startuar më 7 qershor dhe u jep mundësi ministrave, ambasadorëve, investuesve, bankierëve, ekspertëve nga Komisioni Evropian, nga Fondi Ndërkombëtar Monetar, Banka Investuese Evropiane të saktësojnë orët e veta në përshtatje me strategjitë dhe praktikat për evitimin e krizës. Forumi ve në rend të ditës tema me prioritet për Bullgarinë si pasqyrim të krizës në sektorët financiare, në projektet e investimit, në efikasitetin energjetik, pronat e patundshme, teknologjitë informative. Një vëmendje e posaçme gjatë këtij viti u kushtohet sipërmarrësve dhe bashkive, të cilët kërkojnë financim për projektet e veta. Për herë të parë në forum merr pjesë dhe Rrjeti bullgar i biznes-engjëjve (biznesmenë, të cilët investojnë në biznesin e rrezikshëm). Ngjarja realizohet nën patronazhin e kryeministrit Bojko Borisov, kurse një vend partner është Spanja. “Bullgaria është një vend i sigurt dhe me perspektivë për investime - tha në letrën përshëndetëse drejtuar pjesëmarrësve të forumit kryeministri Borisov. Besoj në këtë jo vetëm për shkak të njohjes dhe vlerësimeve të mira të një sërë institucioneve me prestigj ndërkombëtare, por dhe sepse qeveria ynë realizon dhe i përmbahet politikës stabile financiare”. Sipas traditës u dhanë dekorata në 11 kategori.

Në një intervistë për Radio Bullgarinë, Emill Popov, kryetar i fondacionit “Banka, investime, para”, një nga organizatorët e ngjarjes, komentoi se, pikërisht sistemi financiar duhet t’i japë shtytje zhvillimit të ekonomisë. Si? Duke u hapur dhe duke u financuar projekte, të cilat meritojnë besim, që të mund të nisen investimet, konsumi, zënia, të vërtitet cikli ekonomik.

Sistemi bankat bullgar tanimë ka përvojë në shpëtimin gjatë kohës së krizës dhe mund të propozoi recetën e vet të provuar.

“Unë personalisht krenohem se, Bullgaria disponon me një nga sistemet më stabile financiare në Evropë dhe në botë - thotë Emill Popov. Kjo vjen nga fakti se, ne përjetuam një krizë të tillë financiare në periudhën 1996-1997, e cila qe vetëm e brendshme dhe si rezultat të së cilës falimentuan mbase 10 dhe më shumë banka. Ja përse ne futëm një rregullim të tillë i cili të mos t’u japë mundësi bankave të funksionojnë në mënyrë të tillë, në bazë të së cilës interesa të caktuara t’i çojnë drejt një falimentimi me paramendim ose drejt një kreditimi të pa menduar. Kështu që, kjo përvojë, të cilën e kanë institucionet bullgare të kreditimit është shumë e vlefshme. E vlefshme është dhe përvoja e sistemit tonë të kreditimit në periudhën pas krizës së vitit 1997 deri tani. Sepse ne ishim një ekonomi shumë e vështirë dhe e mbyllur ndaj botës, pa banka të huaja, më një aktivitet të fjetur ekonomik, kurse bankat e përjetuan të gjithë këtë proces dhe e gjallëruan ekonominë. Kështu që përvoja e sistemit tonë financiar dhe nga pikëpamja e rregulacionit dhe nga pikëpamja e shtytjes në drejtim të kreditimit të sipërmarrjes është shumë i madh. Bankierët perëndimorë kanë se çfarë të dëgjojnë, ata të cilët janë mësuar të formojnë skema boshe virtuale, në të cilat e gjithë bota të investojë dhe në fund çdo gjë të pëlcasë si tullumbacja.”

Receta është “një regulacion i balancuar”. Çfarë do të thotë kjo?

“Regulacioni i balancuar do të thotë se ka regulacion në sistem, me fjalë të tjera, ai të mos mund të bëjë produkte dhe iniciativa, të cilat mund ta çojnë deri në risk dhe në falimentim, por të mos t’i dezinkurajojë bankierët të bëjnë biznes.”

Si shpëton me përvojën e vet në krizën e sotme sektori financiar tek ne?

“Gjëja bazë në të cilën Bullgaria ka përvojë, nuk është e lidhur drejtpërdrejtë me sistemin bankar, por me politikën e parave në vend, e cila është e ngjashme të asaj evropiane - para të forta dhe stabile, të pa manipuluara nga Banka qendore - komenton për Radio Bullgarinë Martin Zaimov, kryetar i Këshillit mbikëqyrës i Societe Generale Expressbank. Kjo është përvoja tonë bazë. Për ndryshe 85% nga sistemi ynë bankar është pronë e institucioneve ndërkombëtare bankare, të cilat janë të pranishme në të gjithë Evropën dhe përvoja përcaktohet dhe ndahet brenda në këto institucione.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..

botuar më 24-09-30 9.44.PD